Klinika Canaj

Call Directions Contact the practice

Klinika  Canaj Ortopedi • Traumatologji • Fizioterapi Në Klinika Canaj, ne e kuptojmë se çdo pacient është unik, prandaj ne kemi një qasje të personalizuar ndaj trajtimit.

Klinika Canaj është një biznes fizioterapie që ofron shërbime rehabilitimi gjithëpërfshirëse dhe të personalizuara për pacientët e të gjitha moshave dhe formave. Ekipi ynë shumë i kualifikuar i fizioterapistëve është i përkushtuar për të ndihmuar individët të shërohen nga lëndimet, të menaxhojnë gjendjet kronike dhe të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme fizike. Ne punojmë ngushtë me çdo pacient për të zhvilluar një plan trajtimi të personalizuar që adreson nevojat dhe qëllimet e tyre specifike. Ekipi ynë përdor një sërë teknikash dhe modalitetesh të bazuara në prova për të ndihmuar pacientët të arrijnë rezultate optimale, duke përfshirë terapinë manuale, terapinë ushtrimore, elektroterapinë dhe më shumë. Pavarësisht nëse jeni duke u rikuperuar nga një dëmtim sportiv, duke menaxhuar një gjendje kronike ose thjesht kërkoni të përmirësoni lëvizshmërinë dhe funksionin tuaj, Klinika Canaj është këtu për t'ju ndihmuar. Klinika jonë moderne dhe e pajisur mirë ofron një mjedis të rehatshëm dhe mikpritës për të gjithë pacientët dhe ekipi ynë është i përkushtuar të ofrojë kujdes dhe mbështetje të jashtëzakonshme gjatë gjithë rrugëtimit tuaj të trajtimit. Në Klinika Canaj, ne besojmë se të gjithë meritojnë akses në shërbimet e fizioterapisë me cilësi të lartë, prandaj ne përpiqemi t'i mbajmë shërbimet tona të përballueshme dhe të arritshme për të gjithë. Na kontaktoni sot për të caktuar një takim dhe për të hedhur hapin e parë drejt shëndetit dhe mirëqenies më të mire.

13/10/2026

3 gabime që po e bëjnë dhimbjen e shpinës më keq 😬

1️⃣ Shtrihesh ditë të tëra. Pushimi i plotë e dobëson shpinën, ndërsa lëvizja e lehtë ndihmon.
2️⃣ Ulesh orë pa u ngritur. Çohu çdo 30–40 minuta.
3️⃣ Mungesa e Stretchingut

👇 Cilin gabim e bën ti: 1, 2 apo 3? Shkruaje në koment.

Dhimbje që nuk kalon? Na shkruaj në DM për vlerësim te Klinika Canaj. 📍Tiranë

⚠️ Nëse ke mpirje, dobësi në këmbë ose dhimbje pas një rënieje, shiko mjekun.

**Çdo ndryshim fillon me një vlerësim të saktë dhe një plan të përshtatur. 🧑‍⚕️**📸 Pamje krahasuese para dhe pas një per...
01/10/2026

**Çdo ndryshim fillon me një vlerësim të saktë dhe një plan të përshtatur. 🧑‍⚕️**

📸 Pamje krahasuese para dhe pas një periudhe rehabilitimi, ku vërehen ndryshime në konturin e trungut dhe në simetrinë posturale.

Në **Klinika Canaj**, çdo pacient vlerësohet individualisht dhe programi i rehabilitimit përshtatet sipas nevojave dhe objektivave të tij.

🎯 Qëllimi ynë: progres i vlerësuar, punë e strukturuar dhe kujdes individual.

📍 Klinika Canaj – Tiranë
📩 Na kontaktoni për një vlerësim fizioterapeutik.

28/09/2026

🧠 Neuro Rehab Program

Çdo lëvizje ka rëndësi. Çdo hap është progres. 💪

Në Neuro Rehab Program punojmë me objektiva të personalizuara, duke ndërtuar gradualisht forcën, kontrollin, koordinimin dhe pavarësinë në lëvizje.

Nuk kërkojmë perfeksion. Kërkojmë progres. ❤️

📍 Klinika Canaj – Tiranë

25/09/2026

8 vite më parë u takuam për herë të parë. 🧠🦵🏻
Sot, pas 8 vitesh, Kristiani u rikthye në Klinika Canaj.

Kur filluam përsëri punën, sfida ishte e madhe. Por vetëm pas 12 seancash, ndryshimet në kontrollin dhe lëvizjen e këmbëve, gjurit, kyçit dhe legenit u bënë të dukshme.

Në këtë intervistë, Kristiani dhe mamaja e tij ndajnë eksperiencën e tyre, rrugëtimin gjatë këtyre viteve dhe çfarë ka ndryshuar që nga rikthimi i tij në terapi.

Çdo progres ka historinë e vet. Dhe çdo lëvizje e fituar ka vlerë. ❤️

13/08/2026

☀️ OFERTË VERE – Vetëm deri më 31 Gusht!

Përfitoni 24 seanca fizioterapie për vetëm 33,000 lekë.

✅ Program rehabilitimi i personalizuar
✅ Pagesë në avancë
✅ Numër i kufizuar paketash

📩 Na shkruani për të rezervuar konsultën tuaj.

03/08/2026

⚖️ Ekuilibri nuk është vetëm çështje moshe.

Në videon "Para", pacientja nuk arrin të ruajë ekuilibrin me sytë e mbyllur.

Pas një programi rehabilitimi të personalizuar, në videon "Pas" vërehet një përmirësim i dukshëm i stabilitetit dhe kontrollit të trupit.

Ky test përdoret për të vlerësuar ekuilibrin dhe mënyrën se si sistemi nervor bashkëpunon me muskujt për të mbajtur trupin të qëndrueshëm.

Nëse ndjeni:
✔️ Pasiguri gjatë ecjes
✔️ Humbje ekuilibri
✔️ Marramendje ose ndjesi paqëndrueshmërie

mos e neglizhoni. Një vlerësim i hershëm mund të bëjë diferencën.

📩 Na shkruani për të rezervuar vizitën tuaj.

17/07/2026

🎥 Ndonjëherë progresi nuk matet me kilometra…

Matet me një lëvizje që dikur dukej e pamundur.

Përmes një programi rehabilitimi të personalizuar, u fokusuam në:
✅ Rikthimin e lëvizshmërisë (ROM)
✅ Rritjen e forcës
✅ Përmirësimin e stabilitetit
✅ Rritjen e qëndrueshmërisë

Momenti më i bukur?

Kur pacientja arriti të ulej përsëri në gjunjë… dhe buzëqeshja e saj tha gjithçka. ❤️

Ky është motivimi ynë çdo ditë.

Çdo pacient është unik dhe rezultatet ndryshojnë sipas dëmtimit, gjendjes klinike dhe përkushtimit ndaj rehabilitimit.

13/07/2026

🎥 "Fizioterapia më bëri më shumë punë sesa gjilpërat."

Këto nuk janë fjalët tona.

Janë fjalët e një pacienteje që për 4 vite u përball me:

• Hernie diskale
• Nerv shiatik
• Skoliozë

Çdo pacient është i ndryshëm dhe çdo program rehabilitimi ndërtohet sipas nevojave të tij.

Për ne, rezultati më i rëndësishëm nuk është vetëm ulja e dhimbjes, por rikthimi i lëvizjes, funksionit dhe cilësisë së jetës.

Faleminderit për besimin! ❤️

*Rezultatet ndryshojnë nga një pacient tek tjetri dhe varen nga diagnoza, gjendja klinike dhe përkushtimi ndaj programit të rehabilitimit.*

📸 Çdo progres fillon me hapin e parë.Në rehabilitimin e skoliozës nuk kërkojmë mrekulli brenda natës. Kërkojmë progres, ...
07/07/2026

📸 Çdo progres fillon me hapin e parë.

Në rehabilitimin e skoliozës nuk kërkojmë mrekulli brenda natës. Kërkojmë progres, kontroll më të mirë të trupit dhe një posturë më funksionale.

Ky është një tjetër shembull i punës së përbashkët mes pacientit dhe ekipit tonë.

Rezultatet arrihen me:
✔️ Vlerësim të saktë
✔️ Program ushtrimesh të personalizuar
✔️ Vazhdimësi dhe përkushtim

❤️ Faleminderit për besimin!

Çdo pacient është unik dhe rezultatet ndryshojnë sipas diagnozës, moshës dhe përkushtimit ndaj programit të rehabilitimit.

01/07/2026

🚶‍♂️ Çdo hap tregon historinë e një rikuperimi.

Kur erdhi në klinikë, ecja ishte e vështirë për shkak të shembjes së këmbës.

Me një program rehabilitimi të personalizuar, punë të vazhdueshme dhe bashkëpunimin e pacientit, arritëm një përmirësim të dukshëm të ecjes.

Ky është një tjetër kujtim se rehabilitimi kërkon kohë, durim dhe përkushtim, por rezultatet ia vlejnë.

❤️ Faleminderit për besimin!

Çdo pacient është unik dhe rezultatet ndryshojnë nga një individ tek tjetri.

Address

Rruga Muhamet Gjollesha (midis UST Dhe Hotel Doro's)
Tirana
1023

Telephone

+355684083004

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Canaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika Canaj:

Shortcuts

Sponsored

Share