29/04/2026
Qendra e Psikoterapisë dhe Zhvillimit shpall konkursin për pozicionin Psikolog/e. Kërkojmë një kandidat/e të motivuar, me dëshirë për t’u rritur profesionalisht në një ambient bashkëkohor dhe mbështetës.
Kriteret e kërkuara:
• Të ketë përfunduar ciklin e parë të studimeve (Bachelor) në Psikologji.
• Preferohet: Të jetë në proces ose të ketë përfunduar studimet Master në profilin Psikologji Klinike.
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe etike profesionale.
• Gatishmëri për të punuar në grup dhe për t’u angazhuar në trajnime të vazhdueshme.
Detajet e pozicionit:
• Tipi i punës: Part-time
• Vendndodhja: Tiranë.
• Përfitimet: Mundësi për mentorim profesional, ambient pune me standarde të larta dhe fleksibilitet.
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën tonë të emailit: [email protected]
Afati i fundit i aplikimit: 7 Maj 2026