Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë

Call Directions Website

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd Sot universiteti është një pikë referimi shumë e rëndësishme për mbarë vendin.

Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë (ZKM) është një subjekt juridik i së drejtës shqiptare, i themeluar në 1993 nga Kongregata e Bijve të Zojës së Papërlyer (CFIC). Ky Fondacion përfaqëson në Shqipëri qëllimet dhe frymëzimin e karizmës ungjillore të një kleriku italian Luigi Maria Monti (Bovisio Masciago 1825 – Saronno 1900), infermier dhe edukator. Dy janë fushat e ndërhyjes që Fondacioni ka si përparësi të zhvillojë në Shqipëri: Shërimi i të sëmurëve nëpërmjet kërkimit shkencor dhe kurimit dhe mirëpritja e të rinjve duke i siguruar atyre një formim për jetën. Bëhet fjalë për dy parime themelore të misionit të krishterë, që për shekuj ka qënë angazhimi i vazhdueshëm kundrejt personave në kushte jetese më pak të favorshme. Ushtrimi i këtij aktiviteti në Shqipëri përbën një hap cilësor në kuadrin e nismave të bamirësisë: jo më - apo - jo vetëm ndërhyrje të emergjencës, por edhe veprime që ndikojnë thellë në zhvillimin e komunitetit dhe në rritjen dhe formimin e njeriut. Me këtë pasuri vlerash shpirtërore, Fondacioni mund të ushqejë një dialog ndërkulturor i hapur për të gjithë, që të mund të nxjerrë në pah ethosin e popullit shqiptar, fryt i një historie të veçantë. Në vitin 2004 Fondacioni i dha jetë Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë, siç ishte parashikuar në projektin fillestar. Për mbështetjen e nismave të ndryshme, bashkëpunojnë Murgeshat e Mëshirës nga Verona, të cilat kanë qënë të pranishme në Shqipëri që nga fillimet e demokracisë. Të njëjtat murgesha, prej vitesh drejtojnë pranë degës së Elbasanit kurse formimi për infermierë. Ndër mbështetësit e këtij projekti të madh duhet përmendur: në veçanti, Kisha Katolike Italiane dhe ndër të tjera, Shoqata pro Ballkanit, Shoqata Dokita dhe Kongregata. Në planin shkencor Fondacioni krenohet me struktura të rëndësishme të angazhuara në sektorin shëndetësor, kërkimor dhe formues: IDI, Elea, Nerviano Medical Sciences, IDI Farmaceutici etj.

Në datën 21 Tetor  në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë do të jetë i pranishëm Kirurgu Ortoped Italian Prof. Asc...
13/10/2026

Në datën 21 Tetor në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë do të jetë i pranishëm Kirurgu Ortoped Italian Prof. Asc. Riccardo Iundusi me eksperiencë në Spitalin Universitar Tor Vergata në Romë.

Prof. Asc. Riccardo Iundusi sjell një qasje inovative për problemet e sistemit muskulo-skeletor, duke përdorur teknikat më të fundit në ortopedi dhe traumatologji. Përfitoni nga ekspertiza më e mirë ortopedike pranë spitalit tonë për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve ortopedike, si:

✅ Kirurgjina protezike dhe degjenerative e artikulacioneve (kocka femorale, gjuri dhe shpatulla)
✅ Traumatologjia dhe onkologjia muskulo-skeletike
✅ Kirurgjia e dorës dhe e këmbës
✅ Patologjitë e kolonës vertebrale (hernie, stenoza, fraktura, etj.)

Spitali Katolik Zoja e Këshillit tëMirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd

Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

13/10/2026

5 yje ★ sepse kujdesi i mirë ndihet dhe shikohet në çdo hap.

Nga trajtimi profesional te vëmendja ndaj çdo pacienti ne punojmë që çdo vizitë të jetë një hap më pranë lëvizjes pa dhimbje.

Klinika e Fizioterapisë pranë Spitalik Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, me hapa të sigurtë dhe pa dhimbje.

Na kontakto për më shumë informacion!

📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
📞 Tel: +355 445 05 004
📱 WhatsApp: +355 69 70 77 550
✉️ E-mail: [email protected]
🌐 Web: www.zoja.al

12/10/2026

Kontrolli i nishaneve pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë bëhet nëpërmjet aparaturave moderne dhe teknikave inovative siç është Dermatoskopia, e cila siguron një hartë të të gjithë nishaneve të trupit, kontrollin dhe vëzhgimin e tyre në mënyrë të saktë.

Kjo teknikë gjithashtu ndihmon në diagnostikimin e hershëm të karcinomës kutane agresive të njohur si melanoma.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd

Për çdo pyetje ose kërkesë na kontaktoni:

Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Paketa e Kontrollit Gjinekologjik 2 përfshin:➡VIZITË GJINEKOLOGJIKE➡EKO TRANSVAGINALE (Gjinekologjike)➡KOLPOSKOPIKontrol...
12/10/2026

Paketa e Kontrollit Gjinekologjik 2 përfshin:

➡VIZITË GJINEKOLOGJIKE
➡EKO TRANSVAGINALE (Gjinekologjike)
➡KOLPOSKOPI

Kontrolli Gjinekologjik 2 kushton 8700 lekë.

Konsultohu me mjekët tanë dhe prenoto tani!

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
e-mail: [email protected]

Nëse keni shqetësime ortopedike, probleme me artikulacionet apo nevojë për një vlerësim profesional, kjo është mundësia ...
12/10/2026

Nëse keni shqetësime ortopedike, probleme me artikulacionet apo nevojë për një vlerësim profesional, kjo është mundësia juaj për t’u konsultuar me specialistë me përvojë!

Në datat 19-22 Tetor pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë do të jetë i pranishëm Prof. Umberto Tarantino, Kirurg Ortoped, për të ofruar konsulta dhe trajtime të specializuara në ortopedi.

Prof. Umberto Tarantino me një eksperiencë të gjatë në Spitalin Universitar Tor Vergata, në Romë sjell ekspertizën e tij ndërkombëtare në trajtimin e patologjive ortopedike, si:

●Kirurgjia protezike dhe degjenerative e artikulacioneve (kocka femorale, gjuri dhe shpatulla)
●Traumatologjia dhe onkologjia muskoskeletike
●Kirurgjia e dorës dhe e këmbës
●Patologjitë e kolonës vertebrale (hernie, stenoza, fraktura, etj.)

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd

Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Dita Kushtuar Shëndetit Urologjik të Meshkujve - Vizitë Urologjike dhe Eko FALASKjo ditë është pjesë e një programi që s...
12/10/2026

Dita Kushtuar Shëndetit Urologjik të Meshkujve - Vizitë Urologjike dhe Eko FALAS

Kjo ditë është pjesë e një programi që synon promovimin e shëndetit publik, kulturës së parandalimit dhe mirëqenies fizike, psikologjike dhe sociale të meshkujve.

Nisma ka si objektiva kryesore parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve urologjike më të shpeshta te meshkujt, duke përfshirë:

• Tumoret malinje të aparatit urinar dhe gjenital (veshkat, fshikëza urinare, prostata dhe testikujt);
• Hiperplazinë (zmadhimin) beninje të prostatës.

Nëse jeni të interesuar, mund të rezervoni një Vizitë Urologjike dhe Eko Falas pranë spitalit tonë, me Prof. Savino Di Stasi, kirurg urolog.

Këtë vizitë e përfitojnë falas pacientët që kanë shqetësime urologjike, por nuk kanë kryer më parë një konsultë urologjike.

Ditën e vizitës, pacienti duhet të paraqitet:
• Me fshikëzën urinare të mbushur;
• Me rezultatet e analizave të mëposhtme, të kryera së fundmi:
• Analiza e përgjithshme e urinës;
• Urinokultura me antibiogramë;
• Analiza e PSA-së totale;
• Analiza e PSA-së së lirë.

Zbulimi i hershëm shpëton jetë!
REZERVO TANI!

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd

📍Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
📞 Tel: +355 445 05 004
📱 WhatsApp: +355 69 70 77 550
✉️ E-mail: [email protected]

Ja disa këshilla për t’i mbajtur maskerinat tuaja transparente të pastra dhe funksionale:✅ Shpëlajini me ujë të vakët dh...
12/10/2026

Ja disa këshilla për t’i mbajtur maskerinat tuaja transparente të pastra dhe funksionale:

✅ Shpëlajini me ujë të vakët dhe pastroni me një furçë të butë
✅ Evitoni pastat e dhëmbëve me grimca abrazive për të shmangur gërvishtjen
✅ Mos konsumoni ushqime apo pije (përveç ujit) me maskerinat në gojë
✅ Vendosini në kutinë e tyre kur nuk i keni në gojë
✅ Lani dhëmbët përpara se t’i vendosni
✅ Mos i ekspozoni në nxehtësi të lartë

Në klinikën tonë do të gjeni shërbim me përkushtimin maksimal ndaj të gjithë pacientëve që nga konsulta e parë e deri në rikuperimin e plotë!

Konsultohu me mjekët tanë pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë!

Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
📞 Tel: +355 445 05 004
📱 WhatsApp: +355 69 70 77 550
✉️ E-mail: [email protected]
🌐 Web: www.zoja.al

12/10/2026

Ky muaj na kujton rëndësinë e parandalimit, kontrollit të rregullt dhe diagnostikimit të hershëm, si mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin e gruas.

Në intervistën e sotme, Dr. Oreste Claudio Buonomo, kirurg senolog ndan përvojën e tij profesionale dhe rëndësinë e bashkëpunimit të Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë dhe Universitetit “Tor Vergata” në Romë.

Një bashkëpunim që forcon standardet e diagnostikimit dhe trajtimit, duke sjellë më afër pacientëve kujdesin më bashkëkohor sipas modeleve europiane.

Sepse Tetori Rozë është shumë më tepër se një muaj simbolik,
është një kujtesë për të vepruar sot, për një të ardhme më të shëndetshme nesër.

Për çdo pyetje apo kërkesë na kontaktoni:
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Skaneri i qafës ndihmon në identifikimin e problemeve me gjëndrat tiroide, enët e gjakut, shtyllën kurrizore dhe indet e...
12/10/2026

Skaneri i qafës ndihmon në identifikimin e problemeve me gjëndrat tiroide, enët e gjakut, shtyllën kurrizore dhe indet e buta në këtë zonë.

Për këtë kemi në përdorim një nga aparaturat më cilësore të teknologjisë bashkohore që garanton impakt maksimal të rezolucionit në një kohë minimale ekzaminimi.

Fokusimi në craniumin visceral predominon në eksplorimet e sferës maxillo-faciale, hapësirës nasale e sinuseve paranasalë, si dhe kockave temporale.

Në regjionin e qafës, skanimi me kontrast është përgjithësisht studim i zgjedhur për masat cervicale, patologjitë e rrugëve respiratore. Fokusimi tiroidien indikohet në rastin e kancerit dhe anomalive glandulare.

Në regjionet e mësipërme përfshihet gjithashtu angio-skaneri artero-venoz, kryesisht për eksplorimin e stenozave, aterosklerozes, trombozave, aneurizmave, anomalive vaskulare, etj.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd

Për çdo pyetje apo kërkesë na kontaktoni:
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

11/10/2026

Koncepti Mulligan është një qasje unike dhe bashkëkohore e terapisë manuale në fizioterapi, e zhvilluar nga fizioterapisti i njohur Brian Mulligan nga Zelanda e Re në vitet '80.

Ky trajtim bazohet në kombinimin e mobilizimit pasiv të kyçeve (të kryer nga fizioterapisti) me lëvizjen aktive të vetë pacientit. Çdo teknikë e aplikuar përmbush këto kritere:

- Trajtimi duhet të jetë plotësisht pa dhimbje
- Përmirësimi i lëvizshmërisë dhe zvogëlimi i dhimbjes duhet të jetë i menjëhershëm që në aplikimin e parë
- Rezultatet e arritura duhet të jenë afatgjata

Teknikat përdoren për dhimje si: shpatulla, bërryli, gjuri, kyçi i këmbës, qafë, mes etj.

Mos e lejo dhimbjen të të ndalojë! Rezervo seancën tënde sot dhe rikthehu në lëvizje!

Për çdo pyetje apo kërkesë tuajën na kontaktoni:
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Address

Rr. Dritan Hoxha
Tirana

Telephone

+35544505004

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Sponsored

Share

Category