Magic Dent Tirana

Magic Dent Tirana Klinike Dentare MAGIC DENT Dr.Ervin Hoxha Dr.Ervin Hoxha

16/11/2017
05/12/2011
04/12/2011

Gjatë kohës që prisni fëmijë, është mirë të gjeni kohën e mjaftueshme për tu kontrolluar tek dentisti, sepse dhëmbët tuaj dhe të fëmijës tuaj vërtetë kanë nevojë dhe e meritojnë këtë!


Gjatë kohës që prisni fëmijë, është mirë të gjeni kohën e mjaftueshme për tu kontrolluar tek dentisti, sepse dhëmbët tuaj dhe të fëmijës tuaj vërtetë kanë nevojë dhe e meritojnë këtë!

Një ndër detyrat themelore të mbrojtjes dhe sigurimit shëndetsor modern është që nëpërmjet masave preventive, diagnostike dhe terapeutike, të sigurojë lindje të rregullt, me fëmijë të shëndetshëm por edhe të ruajë shëndetin e nënës.
Kariesi i fëmijëve konsiderohet si një nga problemet prioritare shëndetsore, i cili ditët e sotme po merr karakter endemik dhe është një nga sëmundjet më të përhapura në botë, nga e cila herët a vonë preken gati të gjithë njerëzit. Shkenca bashkëkohore sot nuk po i kushton shumë vëmendje mjekimit, edhe pse është shumë i rëndësishëm, por parandalimit. Kujdesi për dhëmbët fillon, mbi të gjitha, që në shtatëzani dhe vazhdon, në mënyrë më intensive, pas lindjes, duke përfshirë këtu ushqimin, të ushqyerit, higjenën orale dhe vizitat periodike tek mjeku stomatolog.
Tek mjeku, për vizitë gruaja duhet të shkojë që në momentin kur e kupton që është shtatzënë. Shtatzania provokon një numër të madh ndryshimesh në trupin e femrës ku mund të përmendim, ndryshimet anatomike, histologjike, biokimike dhe hormonale. Të gjitha këto janë natyrale, por detyra jonë është që të përgatisim trupin e femrës, nënës së ardhshme për shtatëzani dhe lindje të shëndetshme. është më se e njohur, se shumë femra kanë të vjellura gjatë shtatëzanisë dhe atë si pasojë e provokimit të qendrës së të vjellurave në tru dhe prishjes së ekuilibrit hormonal.

Të vjellurat shkaktojnë ndryshim të pH në hapësirën e gojës, pështyma merr vlera të pH acid, dhe kjo ndikon negativisht në dhëmbë. Gingiva (mishërat e dhëmbëve) bëhet më e ndjeshme dhe më reaguese, për shkak të rritjes se aktivitetit hormonal, mund të vijë edhe deri te kallja apo skuqja e mishërave të dhëmbëve, gingiva bëhet më hipertrofike, duke formuar xhepa mes dhëmbësh dhe papila tejet të zmadhuara. Ulet aciditeti i stomakut, mishërat janë të ndjeshëm dhe gjakosen shpejt dhe për këtë edhe mbajtja e higjenës orale bëhet më e vështirë, nganjëherë e pamundur.

Te disa femra këto simptoma mund të shfaqen përnjëherë, çka sjell ndryshime akute dhe të mëdha, tek të tjerët vetëm disa faktorë dhe rrjedhimisht edhe ndryshimet janë më të vogla.
Atëherë, rritja e prekjes së dhëmbëve nga kariesi gjatë shtatëzanisë mund të shpjegohet me rritjen e aciditetit të pështymës, hipertrofinë gingivare dhe me formimin e xhepave, pa lënë anash formimin e pllakave dentare. Gjithë kësaj mund t’ja shtojmë edhe ndryshimin në mënyrën e ushqyerjes, mbi të gjitha rritjen e konsumimit të ëmbëlsirave dhe çokollatave gjatë shtatëzanisë dhe zvogëlimin e kujdesit ndaj gojës dhe vizitave stomatologjike. Për fat të keq, të rralla janë vizitat e grave shtatzëna tek stomatologu për shkak të idesë shumë të gabuar se gjoja ndërhyrjet stomatologjike tek gratë shtatzëna janë të dëmshme. Pastaj, gruaja shtatëzënë i kushton rëndësi të veçantë fëmijës që mbanë në bark dhe veten e lë pas dore, e për pasojë edhe dhëmbët nuk marrin kujdesin e duhur.

Korrigjoni idetë e gabuara
Atëherë, në qoftë se dhëmbët tuaj kanë nevojë për trajtim, drejtohuni pa frikë për tek dentisti, sepse dhëmbët mundet, lejohet e mbi të gjitha duhen mbushur edhe gjatë shtatëzanisë. Stomatologu në bashkëpunim me gjinekologun do zgjedhë kohën dhe mënyrën e përshtatshme për trajtimin e dhëmbit, që nuk ju rrezikon as juve as fëmijën tuaj.
Rrezet e rëntgenit nuk janë të pëlqyeshme në 12 javët e para të shtatëzanisë, pra në kohën e zhvillimit intensiv të embrionit. Pastaj ekspozimi ndaj rrezeve rëntgen duhet të bëhet vetëm në rastet kur është i nëvojshëm pasqyrimi i rastit me grafi dhe atë në klinikat me aparate të reja dhe të rregullta radiologjike.
Nëse deri tani nuk keni qenë tek dentisti, bëjeni menjëherë!!! Vizita e parë stomatologjike duhet të bëhet menjëherë kur ta kuptoni që jeni shtatëzënë. Mjeku stomatolog do ju tregojë si duhet mbajtur higjena orale me rregull, të hiqni mbushjet e vjetra, gurëzat dhe pllakat bakteriale, në mënyrë që të mos vijë deri te infektimi i mishërave të dhëmbëve, aq të ndjeshëm gjatë kësaj periudhe.

Do ju këshillojë edhe mbi ushqyerjen, medikamentet që mund të merrni, mbi marrjen e tabletave të fluorit, që patjetër do të ndihmojë që dhëmbët e fëmijës tuaj të jenë sa më të shëndetshëm. Dhëmbët e fëmijës tuaj fillojnë zhvillimin që në javën e gjashtë të shtatëzanisë, ndërsa për rritjen dhe formimin e tyre është i nevojshëm ushqimi përkatës, me përbërësit e zakonshëm si: karbohidrate, yndyrna e proteina, të cilat përmbajnë sasi të mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve. Kështu nëna shtatëzënë do të mund të kënaqë jo vetëm nevojat e veta për ushqim por edhe të fëmijës së saj, duke i mundësuar rritje dhe zhvillim normal.


Fluori zë një vend të rëndësishëm midis përbërësve të shumtë që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin sa më normal të dhëmbëve të fëmijës tuaj. Fluori krijon një lidhje të fortë me zmaltin (shtresa e jashtme e kurorës së dhëmbit) duke e bërë dhëmbin rezistent ndaj pH acid të pështymës që mbizotëron në hapësirën e gojës gjatë kësaj periudhe, e me këtë rezistent edhe ndaj vetë kariesit.
Për këtë arsye këshillojmë të gjitha gratë shtatëzëna që, duke filluar nga muaji i tretë e deri në fund të shtatëzanisë, të marrin tableta fluori 1 mg. Tableta e fluorit merret me stomakun bosh, nuk gëlltitet por shkrihet ngadalë në gojë, dhe një orë pas marrjes së tabletës duhet të evitojmë ushqimin që përmban sasi të madhe të kalçiumit, në mënyrë që të mos pengohet efekti i fluorit.
është vërtetuar tashmë që dhëmbët e fëmijëve, nënat e të cilëve kanë marrë rregullisht fluor, janë më të qëndrueshëm dhe më rezistent ndaj kariesit. Dhëmbët e qumështit kanë ngjyrë jashtëzakonisht të bardhë, ndërsa dhëmbët e përhershëm kanë ngjyrën e kockave të elefantit. Fisurat (thellimet) e sipërfaqes përtypëse janë më të vogla (cekëta) dhe mundësia e depozitimit të ushqimit dhe formimit të pllakës dentare është më e vogël.


E këshillueshme është që gjatë periudhës së shtatëzanisë të kryhen vizita te dentisti të paktën çdo dy muaj! Prandaj, nëse dëshironi që fëmija juaj të rritet me dhëmbë të shëndetshëm, e të mos jenë ata burim dhimbjesh dhe problemesh, atëherë filloni menjëherë kujdesin ndaj tyre!! Mos harroni se fëmija juaj pas lindjes nuk është i madh një ditë, por nëntë muaj!!! Derisa shëtisni dyqaneve duke kërkuar karrocë, veshje apo gjëra tjera për bebushin tuaj, gjeni të paktën aq kohë edhe për tu vizituar tek mjeku stomatolog, sepse nuk ka dhuratë më të mirë, më të çmuar e më të këndshme për fëmijën tuaj se sa dhëmbët e shëndetshëm, që do të thotë të rritet pa probleme dhe strese që shkaktojnë më vonë intervenimet dentare mbi dhëmbë të kariuar, dhe jo vetëm...

04/12/2011

Si te eleminoni pllaken dentare nga dhembet?

Elementi me i rendesishem per te pasur nje buzqeshje sa me te bukur eshte pastertia e dhembeve. Prania e pllakes dentare, megjithate mund te jete nje problem shume i madh. Pllaka eshte nje substance ngjitese dhe transparente me perbejre acide qe ndodhet ne siperfaqe te dhembeve tuaj. Ajo perbehet nga baktere, dhe pas fortesimit kthehet ne tartar. Pervec faktit qe nuk eshte aspak estetike, pllaka dentare mund te shkaktoje probleme te shumta si per shembull semundje te indeve te buta dhe karier dentar.

1. Lani dhembet me furce ne menyren e duhur. Larja e dhembeve me furce eshte shume e rendesishme dhe nuk kerkon vetem nje ferkim te shkurter. Ne menyre qe te arrini rezultate sa me te mira, procesi duhet te zbatohet ne menyre sa me korrekte, me levizja rrotulluese, te vogla dhe me nje shpelarje te plote. Perfshini te gjitha siperfaqet e dhembeve tuaj. Sigurohuni qe te keni eleminuar te gjitha mbetjet ushqimore nga dhembet tuaj, dhe mos harroni qe ne fund te lani me furce gjuhen tuaj. Mos u tregoni shume agresive me dhembet tuaj. Perpiquni te gjeni nje paste dhembesh qe permbaje fluor, pasi fluori ndalon kariesin perpara se ai te filloje te zhvillohet. Lani dhembet te pakten dy here ne dite, nje here kur zgjoheni ne mengjes dhe nje here perpara se te bini te flini ne darke.

2. Pas larjes ose edhe perpara saj perdorni fill. Edhe pse larja me furce eshte e mire per te gjithe pastertine e gojes suaj, fijet e furces nuk arrijne te lajne siperfaqet e brendeshme te dhembeve tuaj, vende ne te cilat mund te kete shume mbetje ushqimore. Perdorimi i fillit eleminon nje pjese shume te madhe te mbetjeve ushqimore. Tregohuni te kujdesshem kur perdorni fillin ne menyre qe te mos demtoni gingivat tuaja.

3. Takohuni rregullisht me dentistin tuaj. Edhe nese lani dhembet dhe perdorni fillin ne menyre te rregullt, eshte shume e rendesishme qe ne menyre peroidike te takoheni me dentistin tuaj. Nje pastrim profesional mund te eleminoje pllaken dentare si dhe tartarin, si dhe dentisti ne te njejten kohe m7und tu informoje nese keni ose prirje per te zhvilluar ndonje semundje te mishrave te dhembeve apo ndonje karies ne proces.

4. Nderroni furcen tuaj ne menyre te rregullt. Ne menyre qe ti mbani dhembet tuaj sa me te shendetshem dhe ne te njejten kohe sa me te forte, si dhe te mbani nen kontroll formimin e pllakes dhe tartarit, sigurohuni qe cdo tre ose kater muaj ta nderrobni furcen tuaj te dhembeve. Nese furca juaj fillon te duket e "lodhur" perpara kohe, ose nese sapo jeni semurur, merrni nje furce te re perpara afatit.

04/12/2011

Si te forconi dhembet dhe mishrat e dhembeve?

Mishrat dhe smalti i dhembeve tuaj varet prej menyres se si ju kujdeseni per shendetin e gojes suaj. Menyra e jeteses, dieta dhe higjiena tuaj kane nje rendesi shume te madhe per shendetin e gojes suaj. Edhe pse smalti eshte indi me i forte i organizmit tone, nuk eshte i pashkaterrueshem dhe cdo dem qe i shkaktohet atij eshte i pakthyeshem. Mishrat e dhembeve i mbajne dhembet edhe me te fiksuar me kocken dhe nese nuk kujdeseni per to atehere mund te vuani nga semundjet e periodontit duke bere qe dhembet tuaj te fillojne te levizin ne rastet me te renda. Megjithate ka disa hapa per te fortesuar smaltin e dhembeve tuaj, si dhe nje sere veprimesh qe mund te ndermerrni per sa i perket shendetit te mishrave te dhembeve.

1. Praktoni nje kujdes sa me te mire per gojen tuaj. Perdorni fillin te pakten nje here ne dite ne menyre qe te largoni nga hapsirat mes tyra mbetjet ushqimore. Lajini dhembet me furce dhe me nja paste qe te permbaje fluor dy here ne dite, ne menyre qe te ruani nje smalt sa me te forte dhe te shendetshem. Shpelajeni gojen me shpelares antibakterial pa alkool. Nderroni furcena cdo tre deri ne kater muaj dhe lini vizita periodike me dentistin tuaj.

2. Kini kujdes se cfare hani. Limitoni sheqerin pasi mund te ndikoje ne shendetin e gingivave tuaja. Evitoni pijet acide si per shembull lengjet artificiale te frutave, pijet me gas, portokallet dhe limonet.

3. Nese doni mund te merrni deri ne 500 mg suplement kalciumi ne dite. Merrni gjithashtu edhe 15 mg vitamina D ne menyre qe te ndihmoni organizmin ne thithjen e kalciumit. Merrni kalcium nga ushqimet duke konsumuar salmon, sardele, perime te gjelbra si dhe bulmet me pak yndyre. Merreni vitaminen D nga dielli si dhe qumeshti, toni, lavraku, orizi dhe soja, nese nuk doni te perdorni suplemente.

4. Konsultohuni me mjekun tuaj nese keni tharje te shpeshte te gojes si pasje e prodhimit te ulet te peshtymes. Medikamentet, si per shembull ilacet qe perdorin pacientet me presion te larte arterial mund te shkaktojne kete gjendje. Peshtyma ndihmon ne largimin e baktereve si dhe fortesimin e smaltit. Mungesa e peshtymes mund te ndihmoje ne rritjen e numrit te baktereve duke shkaktuar semundje te gingivave.

5. Gjate dites konsumoni nje molle ose cumcakiz pa sheqer te embelsuar me ksilitol, pasi kjo ndihmon ne pastrimin e gojes suaj duke stimuluar gingiven dhe duke rritur prodhimin e peshtymes. Sipas sitit "Wellsphere" ksilitoli ndihmon ne fortesimin e dhembeve tuaj.

6. Nese kercisni dhembet gjate nates mbani nje bllokues, pasi ky fenomen mund te demtoje rende smaltin tuaj. Praktikoni meditimin ose merrni fryme thelle ne menyre qe te ulni nivelet e stresit. Stresi mund te jete arsyeja qe i kercisni dhembet gjate nates.

Address

Rr. Dervish Hatixhe Pll. 14 Perballe Ministrise Se Drejtesise
Tirana

Opening Hours

Monday 08:30 - 19:00
Tuesday 08:30 - 19:00
Wednesday 08:30 - 19:00
Thursday 08:30 - 19:00
Friday 08:30 - 19:00
Saturday 08:30 - 14:00

Telephone

042232948

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Magic Dent Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Magic Dent Tirana:

Share

Category