02/09/2026
Konsultë mjekësore falas – për fëmijët me probleme ortopedike komplekse!
Më 25 shtator, në Tiranë, pacientët do të kenë mundësinë të takojnë Prof. Dr. Salih Marangoz, kirurg ortoped me përvojë të gjerë dhe me fokus të veçantë në ortopedinë pediatrike, në korrigjimin e deformimeve komplekse të gjymtyrëve dhe në kirurgjinë për zgjatjen e gjymtyrëve.
Prof. Marangoz ka mbi 25 vite përvojë në praktikën mjekësore dhe përvojë ndërkombëtare. Ai ka kryer trajnime të avancuara në Shtetet e Bashkuara në fushën e ortopedisë pediatrike dhe rikonstruksionit të gjymtyrëve. Aktualisht ushtron profesionin në Spitalet Acıbadem në Turqi, të njohura për teknologjinë e avancuar dhe qasjen multidisiplinare.
Takimet mund të jenë të dobishme për fëmijët dhe adoleshentët me:
• Sëmundje ortopedike të lindura ose të fituara
• Probleme ortopedike të lidhura me paralizën cerebrale dhe spasticitetin
• Diferencë në gjatësinë e krahëve ose këmbëve
• Deformime të këmbëve dhe gjymtyrëve të tjera
• Probleme me ecjen dhe mënyrën e të ecurit
· Zgjatja e gjatesise se gjymtyrëve
Edhe pacientët e rritur mund të rezervojnë një konsultë.
Prof. Marangoz do të shqyrtojë çdo rast bazuar në raportet mjekësore dhe ekzaminimet imazherike që pacienti ka në dispozicion dhe do të japë informacion mbi alternativat e trajtimit që mund të merren në konsideratë në Spitalet Acıbadem në Turqi.
Konsultat mjekësore janë falas dhe ofrohen me rezervim paraprak në:
📞 +355 69 562 9686
📍 Rruga Abdi Toptani, Tiranë, Shqipëri, 1023
✉ [email protected]