Klinika Gliozheni

Directions Website

Klinika Gliozheni Mirëseardhët në faqen e Klinikës “Gliozheni”. Ne jemi një klinikë obstetrikale, gjinekologjike dhe in Në vitin 2003, nën drejtimin e Prof.

Klinika “Gliozheni” ka një historik mjaft të vjetër të aktivitetit të saj mjekësor. Ajo është krijuar për herë të parë në Korçë, në vitin 1905, kur mjeku Pandeli Gliozheni, hapi në shtëpinë e tij një Klinikë për trajtimin e sëmundjeve të brëndëshme si dhe atyre oftalmologjike. Pandeliu kishte mbaruar studimet e larta në Athinë dhe specializimin në Paris dhe ishte një nga 3-4 mjekët e pakët dhe me reputacion shumë të mirë të qytetit. Kjo Klinikë u trashëgua më pas nga djali i tij mjek, Koço Gliozheni, i cili kishte mbaruar studimet për mjekësi dhe specializimin për kirurgji e gjinekologji në Universitetin e Athinës. Ai fillimisht punoi bashkë me të atin dhe më pas vetë, si mjek i përgjithshëm, por edhe si kirurg e gjinekolog. Në vitin 1949, Koço Gliozheni transferohet në Tiranë dhe në 1951 emërohet Drejtor i Spitalit Universitar Obstetrik - Gjinekologjik të Tiranës. Përveç aktivitetit si gjinekolog në këtë institucion, ai rihapi në shtëpinë e tij Klinikën “Gliozheni”. Klinika ishte nga strukturat më në zë dhe më të frekuentuara të asaj kohe në Tiranë. Me hapjen e Universitetit të Tiranës në Vitin 1957, Koço Gliozheni emërohet Shef i Katedrës së Obstetrikë - Gjinekologjisë, post që e mbajti deri në daljen në pension. Në vitin 1958 i jepet Titulli Profesor, së bashku me grupin e 7 profesorëve të parë të Shqipërisë. Klinika u mbyll në fillimet e viteve 60’ si rezultat i vendimit të qeverisë komuniste për të mos lejuar më në Shqipëri aktivitetin mjekësor privat. Klinika “Gliozheni” rihapet në vitin 1992 nga Orion Gliozheni, djali i Koços dhe nipi i Pandeliut. Orioni porsa ishte kthyer nga specializimi për gjinekologji në Paris dhe kthimi konçidonte me vendosjen e një sistemi demokratik, ku aktiviteti privat shëndetsor u lejua përsëri. Që prej asaj kohe, Klinika “Gliozheni” ka gati 20 vjet që jep një kontribut të çmuar në diagnozën dhe trajtimin e patologjve obstetrikale, gjinekologjike si dhe në fushën e infertilitetit në Shqipëri. Orion Gliozhenit, filloi për herë të parë në Shqipëri, pranë kësaj Klinike dhe proçesi i fertilizimit in vitro (FIV-ET), dhe sot numërohen mbi 1000 fëmijë të lindur me këto metoda, si rezultat i punës të kësaj klinike, duke u dhënë këtyre çifteve lumturinë më të madhe të jetës së tyre, atë të bërjes prindër. Sot, Klinika “Gliozheni” është një nga strukturat private më të kompletuara dhe më të njohura në Shqipëri, në fushën e obstetrikës, gjinekologjisë dhe infertilitetit. Ajo ka në përberje të saj një grup mjekësh, që prej vitesh punojnë në këtë specialitet dhe në mënyrë të veçantë edhe në fushën e diagnostikimit dhe kurimit te infertilitetit të çiftit. Pjestarë të grupit janë gjithashtu edhe mjaft mjekë gjinekologë dhe specialistë të tjerë, të cilët nëpërmjet konsulencave, drejtojnë aty pacientet e tyre, duke influencuar në marrjen e vendimeve dhe në strategjitë terapeutike. Klinika disponon gjithashtu aparatura e teknologji bashkëkohore, të cilat pa dyshim ndikojne në rezultatet shumë të mira të diagnozës dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve.

Tensioni i lartë gjatë shtatzënisë mund të lidhet me hipertensionin gestacional ose, në disa raste, me preeklampsinë. Kë...
08/10/2026

Tensioni i lartë gjatë shtatzënisë mund të lidhet me hipertensionin gestacional ose, në disa raste, me preeklampsinë. Këto gjendje kërkojnë ndjekje të kujdesshme, pasi mund të ndikojnë si në shëndetin e nënës, ashtu edhe në ecurinë e shtatzënisë.

Te Klinika Gliozheni, ndjekja e shtatzënisë bëhet në mënyrë të individualizuar, duke monitoruar vazhdimisht shëndetin e nënës dhe zhvillimin e bebit.

Për informacion ose rezervim konsultash:
Tel. +355 4 222 36 32
Cel. +355 67 27 33 333

Mosha nuk nënkupton automatikisht infertilitet, pasi fertiliteti mashkullor ndikohet edhe nga gjendja shëndetësore, horm...
07/10/2026

Mosha nuk nënkupton automatikisht infertilitet, pasi fertiliteti mashkullor ndikohet edhe nga gjendja shëndetësore, hormonet dhe mënyra e jetesës.

Kur shtatzënia vonon, vlerësimi i të dy partnerëve dhe ekzaminimet e duhura ndihmojnë për të kuptuar më mirë shëndetin riprodhues.

Kontrolli rutinë gjinekologjik është i rëndësishëm edhe kur nuk keni simptoma, pasi ndihmon në ndjekjen e shëndetit dhe ...
05/10/2026

Kontrolli rutinë gjinekologjik është i rëndësishëm edhe kur nuk keni simptoma, pasi ndihmon në ndjekjen e shëndetit dhe zbulimin e hershëm të ndryshimeve.

Në varësi të moshës dhe historisë mjekësore, gjinekologu mund të rekomandojë Pap test, test HPV, ekografi apo ekzaminime të tjera. Mos prisni kontrollin e radhës nëse shfaqen dhimbje, gjakderdhje jo normale, sekrecione të pazakonta apo ndryshime të ciklit.


Qafa e mitrës ka një rol të rëndësishëm gjatë gjithë shtatzënisë. Ajo ndihmon në mbajtjen dhe mbrojtjen e shtatzënisë, n...
03/10/2026

Qafa e mitrës ka një rol të rëndësishëm gjatë gjithë shtatzënisë. Ajo ndihmon në mbajtjen dhe mbrojtjen e shtatzënisë, ndërsa me afrimin e lindjes fillon të zbutet, shkurtohet dhe hapet gradualisht për t’i krijuar rrugë bebit.

Në raste të caktuara, gjinekologu mund të monitorojë gjatësinë dhe gjendjen e qafës së mitrës për të ndjekur më nga afër ecurinë e shtatzënisë.

Kontrollet e rregullta ndihmojnë që çdo ndryshim të vlerësohet në kohën e duhur.

01/10/2026

Çdo fazë e zhvillimit të bebit vjen në kohën e vet.

Rreth muajit të tretë, bebi fillon gradualisht të fitojë më shumë kontroll mbi muskujt e qafës dhe të mbajë kokën drejt për periudha të shkurtra.

Ky proces ndryshon nga një bebe tek tjetra, ndaj është e rëndësishme që zhvillimi motorik të ndiqet rregullisht gjatë kontrolleve pediatrike.

Sekrecionet vaginale janë një pjesë normale e funksionimit të organizmit dhe mund të ndryshojnë gjatë ciklit menstrual. ...
29/09/2026

Sekrecionet vaginale janë një pjesë normale e funksionimit të organizmit dhe mund të ndryshojnë gjatë ciklit menstrual. Kur shoqërohen me erë të fortë, ndryshim ngjyre, kruajtje apo parehati, mund të jenë shenjë e një infeksioni.

Në këto raste, një kontroll gjinekologjik ndihmon në diagnostikimin dhe trajtimin e duhur.

27/09/2026

Një bebe e ngopur zakonisht ndalon së thithuri, relaksohet dhe nuk tregon më interes për të vazhduar ushqyerjen.

Qetësia pas ushqyerjes dhe shtimi i rregullt në peshë janë tregues të rëndësishëm që ushqyerja po ecën mirë.

Ndjekja e rregullt me pediatrin ndihmon në monitorimin e ushqyerjes, rritjes dhe zhvillimit të shëndetshëm të bebit.

Ekuilibri hormonal luan një rol të rëndësishëm në procesin e ovulacionit dhe në rregullsinë e ciklit menstrual.Kur ovula...
25/09/2026

Ekuilibri hormonal luan një rol të rëndësishëm në procesin e ovulacionit dhe në rregullsinë e ciklit menstrual.

Kur ovulacioni nuk ndodh rregullisht, analizat hormonale dhe konsultimi me gjinekologun ndihmojnë në identifikimin e shkakut.

23/09/2026

Gjumi i mirë gjatë shtatzënisë ndihmon në mirëqenien e nënës dhe mbështet zhvillimin e shëndetshëm të bebit.

Një rutinë e rregullt gjumi dhe pozicioni i rehatshëm janë pjesë e rëndësishme e kujdesit gjatë kësaj periudhe.

Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në fertilitetin e të dy partnerëve.Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët ndihmoj...
20/09/2026

Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në fertilitetin e të dy partnerëve.

Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të vezëve dhe spermatozoideve, ndërsa ushqimet e përpunuara mund të ndikojnë negativisht.

Një stil jetese i shëndetshëm mbështet shëndetin riprodhues.

Address

Rruga Zonja Curre
Tirana
1010

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Gliozheni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Sponsored

Share