AFA FARMA

Call Directions Website

AFA FARMA Kompani Farmaceutike The Company has operated as a wholesale distribution company since 2000.

Afa Farma sh.p.k is a limited liability company founded for the purpose of providing high quality, full service distribution of pharmaceutical products throughout the country. In the first years of its activity Afa Farma has operated as a wholesaler for all the drugs registered in Albania from all worldwide companies, which includes mainly prescription drugs, OTC and medical devices. Also it was the exclusive company for the import, sale and promotion of some products from Greek companies. Recently the company has transitioned from the strategy of being involved in multiple pharmaceutical products to a strategy of focusing its efforts in the distribution, promotion and sales of limited but quality products. Afa Farma is currently working as a wholesaler and promoter of products from UK Alinter Group and some other companies.

Veshkat janë organi i “filtrimit” të gjakut të cilat janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve të panevojshme të metaboli...
18/10/2026

Veshkat janë organi i “filtrimit” të gjakut të cilat janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve të panevojshme të metabolizmit. Si çdo organ tjetër, ato janë jetësore dhe shëndeti i tyre duhet të jetë prioritet. Ja cilët janë gabimet më të shpeshta që bëjmë në kurriz të veshkave:

1. Konsumi i pakët, i pamjaftueshëm i ujit: Femrat duhet të konsumojnë minimalisht 1,5 litra ujë natyral në ditë dhe meshkujt 2 litra/ditë. Uji ndihmon hollimin e përqendrimit të mbetjeve metabolike dhe toksike, kështu ato nuk dëmtojnë veshkat!

2. Konsumi i tepruar i kripës: konsumi mbi 6gr/dite i kripës së zakonshme i vendos veshkat në “stres” duke rritur tensionin arterial!

3. Proteinat shtazore, sidomos të mish*t te kuq: rrisin punën e veshkave për të shkarkuar amoniakun në urinë duke i rrezikuar ato të lodhen dhe të humbasin funksionin gradualisht gjatë viteve.

4. Alkooli: edhe pse 1 gotë vere nuk dëmton, konsumi i shpeshtë i pijeve alkoolike i streson dy organet përgjegjëse për detoksikimin e trupit që janë mëlçia dhe veshkat!

5. Kafeina: konsumi i më shumë se 3 kafeve në ditë, ashtu sikurse kripa, rrit tensionin arterial duke i sforcuar veshkat të shkarkojë më shumë kafeinën dhe kripën!

6. Abuzimi me ilaçet qetësuese: shumë njerëz marrin qetësues me dhimbjen më të vogël. Ky është gabim sepse këto ilaçe mund të dëmtojnë rëndë veshkat dhe mëlçinë nëse merren në vazhdimësi.

7. Pagjumësia: mungesa e gjumit nuk i jep trupit mundësinë të riparojë indet e dëmtuara. Kështu, sikurse shumë sëmundje lidhen me pagjumësinë, një nder to janë edhe sëmundjet e veshkave.

8. Injorimi i nevojës së urinimit dhe shtyrjet e gjata: ky zakon i vendos veshkat në rrezik të inflamimit.

Për të forcuar shëndetin e veshkave, preferoni ushqime si zarzavatet e familjes së kryqëzoreve si brokoli, lulelakra, lakra, fruta të athëta si mollët jeshile, thanat, rrushi i kuq, proteinat e shëndetshme si vezët e fshatit sidomos të bardhën, peshkun e egër, qepët dhe hudhrat, vajin e ullirit cilësor dhe agrumet!/

Dhimbjet dhe shtrëngimet e barkut të fëmijës janë vuajtje që sfilisin fizikisht dhe emocionalisht si foshnjën dhe prindi...
17/10/2026

Dhimbjet dhe shtrëngimet e barkut të fëmijës janë vuajtje që sfilisin fizikisht dhe emocionalisht si foshnjën dhe prindin.

𝐍𝐄𝐎 𝐁𝐀𝐁𝐘 𝐆𝐑𝐈𝐏𝐄 𝐌𝐈𝐗𝐓𝐔𝐑𝐄 është zgjidhje e menjëhershme dhe krejtësisht natyrale për foshnjat që vuajnë nga: dhimbjet e barkut, gazrat dhe reflukset.

Ndihmon aparatin tretës të foshnjës të përshtatet me ushqimet e reja dhe qetëson stomakun e trazuar. Përzierja e ekstrakteve bimore lejon përdorimin që në ditët e para të jetës.

☑ Prodhuar në Angli.
☑ E gjeni në Farmaci.

Magnezi është heroi i padukshëm i trupit. Ai luan rol në funksionin e nervave dhe muskujve, sheqerit në gjak, shëndetin ...
17/10/2026

Magnezi është heroi i padukshëm i trupit. Ai luan rol në funksionin e nervave dhe muskujve, sheqerit në gjak, shëndetin e kockave dhe metabolizmin.
Nivelet e ulëta të magnezit zhvillohen më së shumti tek personat që vuajnë nga gjendje shëndetësore si sëmundja Crohn, sëmundja celiake ose rezistenca ndaj insulinës.

Ja cilat janë simptomat që paralajmërojnë për mungesë të magnezit dhe ushqimet ku gjendet më së shumti.

Ndjesi si shpimi me gjilpërë në gishtat e duarve dhe këmbëve

Duke qenë se magnezi luan rol në impulset nervore në trup, mungesa e tij mund të çojë në mpirje ose ndjesi shpimi si më gjilpërë. Kjo ndodh zakonisht tek gjymtyrët si gishtat e dorës dhe këmbës.

Mendoni se jeni prekur nga gripi

Mungesa e oreksit, të përzierat, të vjellat, lodhja ose dobësia…të gjitha këto janë simptoma të para kur dikush ka mungesë në magnez. Këto mund të jeni edhe shenja të shumë gjendjeve të tjera shëndetësore, përfshirë edhe gripin. Flisni me mjekun nëse këto simptoma nuk lehtëson brenda pesë ditësh.

Keni dridhje

Dridhjet shfaqen kur ka një aktivitet jonormal elektrik në tru, që mund të shkaktohet nga mungesa e magnezit.

Keni ngërçe muskulore

Kontraktimet muskulore mund të shkaktojnë ngurtësim dhe vështirësi në lëvizje. Shkencëtarët mendojnë se kjo shkaktohet nga nivelet e larta të kalciumit në qelizat nervore, kur nivelet e magnezit janë të ulëta.

Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara që të zhvillojnë ngërçe muskulore si pasojë e mungesës së magnezit, prandaj mund të kenë nevojë që të marrin suplemente të kësaj lënde ushqyese.

Luhatje të humorit

Nivelet e ulëta të magnezit mund të shkaktojnë luhatje të humorit, duke rritur rrezikun për depresion dhe ankth.

Rrahjet e zemrës janë më të shpejta se zakonisht

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë rënie të niveleve të kaliumit, që ndikojnë në qelizat e muskulit të zemrës duke shkaktuar çrregullim të rrahjeve të zemrës. Nëse rrahjet janë më të ngadalta ose të shpeshta se zakonisht, flisni me mjekun.

Keni probleme me jashtëqitjen

Nëse vuani shpesh nga kapsllëku, mund të jetë shenjë që keni nevojë për të shumë magnez në dietë, që të ofrojë efekt laksativ.

𝐂𝐨𝐧𝐜𝐚𝐯𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐨𝐩𝐬 është multivitamina më e mirë për fëmijët tuaj.Përmban doza të larta të vitaminës C, A, D, E & kompleks V...
16/10/2026

𝐂𝐨𝐧𝐜𝐚𝐯𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐨𝐩𝐬 është multivitamina më e mirë për fëmijët tuaj.
Përmban doza të larta të vitaminës C, A, D, E & kompleks Vitamina B dhe ndihmon në:
🔷 Shtim të oreksit
🔷 Shikim të shëndetshëm
🔷 Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm
🔷 Rritje të imunitetit kundër virozave
🔷 Rritjen e kockave & zhvillimin e dhëmbëve

☑ Prodhuar në Angli.
☑ E gjeni në Farmaci.

E keni parasysh ndjesinë e çuditshme kur gishtat e këmbëve fillojnë të mpihen dhe lëvizin në mënyrë të pavullnetshme? Os...
16/10/2026

E keni parasysh ndjesinë e çuditshme kur gishtat e këmbëve fillojnë të mpihen dhe lëvizin në mënyrë të pavullnetshme? Ose kur zgjohesh në mes të natës me një dhimbje therëse të gishtave të këmbëve? Përse shkaktohen këto ngërçe?

Ekspertët mendojnë se ngërçet e shpeshta të këmbëve mund të sinjalizojnë për një problem të fshehur shëndetësor, që mund të lidhet me sistemin e qarkullimit të gjakut ose atë nervor qendror.

Këto janë disa nga shkaqet më të zakonshme të ngërçit të gishtave të këmbëve.

Dehidratimi

Dehidratimi dhe mungesa në minerale (kryesisht kaliumi, kalciumi dhe magnezi) janë disa nga shkaqet kryesore të zhvillimit të ngërçeve në këmbë. Kur stërviteni, ju djersitni mineralet ose elektrolitet të cilat nevojiten që muskujt të funksionojnë siç duket. Kjo mungesë shkakton kontraktime ose spazma muskulore, që quhen ndryshe ngërçe.

Këpucët shumë të ngushta

Ngërçet e gishtave të këmbëve shkaktohen zakonisht nga kufizimi i rrjedhjes së gjakut si pasojë e këpucëve të ngushta.

Plakja

Ngërçet e gishtave të këmbëve fillojnë të bëhen më të shpeshta pas moshës 50 vjeç, kur kockat humbasin kalciumin dhe muskujt humbasin elasticitetin. Gjithashtu, ndërkohë që plakemi, funksioni nervor dhe ai vaskular nuk është gjithashtu i njëjtë. Kjo çon në zhvillim të ngërçeve, duke qenë se sistemi nervor, që dërgon sinjale dhe lëndë ushqyese tek muskujt, nuk funksionon aq mirë sa duhet.

Si t’i parandaloni dhe trajtoni?

Së pari, duhet të kuptoni që nuk ka ndonjë kurë apo ilaç magjik për ngërçet e gishtave të këmbëve. Studimet kanë treguar se as suplementet e magnezit nuk funksionojnë në këtë rast. Megjithatë mund të parandaloni shfaqjen e tyre duke: veshur këpucë më të rehatshme, hidratuar (pirë ujë), masazhuar këmbët, kryer aktivitet fizik pa sforco.

FibratE dini që fibrat janë ndër lëndët ushqyese më të rëndësishme ndërkohë që plakeni. Ato ofrojnë mbrojtje kundër godi...
15/10/2026

Fibrat
E dini që fibrat janë ndër lëndët ushqyese më të rëndësishme ndërkohë që plakeni. Ato ofrojnë mbrojtje kundër goditjes në tru, parandalojnë kapsllëkun, ulin kolesterolin dhe nivelet e sheqerit në gjak. Gratë mbi 50 vjeç duhet të marrin të paktën 21 gramë në ditë, ndërsa burrat duhet të marrin 30 gramë. Kjo është e barasvlershme me 6-8 racione drithëra ose 8-10 racione perime.

Kaliumi
Kaliumi luan një rol kyç në pothuajse çdo gjë brenda në trup, si me zemrën, veshkat, muskujt dhe nervat. Ai ofron mbrojtje gjithashtu kundër goditjes në tru, tensionit të lartë të gjakut dhe osteoporozës. Kumballat e thara, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë ndër burimet më të mira.

Zinku
Kjo lëndë ushqyese ndihmon shqisat e nuhatjes dhe shijes, dhe lufton infeksionet dhe inflamacionin. Zinku mbron gjithashtu shikimin. Gocat e detit janë ndër burimet më të mira të këtij minerali.

Magnezi
Ky mineral mbron kockat dhe mban të qëndrueshëm nivelet e sheqerit në gjak. Mund ta merrni atë nga frutat e thata, farat dhe perimet e gjelbra. Me kalimin e moshës jeni më të rrezikuar që të zhvilloni probleme digjestive ose të merrni ilaçe, që pengojnë trupin të absorbojë lehtësisht magnezin.

Vitamina B12
Kjo vitaminë ndihmon në zhvillimin e qelizave nervore dhe gjakut. Mund ta merrni atë në mënyrë natyrale nga ushqimet me bazë shtazore, si mishi i viçit, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit. Duke qenë se 30% e njerëzve mbi 50 vjeç kanë një gjendje të quajtur gastriti atrofik, kjo e vështirëson absorbimin në trup të vitaminës B12 nga ushqimet.

Kalciumi
Me kalimin moshës, ju filloni të humbisni më shumë nga ky mineral se sa e absorboni, duke humbur kështu masën kockore dhe duke rritur rrezikun për zhvillimin e osteoporozës. Gratë në fazën e menopauzës sidomos janë më të rrezikuara. Kalciumi ndihmon në funksionimin si duhet të muskujve, nervave, qelizave dhe enëve të gjakut. Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin 20% më shumë nga ky mineral se grupmoshat e tjera të rritura.

14/10/2026
Gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive që përhapet nga një person i sëmurë tek tjetri përmes nёpёrmjet kollёs, tesht...
14/10/2026

Gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive që përhapet nga një person i sëmurë tek tjetri përmes nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit fillojnë papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё. Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por personat që janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:

-Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç

-Njerëzit 65 vjeç e sipër

-Gratë shtatëzëna.

-Njerëzit me sëmundje kronike.

Simptomat mё tё zakonshme të gripit sezonal janё: temperaturё, ethe, kollё, lodhje, dhimbje fyti, koke dhe muskulore, diarre, rrjedhje të hundëve.

Mënyra më e mirë për të luftuar gripin është vaksinimi, masat e përditshme parandaluese dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon, ose mjekësia alternative si çajra dhe lëngje. Barnat kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

Nëse jeni të sëmurë me grip mjekët ju këshillojnë:

– Qëndroni në shtëpi

-Qëndroni veç nga të tjerët

-Pushoni dhe përdorni sa më shumë lëngje

-Mbuloni gojën dhe hundën me facoletë kur kolliteni apo teshtini

-Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime

-Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj

-Evitoni kontaktet me njerëzit.

Address

Rruga Bardhok Biba
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30
Saturday 08:30 - 13:00

Telephone

+35542266350

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AFA FARMA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Sponsored

Share