Down Syndrome Albania

Down Syndrome Albania VIZIONI DHE MISIONI

Vizioni Ynë

Për një jetë të shëndetëshme, të pavarur dhe gjithëpërfshirëse për individët me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

💪 Advokim, Ndërgjegjësim dhe Mbështetje

Shërbime për fëmijë me aftësi të kufizuara të moshave 0-13 vjeç

- Vlerësim zhvillimi
- Terapi ABA
- Terapi zhvillimi
- Terapi Ffizike
- Logopedi Fondacioni “DOWN SYNDROME ALBANIA” (DSA) është një fondacion, jo fitimprurës me qëllime sociale në fushën e të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe edukimit të fëmijëve dhe personave me sindromën Down dhe aftesi

te tjera te kufizuara dhe familjarëve të tyre

Adresa: Rruga "Hajredin Kumbaro", Sauk, Nr. 5, 1001 Tiranë, Shqipëri. Misioni Ynë

Të mbështesë zhvillimin e plotë të individëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Të promovojë dhe mbrojmë të drejtat e tyre përmes vlerës së të drejtave të njeriut dhe bazuar ne parimet e mos diskriminimit, dinjitetit të individit, pranimit dhe gjithëpërfshirjes duke rritur ndërgjegjësimin, advokuar dhe punuar me etikë dhe profesionalizëm të lartë në mënyre transparente. OBJEKTIVAT
Informim

1. Shpërndarje informacioni për të gjitha aspektet e sindromës Down duke përfshirë, aspektin shëndetësor, ndërhyrjen e hershme, arsimimin, kujdesin social, punësimin, mbështetjen ekonomike, plakjen dhe të drejtat e tyre, nëpërmjet mjeteve të ndryshme të informimit si: publikimeve në website, botimit dhe publikimit të librave, revistave, broshurave, etj.

2. Organizim i trajnimeve, konferencave, seminarve me qëllim informimin dhe risitë për sindromën Down, vendosje e marrëdhënieve me specialistë të fushës si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit me organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit. Ndërgjegjësim

1. Organizim i fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme me qëllim imformimin dhe promovimin e të drejtave të personave me sindromën Down.

2. Promovim i 21 Marsit, Ditës Botërore të sindromes Down sipas dhe udhëzimeve të Kombeve të Bashkuara që e vëzhgojnë këtë ditë zyrtarisht që prej vitit 2012, si dhe promovim të muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down (çdo Tetor) si ditë dedikuar fëmijëve dhe të rriturve me sindormën Down, me anë të aktiviteteve të ndryshme, për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat dhe potencialin që kanë personat me këtë sindromë për të qenë anëtare të barabartë dhe që kontribuojnë në shoqëri. Përfaqësim

1. Lobim dhe advokim për të drejtat e fëmijeve dhe të rriturve me sindromën Down bazuar në “Konventën për të drejtat e njeriut” dhe “Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”.

2. Zhvillim i nje forumi për personat me sindromën Down, prindërit e tyre dhe grupe të tjera interesi ku ata njihen dhe ndajnë eksperiencat e tyre me njëri - tjetrin.

3. Zhvillim i një baze të dhënash për personat me sindromën Down në rang kombëtar.

4. Vendosja e marrëdhënieve institucionale me organizata, fondacione, institucione publike dhe private brenda dhe jashtë vendit, maternitete, jetimore, çerdhe, kopshte, shkolla, bashki, minibashki, ministri, punëdhënës për të siguruar bashkëpunim dhe mbështetje me qëllim integrimin dhe përmirësimin e jetës së personave me sindromën Down në Shqipëri. Mbështetje

1. Organizim, ofrim i terapive fizike, të zhvillimit, okupacionale, logopedie, muzike, etj., për fëmijët me sindromën Down të moshës 0-13 vjeç.

2. Organizim, ofrim i trajnimeve dhe terapive për aftësim për jetën për personat me sindromën Down të moshës mbi 14 vjeç, me qëllim përgatitjen e tyre për një jetë të pavarur.

3. Punësim dhe trajnim i specialistëve për: terapi fizike, terapi zhvillimi, terapi okupacionale, terapi gjuhe (logopedi), etj.

4. Trajnim dhe orientim për kujdestarë, mjekë, mësimdhënës, psikologë, terapistë zhvillimi, terapistë fizikë, terapistë okupacionalë, logopedistë, punonjës social, etj.

5. Trajnim i prindërve ose kujdestarëve të personave me sindromën Down për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve me ushtrime praktike për terapinë fizike, të zhvillimit, okupacionale dhe terapinë e gjuhës.

6. Organizim i kurseve të ndryshme të rekreacionit dhe rekreacionit edukativ në fushën e artit dhe sportit.

7. Sjellje nga burime të huaja të besueshme, si organizata dhe qendra kërkim-zhvillimi, të praktikave dhe njohurive më të fundit për sindromën Down në fushat e kërkimit, zhvillimit dhe edukimit të personave me sindromën Down.

8. Mbledhje fondesh, pranim i donacioneve, trashëgimi, mjete të tjera financiare duke i regjistruar ato në librat financiarë të veta pa pasur asnjë qëllim fitimi financiar por duke i përdorur në përputhje me qëllimet e organizatës dhe për përmirësimin e jetes se personave me sindromën Down. Per me shume informacion kontaktoni me ne në kanalet tona, me e-mail [email protected] ose telefon 0688042222

23/07/2026

Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe indinjatë për ngjarjen e ndodhur gjatë protestës së sotme, ku një nënë dhe djali i saj me aftësi të kufizuara u ekspozuan siç kuptojme dhe nga video ndaj spërkatjes me spraj me piper dhe u vunë në një situatë që rrezikoi shëndetin dhe sigurinë e tyre.

U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të sqarojnë plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe të garantojnë që në çdo ndërhyrje të respektohen të drejtat e njeriut, parimi i proporcionalitetit dhe mbrojtja e grupeve më të cenueshme.

Personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht ata me autizëm ose me ndjeshmëri shqisore, mund të përjetojnë pasoja shumë më të rënda fizike dhe emocionale nga përdorimi i mjeteve të tilla. Ky rast rikujton nevojën që strukturat përgjegjëse për rendin dhe sigurinë të jenë të trajnuara për të identifikuar dhe mbrojtur personat me aftësi të kufizuara në situata të tilla, duke marrë masa për të shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë shëndetin, sigurinë apo jetën e tyre.

Ndërkohë kjo nënë dhe djali i saj jetojnë në kushte mjerimi dhe pa akses në shërbimet e nevojshme. Për ta është çelur një GoFundMe

Përmbyllëm me sukses trajnimin 3-ditor mbi Përgatitjen për Tregun e Punës dhe Aftësitë e Buta, i organizuar në kuadër të...
20/07/2026

Përmbyllëm me sukses trajnimin 3-ditor mbi Përgatitjen për Tregun e Punës dhe Aftësitë e Buta, i organizuar në kuadër të projektit "Hapi i radhës: fuqizimi i të rinjve me aftësi të kufizuara drejt aftësive dhe mundësive për punësim".

Gjatë tre ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit morën njohuri dhe zhvilluan aftësi praktike që i ndihmojnë në rrugëtimin e tyre drejt punësimit. Ata u njohën me konceptet bazë të punësueshmërisë, mësuan si të hartojnë një CV profesionale, si të përgatiten dhe të prezantohen me vetëbesim në një intervistë pune, si dhe u informuan mbi rëndësinë e kontratës së punës, të drejtave dhe përgjegjësive në marrëdhëniet e punës, si edhe mbi sjelljen etike në vendin e punës.
Përmes këtij trajnimi synohet të fuqizohen të rinjtë me aftësi të kufizuara, duke i pajisur me njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për të ndërtuar një profil profesional dhe për të rritur mundësitë e tyre për një integrim të suksesshëm në tregun e punës.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP dhe UNICEF, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Garancia Rinore po pilotohet në Shqipëri me mbështetjen e projektit , i cili financohet nga EU Delegation to Albania dhe po zbatohet nga United Nations Development Programme in Albania & UNICEF Albania në bashkëpunim me puna.gov.al dhe nën koordinimin e Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (M.E.I)

Ndërhyrja e hershme dhe shërbimet e specializuara janë dy koncepte të lidhura, por jo të njëjta. Kuptimi i rolit të seci...
13/07/2026

Ndërhyrja e hershme dhe shërbimet e specializuara janë dy koncepte të lidhura, por jo të njëjta. Kuptimi i rolit të secilës ndihmon familjet të aksesojnë mbështetjen e duhur në momentin e duhur. Informimi i saktë është hapi i parë drejt mbështetjes së duhur.
Në këtë karusel do të gjeni dallimet kryesore, rolin e secilës dhe kur rekomandohet të kërkohet mbështetje.

📜Informimi i saktë është hapi i parë drejt mbështetjes së duhur.











07/07/2026

Izabela ❤️ dhe Terapiste Bija 🤗 ju tregojnë si zhvillohet Loja me pengesë vizuale 🥰

A e dini se kjo lojë e thjeshtë mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të zhvillojë gjuhën dhe komunikimin?

Mjafton një libër (ose një kuti), disa lodra dhe pak kohë së bashku. 📚🧸

Si luhet?

Vendosni një libër, dosje ose kuti mes jush dhe fëmijës, në mënyrë që të mos shihni çfarë po bën tjetri. Të dy duhet të keni të njëjtat objekte ose figura.

Njëri jep udhëzime, ndërsa tjetri i vendos objektet vetëm duke dëgjuar. Në fund, hiqni pengesën dhe krahasoni rezultatet.

🌱 Pse është e dobishme kjo lojë?

✔️ Pasuron gjuhën përshkruese.
✔️ Zhvillon dëgjimin aktiv dhe të kuptuarit e udhëzimeve.
✔️ Forcon konceptet hapësinore si: sipër, poshtë, para, prapa, në mes, pranë.
✔️ E nxit fëmijën të bëjë pyetje kur nuk e kupton një udhëzim.
✔️Përmirëson vëmendjen, përqendrimin dhe komunikimin.

Mos u shqetësoni nëse fëmija gabon. Gabimet janë pjesë e të nxënit! Jepini kohë të dëgjojë, të mendojë dhe ta provojë përsëri.
Aktivitetet më të vlefshme nuk kërkojnë lodra të shtrenjta—ato kërkojnë kohë, komunikim dhe lojë të përbashkët.

Ruajeni këtë ide dhe provojeni në shtëpi me fëmijën tuaj gjatë pushimeve verore!

Bashkëpunimi mes IDRApoll dhe Fondacionit tonë u ofron përdoruesve të IDRApoll mundësinë që pikët e fituara nga pjesëmar...
06/07/2026

Bashkëpunimi mes IDRApoll dhe Fondacionit tonë u ofron përdoruesve të IDRApoll mundësinë që pikët e fituara nga pjesëmarrja në anketa t’i konvertojnë në një donacion për fëmijët me aftësi të kufizuara që marrin shërbim pranë qendrës sonë, si një nga alternativat e shpërblimeve të disponueshme.

Vlerësojmë këtë bashkëpunim dhe besimin e ndërsjellë, duke krijuar një mundësi më shumë për përdoruesit që dëshirojnë të mbështesin misionin e Fondacionit Down Syndrome Albania.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.idrapoll.com

Faleminderit nga ❤️ IDRA Research & Consulting për mundësinë dhe çdo qytetari që zgjedh të konvertojë pikët në mbështetje për ne 🤗

Të dashur miq të faqes, persona me aftësi të kufizuara dhe / apo familjarë lutemi në plotësimin e këtij pyetësori mbi ak...
02/07/2026

Të dashur miq të faqes, persona me aftësi të kufizuara dhe / apo familjarë lutemi në plotësimin e këtij pyetësori mbi aksesueshmërinë kulturore në Shqipëri.

Ky pyetësor është pjesë e aktiviteteve të hartëzimit territorial të projektit Art4All – Improving Cultural Accessibility Across Borders, i bashkëfinancuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic Italy–Albania–Montenegro. Pyetësori administrohet nga Urban Research Institute, në kuad....

Address

Rruga "Besim Imami" Nr 1 (Prane M. Shyri)
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Down Syndrome Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share