Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare

Call Directions Website Contact the practice

Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare Ndihme profesionale keshillim coaching ne çeshtjet e lidhjes, familjes, ndarjes femijeve kujdestarise Të mungon lumturia apo fëmijët? E di si je. Gabim!

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë nëpërmjet menaxhimit të çdo rasti, orientimit, përfaqësimit, këshillimit, ndihmës profesionale dhe stërvitjes personale në çështjet e mirëqënies, marrëdhënies në lidhje, familjes, ndarjes, prindërimit dhe fëmijeve, bazuar në përvojën personale dhe profesionale. Meshkujt shikohen në familje dhe shoqëri si qenie pa nevoja dhe që nuk i gjen gjë, madje iu rritet vlera sa më shumë që të mbajnë. Ne vumë re keqpërfaqësimin e tyre dhe vendosëm të ofrojmë ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë që kanë nevojë për menaxhim rasti, orientim, përfaqësim, këshillim, ndihmë profesionale dhe stërvitje personale në çështjet e mirëqënies, marrëdhënies në lidhje, familjes, ndarjes, prindërimit dhe fëmijeve, bazuar në përvojën personale dhe profesionale. Në varësi të rastit bashkëpunohet me avokat, ndërmjetës, përmbarues, ekspert fiskal, psikolog, terapist, pediatër, etj. Tek ne do të gjesh qetësinë për zgjidhjen e problemit me një strategji dhe plan të individualizuar. Qëllimi i ndihmës tonë është të kursesh kohën, paratë dhe emocionet dhe të gëzosh jetën dhe marrëdhënien e shëndetshme! Per femrat: Duke ndihmuar meshkujt, jemi duke ndihmuar edhe ju dhe marrëdhënien tuaj, prandaj sillni mashkullin ose hajdeni vetë për një konsultë, falas. Per meshkujt:
Je i lënduar, duke u ndarë, në divorc, apo pas tij? Të është errësuar çdo gjë dhe je në ditë të keqe? Do ndihmë nga një burrë që të kupton se e ka kaluar vetë? Kam qënë vetë kështu.
Është torturë. Je pa kontroll dhe i prekur thellë në burrëri. Je i pasigurt për të ardhmen, punën dhe paratë. S’rri dot pa menduar për të, ça po bën, me kë është. Të mungojnë fëmijët dhe do të hakmerresh. I shmangesh shoqërisë, ndërsa familja dhe miqtë s’dinë si të ndihmojnë. Ndihesh vetëm dhe i vetmuar, sa mendon mos po rrëshqet nga trutë dhe bën ndonje të pabërë. Ti je normal si gjithë të tjerët. E vërteta është qe je në hall të madh, sa trupi dhe truri të “fiket” për të mbijetuar, por kjo nuk funksionon në palumturi, ndarje apo divorc. Nuk gjen asnjë ndihmë apo zgjidhje për situtatën tënde, madje prej teje pritet ta mbash si burrë. T’ia dalësh ndarjes dhe të bësh përpara me sukses, nuk ka lidhje me asgjë tjetër ne jetë. Vetëm vdekja është më e rëndë se sa prishja e marrëdhënies, divorci dhe ndarja nga fëmijët. Fatmirësisht, ne ofrojmë zgjidhjen e duhur nga eksperienca jetësore dhe profesionale, për të dalë qetë, shpejt dhe me pak kosto nga situata ku ndodhesh dhe të bësh përpara me sukses! Nga e di që së bashku do t’ia dalim? Si baba me fëmijë, kuptoj dhe flas gjuhën e meshkujve, ofroj eksperiencën e duhur profesionale dhe personale, pasionin të ndihmoj të tjerët, ambient të sigurt, kurajon të jem unik, por mbi të gjitha ia dal punës duke përbashkuar ndihmën dhe stërvitjen në një mënyrë të vetme praktike, konfidenciale, pa gjykuar kënd. Kam kaluar një ndarje të vështirë dhe vendosa të ofroj përvojën dhe ndihmën për të tjerët. Më kontakto në këtë faqe dhe organizojmë një konsultë, falas. Unë ia dola. Së bashku edhe ti mund t’ia dalësh. Sinqerisht,
Alion Cenolli
Themelues: Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

Kur e rrit fëmijën në guackë, ata kanë kufij por jo pavarësi, rregulla por jo mendim kritik, siguri por jo elasticitetE ...
16/10/2026

Kur e rrit fëmijën në guackë, ata kanë kufij por jo pavarësi, rregulla por jo mendim kritik, siguri por jo elasticitet

E kur rriten nuk munden të zgjidhin probleme konkrete të çastit, janë të nxënë intelektualisht por jo emocionalisht, janë të rritur biologjikisht por të papjekur mendërisht

Nuk dinë të menaxhojnë detyra të zakonshme, burokracira zyrash shtetërore e bankare, hotele e bileta transporti, se ua ka bërë prindi gati

Mbrojtja e ndihma e tepruar kur ishin fëmijë, u kthehet në paaftësi kur janë të rritur

Prandaj bëjnë fëmijën edhe pse janë rritur. Se duhet të rriten duke kaluar nëpër të

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

I pasuri dallon nga i varfri si e menaxhon frikën. I varfri tulatet nga frika e dështimit, kurse i pasuri frymëzohet – R...
15/10/2026

I pasuri dallon nga i varfri si e menaxhon frikën. I varfri tulatet nga frika e dështimit, kurse i pasuri frymëzohet – Robert Kiyosaki

Mos ki frikë, guxo

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Lloji më shkatërrues i ndarjes për të cilën askush s’flet...Jeni ulur në tavolinë, për të ngrënë ose për kafeS’ka bisedë...
14/10/2026

Lloji më shkatërrues i ndarjes për të cilën askush s’flet...

Jeni ulur në tavolinë, për të ngrënë ose për kafe

S’ka bisedë, as ngrohtësi. Vetëm heshtje

Heshtje boshe

Ka nisur DIVORC I HESHTUR. Pa letra, pa proces, pa gjyq

Veç ju të dy, të shkëputur në heshtje, emocionalisht, fizikisht, shpirtërisht, ndërsa vazhdoni ndani atë që duket si jetë në çift

Është bërë e modës, mëse e zakonshme nga sa mendoni dhe më e dhi(mb)shme nga sa pranohet

Dhe pjesa më e trishtueshme?

Mund të mbijetoni kështu për vite me radhë

A ia vlen, ndërkohë që veç një gjys jetë të ka ngelur?

Mbijetesa në kshu martese është kohë e humbur, ndërkohë që mund ta gëzosh jetën

E çfarë shembulli u jep fëmijëve?

Ndaj zgjidh të provosh përsëri, sesa të mos bësh asgjë

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Mund të kthehesh në një vend, por s’mund të kthehesh më në një moment – Fjodor DostojevskiDo të dish më shumë? Kontakto ...
13/10/2026

Mund të kthehesh në një vend, por s’mund të kthehesh më në një moment – Fjodor Dostojevski

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Divorci është ndryshim total identitetiNga “ne” shkon te “unë”, nga “shpirti” te “ish-i”, nga “familje” te “vetëm”Përpiq...
12/10/2026

Divorci është ndryshim total identiteti

Nga “ne” shkon te “unë”, nga “shpirti” te “ish-i”, nga “familje” te “vetëm”

Përpiqesh të gjesh normalitetin e ri, ndërsa të turbullohet vetëbesimi, përkeqësohen financat dhe zymtësohet e ardhmja jote

Dhe shumica e perceptojnë vetëm në fund fare, pasi e kanë ngrënë

Divorci lë pas zhgënjimin, përçarjen, kujtimet e copëtuara e plot ndjesi negative

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Sa shumë gjëra të bukura ke në jetën tënde varet nga aftësia jote për ti vënë re atoDo të dish më shumë? Kontakto fb Ndi...
11/10/2026

Sa shumë gjëra të bukura ke në jetën tënde varet nga aftësia jote për ti vënë re ato

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Gjëja më e vështirë është të hapesh, të flasësh, ndaj sot, në ditën botërore të shëndetit mendor, le të kujtohemi të sho...
10/10/2026

Gjëja më e vështirë është të hapesh, të flasësh, ndaj sot, në ditën botërore të shëndetit mendor, le të kujtohemi të shohim më thellë, të dëgjojmë më nga afër dhe të menaxhojmë më shumë dhembshuri

Jo çdo dhimbje është e dukshme. Pas një buzëqeshjeje të sajuar ose të një "jam ok" shpesh fshihet dikush që e mban gjithçka përbrenda

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Harxho lekë për gjërat që blihen me lekë dhe harxho kohë për gjërat që s’blihen me lekë – MurakamiGëzoji fëmijët sa i ke...
09/10/2026

Harxho lekë për gjërat që blihen me lekë dhe harxho kohë për gjërat që s’blihen me lekë – Murakami

Gëzoji fëmijët sa i ke pranë!

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Pse truri fiksohet më shumë te mendimet negative?10 gjëra të mira mund të të ndodhin gjatë ditës, e prapë ajo gjëja e ve...
08/10/2026

Pse truri fiksohet më shumë te mendimet negative?

10 gjëra të mira mund të të ndodhin gjatë ditës, e prapë ajo gjëja e vetme negative ta prish gjithë ditën dhe mendja kthehet e rikthehet po aty

Kjo ndodh sepse truri nuk është krijuar të të mbajë të lumtur, por të të mbajë gjallë

Për miliona vite, dallimi shpejt i rrezikut ka qënë çelësi i mbijetesës së çdo gjallese, ndaj truri i jep përparësi çdo rreziku apo gjëje negative

Problemi është që truri nuk e bën dallimin midis rrezikut real dhe thjesht një mendimi negative, apo gabimi jo aq të rëndësishëm

Prandaj çdo mendim negativ analizohet e stëranalizohet te koka jote, dhe rri gjatë në mendje

Jo se jeta jote po të shkon aq keq, por se truri është ndërtuar që të fokusohet te çfarë mund të shkojë keq

E sa më shumë vëmëndje u jep mendimeve negative, aq më prezente bëhen

Futi një mendje të lehtë…

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!                   ...
07/10/2026

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+355674070050

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare:

Shortcuts

Sponsored

Share