Dr. Kemal Yuksel

Dr. Kemal Yuksel Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dr. Kemal Yuksel, Medical and health, Sheshi Frederik Shopen, (prane ish Gardes se Republikes, Tiranë), Tirana.

16/09/2026

Ajo çfarë bën patjetër që ka rëndësi.
Shumë madje!
Por pacientët e tu do të mbajnë mend edhe mënyrën si i ke trajtuar dhe i ke bërë të ndihen.🤗

📞 +355 69 608 1215
📍 Universal Eye Hospital

15/09/2026

Pas 2 vitesh me Katarakt Hipermatur, pacientja mundi të shoh sërish. 🥹🧿🙏🏻

Për një konsultë dhe vlerësim të detajuar:
📞 +355 69 608 1215
📍 Universal Eye Hospital

12/09/2026

Vazhdojmë të ndjekim nga afër zhvillimet më të fundit në teknologjinë oftalmologjike dhe inovacionet bashkëkohore.

Nga ESCRS 2026, sjellim në Shqipëri njohuritë, teknologjitë dhe praktikat më të avancuara të oftalmologjisë moderne.

Sepse për ne, përparimi në mjekësi nuk është thjesht të ndjekësh zhvillimet, por është t’i kthesh ato në kujdes më të mirë për pacientët tanë.🙏🏻🧿

11/09/2026

Mundohem gjithmonë t’ua shpjegoj pacientëve të mi se me GLAUKOMËN NUK KA SHAKA! 🙏🏻👁️

Çdo trajtim, çdo medikament dhe çdo kontroll duhet të ndiqet me përpikmëri. Glaukoma është një sëmundje progresive dhe dëmtimi i shikimit që ajo shkakton nuk mund të rikthehet.

Jemi të lumtur që kemi arritur të ndërgjegjësojmë një pjesë të mirë të pacientëve tanë dhe që shumë prej tyre tashmë e kuptojnë rëndësinë e ndjekjes së rregullt.

Por ndonjëherë, disa pacientë marrin vendime ose ndryshojnë trajtimin pa u konsultuar me mjekun.

Dhe pikërisht këtu duhet kujdes.
Mos e ndërprisni, mos e ndryshoni dhe mos e shtyni trajtimin e glaukomës pa u këshilluar me oftalmologun tuaj.

Për një konsultë dhe vlerësim të detajuar na kontaktoni:
📞 +355 69 608 1215
📍Universal Eye Hospital

09/09/2026

Pas çdo pacienti/e që beson sytë e tij/saj në duart e mia, fshihem unë që lutem dhe mendoj për ta çdo moment, para dhe pas operacionit… 🤲🏻

LITERALISHT ÇDO MOMENT!
🙏🏻🧿

📞 +355 69 608 1215
📍Universal Eye Hospital

08/09/2026

Ndonjëherë, frika nga një eksperiencë e mëparshme jo e suksesshme bën që pacientët ta shtyjnë operacionin e kataraktës(perdes) për vite.
🙏🏻🧿

Por duhet të dini që:
katarakta nuk ka trajtim tjetër përfundimtar përveç operacionit. 👁️

Kur katarakta fillon të ndikojë në shikim dhe në cilësinë e jetës, zgjedhja e një kirurgu me përvojë është një nga faktorët më të rëndësishëm për një trajtim të sigurt dhe të përshtatur për çdo pacient.

Në raster kur pacienti ka edhe diabet, vlerësimi dhe trajtimi kërkojnë kujdes të veçantë, pasi retina mund të jetë e prekur nga sëmundja diabetike. Në këto raste, një specialist i retinës mund të jetë zgjedhja më e përshtatshme për menaxhimin e rastit.

Për një konsultë dhe vlerësim të detajuar na kontaktoni:
📞 +355 69 608 1215
📍Universal Eye Hospital

07/09/2026

Kush na ndjek, e di që e marta është dita ime e “operacioneve”… kështu që duhet pak nxehje para të nesërmes. 🤭🙏🏻🧿

Për një konsultë apo vizitë na kontaktoni në:
📞 +355 69 608 1215
📍Universal Eye Hospital

05/09/2026

Një ditë, një pacient do të të kujtoj jo vetëm për aftësitë dhe njohuritë e tua, por për mënyrën si e bëre të ndihej.

I sigurt. I dëgjuar. I përkujdesur. 🙏🏻

Sepse të jesh mjek nuk do të thotë vetëm të dish të trajtosh një sëmundje, por edhe të dish të jesh pranë një njeriu në momentet më të vështira të jetës së tij.

Vazhdo të mësosh. Vazhdo të bëhesh “mjeku” që një ditë do të doje të kujdesej për njerëzit e tu të dashur. 🤍

03/09/2026

06:30 nisja për në Vlorë.
08:30 mbërritja në spital.
09:30 filluam operacionet.

Shkëputje retine, membranë epiretiniane, heqje silikoni…
Një ditë, dhjetëra pacientë dhe ndërhyrje që mund të ndryshojnë jetë.

Në momentin që gjej mundësinë, vij në Spitalin Rajonal të Vlorës për të ndihmuar vullnetarisht pacientët. 🧿🙏🏻

Një falënderim i veçantë për drejtimin e Spitalit Rajonal të Vlorës, mjekët e Shërbimit të Oftalmologjisë, infermierët dhe të gjithë stafin që na mirëpret dhe bashkëpunon për t’u ofruar pacientëve kujdesin që meritojnë.

Mirënjohës për këtë bashkëpunim. 🤍

02/09/2026

Çfarë duhet të bëj që të më dëgjoni me vëmendje gjatë vizitës? 🤭

Address

Sheshi Frederik Shopen, (prane Ish Gardes Se Republikes, Tiranë)
Tirana

Opening Hours

Monday 10:00 - 15:00
Tuesday 10:00 - 15:00
Wednesday 10:00 - 15:00
Thursday 10:00 - 15:00
Friday 10:00 - 15:00
Saturday 10:00 - 15:00

Telephone

+355697962269

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Kemal Yuksel posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Featured

Share