Qendra Socio-Shendetesore Nr.7 Laprake

Call Directions Contact the practice

Qendra Socio-Shendetesore Nr.7 Laprake Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Socio-Shendetesore Nr.7 Laprake, Medical Center, Tirana.

💚 Kujdesi për Shëndetin Mendor në vendin e punës është edhe mënyra si ndiejmë, mendojmë, përballojmë jetën dhe lidhemi m...
10/10/2026

💚 Kujdesi për Shëndetin Mendor në vendin e punës është edhe mënyra si ndiejmë, mendojmë, përballojmë jetën dhe lidhemi me të tjerët.

Në përditshmërinë e punës, personeli mjekësor kujdeset dhe ka në fokus gjithmonë pacientin, por nuk duhet harruar se
💚"Edhe personeli shëndetësor ka nevojë për kujdes"!

Është në rregull të ndihesh i/e lodhur, të kesh momente të vështira, pasiguri apo edhe më shumë përgjegjësi.
Prandaj, ndonjëherë të ndalojmë ritmin e punës dhe marrim kohë për t'u kujdesur për emocionet tona, sepse edhe ato kanë rëndësi!

💚Çdo profesionist është i rëndësishëm në punë, por mbi të gjitha është njeri!
Kujdesemi për njerëzit!



🩷 Muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, rikujton rëndësinë e ekzaminimit të gjirit si një kontrol...
08/10/2026

🩷 Muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, rikujton rëndësinë e ekzaminimit të gjirit si një kontroll i domosdoshëm që i shërben jetës!

Në solidaritet me gratë dhe vajzat që janë duke luftuar këtë sëmundje dhe në mbështetje për çdo grua dhe vajzë për të parandaluar këtë sëmundje, duke u informuar, ndërgjegjësuar, ekzaminuar!

🩷Qendra Socio-Shëndetësore 7 është çdo ditë në krye të misionit të saj për mbrojtjen e jetës!
Për ty!
Për çdo grua!

Faleminderit dhe YWCA of Albania për mbështetjen dhe punën fantastike në shërbim të grave dhe vajzave që përballen me kancerin e gjirit!




Në dt.1 Tetor 2026, që përkon edhe me fillimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese në luftën kundër trafikimit të qenieve nje...
01/10/2026

Në dt.1 Tetor 2026, që përkon edhe me fillimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në qendren tonë sot pritëm përfaqësues të Organizatës "Të Ndryshëm & Të Barabartë", të cilët lehtësuan një fokus-grup me personelin tonë shëndetësor, me fokus të veçantë në:
• Trafikimin e qënieve njerëzore si dinamikë aktuale e shoqërisë tonë (disa nga format lypja, shfrytëzimi etj)
• Roli i personelit shëndetësor në identifikimin dhe referimin e viktimave e viktimave të mundshme të trafikimit.
• Shërbimet që ofron "Të ndryshëm & të barabartë" për këtë kategori përdoruesish shërbimesh.

Ky aktivitet u realizua nga bashkëpunimi mes Njësisë Lëvizëse të Organizatës "Të Ndryshëm & Të Barabartë" (MU Tirana), Punonjëses Sociale të Qendrës Socio- Shëndetsore dhe stafit drejtues.

Gjithashtu stafi shëndetësor u informua dhe u njoh me Procedurat Standarte të Veprimit për identifikimin dhe referimin e rasteve dhe mbrojnten e viktimave të trafikimit.(PSV) e miratuara në dhjetor 2025.
Different & Equal



✅️ Në Qendrën Socio-Shëndetësore nr 7, vijojmë me aktivitetet e edukimit në vazhdim, si pjesë shumë e rëndësishme e zhvi...
10/06/2026

✅️ Në Qendrën Socio-Shëndetësore nr 7, vijojmë me aktivitetet e edukimit në vazhdim, si pjesë shumë e rëndësishme e zhvillimit personal dhe profesional të personelit tonë shëndetësor.

Përmes metodologjisë së Grupit të Kolegëve, po zhvillojmë një cikël takimesh të akredituar, për tema shumë të rëndësishme si: Etika në punë, Lidershipi i Udhëhequr nga Karakteri, Inteligjenca Emocionale, Komunikimi dhe Konsumimi Profesional.

Me facilitimin e dy kolegeve të stafit: Punonjëse Sociale: Lulzime Gjyriqi dhe Infermiere Rolanda Zefi, zhvilluam sot sesionin e parë, mbi etikën dhe lidershipin, duke sjellë në bashkëbisedim modele pozitive por edhe dilema etike profesionale, ushtrime interaktive që nxisin bashkëpunimin dhe suksesin e grupit!

Ne besojmë se kujdesi për personelin shëndetësor duhet të jetë prioritet!



🎉1 Qershor në QSSH7 🎉Pacientëve tanë të vegjël dhe të gjithë fëmijëve, për t'u sjellë pak buzëqeshje në ditën e tyre që ...
01/06/2026

🎉1 Qershor në QSSH7 🎉

Pacientëve tanë të vegjël dhe të gjithë fëmijëve, për t'u sjellë pak buzëqeshje në ditën e tyre që t'a mbajnë gjithmonë të sigurtë e të gëzuar fëmijën brenda vetes!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!
🌻🌞🎉

16/05/2026
Grupet e kolegëve janë ndër praktikat më të mira për të bashkëndarë mbi punën e përditshme, por edhe për të vijuar me nj...
15/05/2026

Grupet e kolegëve janë ndër praktikat më të mira për të bashkëndarë mbi punën e përditshme, por edhe për të vijuar me njohurirë dhe përditësimet klinike.
QSSH7 ne periudhen dhjetor 2025-shkurt 2026 ka perfunduar 5 takime e grupit të kolegëve me temë:

Grupi i Kolegëve me infermierë të QSH 7 lidhur me “Proçedurat standarde infermierore për ofrimin e kujdesit shëndetësor në banesë”
Me qellim njohjen dhe aftësimin për zbatim nga anëtarët e grupit të proçedurave standarde infermierore për ofrimin e kujdesit shëndetesor ne banesë”

Me Facilitator\Organizator:

ROLANDA ZEFI
EZMERINA ÇOKU

Të tjera iniciativa të tjera na presin :)



Rina Kamberi Coku Rina është kryeinfermierja e qendrës tonë, zyra e së cilës hapet herët në mëngjes dhe është e fundit q...
13/05/2026

Rina Kamberi Coku Rina është kryeinfermierja e qendrës tonë, zyra e së cilës hapet herët në mëngjes dhe është e fundit që mbyllet pas turnit. Ajo i pret dhe i përcjell të gjithë kolegët me buzëqeshje.
Të gjithë do shkojnë të paktën një herë gjatë ditës në zyrën e saj: dikush për të kërkuar bazë materiale për punën e vet, dikush për të shfryrë lodhjen e ditës, dikush për të ndarë shqetësime, e herë dikush që kërkon leje, për të ndërruar turnin në grafikun e rradhës apo edhe thjeshtë për t'a përshëndetur... ama, të gjithë do të shkojnë atje.

Ndërsa, Rina është përherë aty, e buzëqeshur, fjalë pak, e dëgjueshme, duke i dhënë hapësirën çdo kolegu e pacienti të ndihet i dëgjuar dhe i respektuar; e gjithmonë e gatshme për të ndihmuar të gjithë.
Rina e kryen me shumë modesti profesionin e saj: jo vetëm sot, por në çdo ditë që ka shënuar rrugëtimin e saj profesional në QSSH7, sepse kjo është ajo çfarë beson dhe në fakt e ka ndihmuar të ndërtojë besim e respekt tek të gjithë pacientët dhe komuniteti i Laprakës.
Por, sot dita mori ngjyra të bukura kur një vlerësim i veçantë si "Infermieri i vitit" erdhi nga Presidentja e Urdhrit të Infermierit Tiranë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtarë të Infermierit; profesionistët që janë modestë e punëtorë, të domosdoshëm e të padukshëm, shërues e të heshtur, sepse në fakt kështu janë liderët me integritet, e Rina është padyshim një ndër to!

Qendra jonë shpreh respekt, mirënjohje për Rinën dhe kontributin e saj; për për vlerësimin ndaj koleges tonë!

Si Rina, të gjitha infermieret që punojnë në QSSH 7 janë model i përkushtimit e profesionalizmit!

Faleminderit që frymëzon, Kryeinfermiere Kamberi Coku!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve! 🎉🎉

📍Rritja profesionale e personelit shëndetësor është ndër pikat kyçe të performancës dhe shërbimit ndaj pacientit.Gjatë p...
20/04/2026

📍Rritja profesionale e personelit shëndetësor është ndër pikat kyçe të performancës dhe shërbimit ndaj pacientit.
Gjatë periudhës shkurt-prill 2026, stafi ynë mori pjesë në takimet e Grupit të Kolegëve, një iniciativë kjo e mbështetur nga Projekti Health for All Project - HAP dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale .

Pjesëmarrësit u njohën me Udhëzuesin e "Menaxhimi i Çrregullimeve të Shëndetit Mendor në KSHP" dhe realizuan temat:
1. Parimet e Kujdesit të Përgjithshëm dhe Menaxhimi i Stresit në KSHP.
2. Menaxhimi i Depresionit dhe Psikozave në KSHP.
3. Memaxhimi i Epilepsisë dhe Paaftësisë Intelektuale në KSHP.
4. Menaxhimi i përdorimit të alkolit, drogës dhe vetëvrasjes në KSHP".

Lektorët:
Dr. Ajsela Aga, Mjeke familje
Dr. Klodjana Shahaj, Mjeke familje
MSc. Lulzime Gjyriqi, Punonjëse Sociale
Inf. Resmije Terziu, Infermiere Familje,

udhëhoqën grupin drejt diskutimeve mbi rastet dhe praktikat e punës së përditshme me pacientët me probleme të shëndetit mendor.


🎗 16 Ditët e Aktivizimit për eEleminimin e Dhunës me Bazë Gjinore.🟠Në bashkëpunim me Qendrën "Të Drejtat e Njeriut në De...
01/12/2025

🎗 16 Ditët e Aktivizimit për e
Eleminimin e Dhunës me Bazë Gjinore.

🟠Në bashkëpunim me Qendrën "Të Drejtat e Njeriut në Demokraci", zhvilluam një aktivitet sensibilizues me komunitetin të cilit i shërbejmë, për të rritur jo vetëm ndërgjegjësimin për të mos e pranuar dhunën, por edhe rolin shumë të rëndësishëm që ka personeli shëndetësor në identifikimin dhe referimin e dhunës.

Kemi krijuar këndin e informimit ku çdo pacient mund të marrë informacione mbi shërbimet dhe strukturat e mbrojtjes.


Address

Tirana

Telephone

+35542220308

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Socio-Shendetesore Nr.7 Laprake posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Socio-Shendetesore Nr.7 Laprake:

Shortcuts

Sponsored

Share

Category