Justin Goçi

Call Directions Website Contact the practice

Justin Goçi Rigjenerim shpirtëror, mendor, fizik nëpërmjet praktikimit te praktikave meditative edhe të Teknikës së Meditimit Transcendental.

Programit Get Released Largim i suksesshem i ankthit edhe depresionit pa medikamente! Eksperti i Meditimit Justin Goçi: Pionieri i Mirëqenies Holistike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Justin Goçi është një ekspert i shquar në zhvillimin e potencialit të plotë mendor dhe fizik, duke udhëhequr individët drejt një jete të shëndetshme dhe të balancuar. Për më shumë se 8 vite, ai është i vetmi ekspert shqiptar që ka krijuar dhe zbatuar me sukses programin “Get Released”, një trajtim gjithëpërfshirës për të eliminuar ankthin, stresin, depresionin, mbingarkesën emocionale dhe pagjumësinë – të gjitha këto pa përdorimin e medikamenteve. Ky program unik bazohet në kombinime ushqimore të personalizuara, ushtrime fizike të lehta, masazhe specifike dhe praktika meditimi. Justin Goçi është mësuesi i parë shqiptar i Meditimit Transcendental (MT), me përgjegjësi për përhapjen e kësaj teknike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. I çertifikuar në Tajlandë nga Maharishi Mahesh Yogi – themeluesi i Meditimit Transcendental dhe një ndër mësuesit më të njohur në botë – Mjeshtri Justin po përhap këtë dije të çmuar në rajon, duke kontribuar në zhvillimin e ndërgjegjes kolektive dhe mirëqenies së popullatës. Misioni dhe Filozofia
Misioni i Justin Goçit është të përmirësojë mirëqenien fizike, mendore dhe shpirtërore të individëve kudo që ndodhen. Sipas tij, çdo njeri ka brenda vetes një rezervuar të pashtershëm inteligjence dhe energjie kozmike, të cilin mund ta zgjojë përmes praktikës së Meditimit Transcendental edhe praktikave te tjera! Ai thotë:
“Njeriu mund të gjejë gjithçka që duhet të njohë dhe të dijë brenda vetes së tij për të arritur lumturinë.”

Përfitimet Shkencore të Meditimit Transcendental
MT është një teknologji e bazuar në shkencë që i lejon mendjes të arrijë nivele të thella qetësie, ndërsa trupi përjeton një pushim të thellë, duke çliruar streset dhe bllokimet fiziologjike që pengojnë rritjen e mirëqenies. Kjo teknikë është e verifikuar shkencërisht në qindra studime të botuara në shtatë volume të titulluara: “Scientific Research on Maharishi's Transcendental Meditation and the TM-Sidhi Programme.”

Ndikimi Kolektiv dhe Synimet e Ardhshme
Qëllimi i Justin Goçit është të krijojë një numër të konsiderueshëm praktikuesish të MT-së, duke rritur kështu nivelin e ndërgjegjes kolektive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ai thekson se kur ndërgjegjja kolektive ngrihet, shoqëria bëhet më harmonike, më e shëndetshme dhe më prosperuese. Në një nivel më të thellë, ai synon të përfshijë këtë dije në shkolla, duke ndihmuar fëmijët të rriten të lumtur, të shëndetshëm dhe të fuqishëm, duke kontribuar njëkohësisht në krijimin e një shoqërie të fortë dhe paqësore. Një Mesazh për Botën
Justin citon shpesh mësuesin e tij, Maharishi Mahesh Yogi:
“Vetëm një farë e re mund të japë të korra të reja. Vetëm një dije e re, principe të reja dhe programe të reja mund t’i japin fund konfliktit, sëmundjes dhe vuajtjes, duke parandaluar që këto probleme të lindin në të ardhmen.”

Me përkushtim dhe pasion, Justin Goçi vazhdon të jetë një frymëzim dhe një udhëheqës në përhapjen e kësaj dritëdhënieje të re në rajon dhe më gjerë.

2 VITE ANKTH, DEPRESION, PAGJUMËSI DHE FRIKË… SOT IDEALI RRËFEN SI I NDRYSHOI JETA!Imagjino të zgjohesh çdo mëngjes me f...
30/10/2026

2 VITE ANKTH, DEPRESION, PAGJUMËSI DHE FRIKË… SOT IDEALI RRËFEN SI I NDRYSHOI JETA!

Imagjino të zgjohesh çdo mëngjes me frikë, të ndihesh i pasigurt përballë përgjegjësive dhe të mos kesh më besim se një ditë do të ndihesh mirë…

Kjo ishte përditshmëria e Idealit, 35 vjeç, i cili jeton në Austri.

Për dy vite ai u përball me ankthin, gjendjet depresive, pagjumësinë dhe pasigurinë.

Kërkoi ndihmë te mjekë dhe psikologë, përdori medikamente të ndryshme, por sipas tij, përmirësimet ishin vetëm të përkohshme.

Megjithatë, Ideali nuk hoqi dorë nga shpresa!

Ai vendosi të ndiqte nga Austria programin natyral Get Released Online, të krijuar nga Justin Goçi.

Sot, pas përfundimit të programit, Ideali shprehet:

“Përpara programit kisha humbur shpresën se kjo gjendje do të më kalonte ndonjëherë. Sot shpresa më është rikthyer. Ndihem shumë mirë dhe krejtësisht i çliruar!”

Këto fjalë na kujtojnë diçka të rëndësishme:

Gjendja që po përjeton sot nuk përcakton domosdoshmërisht të ardhmen tënde.

Ekzistojnë edhe mënyra jomedikamentoze për të punuar drejt përmirësimit të mirëqenies emocionale. Çdo njeri ka nevoja të ndryshme dhe mbështetja e përshtatshme mund të bëjë ndryshimin.

🎥 Dëgjo dëshminë e Idealit. Ndoshta historia e tij do të të japë kurajën për të ndërmarrë hapin tënd të parë.

📩 Dëshiron të mësosh më shumë për programin Get Released Online?

Na shkruaj privatisht “ÇLIROHU” dhe informohu për një konsultë paraprake vlerësuese me Justin Goçin.

Justin Goçi
Qendra Braman | Programi Get Released

Get Released është një program mirëqenieje pa medikamente, por nuk zëvendëson kujdesin mjekësor apo psikologjik. Dëshmia është përvojë individuale dhe rezultatet ndryshojnë. Medikamentet nuk duhen ndërprerë pa këshillën e mjekut.



2 VITE ANKTH, DEPRESION, PAGJUMËSI DHE FRIKË… SOT IDEALI RRËFEN SI ...

30/10/2026

2 VITE ANKTH, DEPRESION, PAGJUMËSI DHE FRIKË… SOT IDEALI RRËFEN SI I NDRYSHOI JETA!

Imagjino të zgjohesh çdo mëngjes me frikë, të ndihesh i pasigurt përballë përgjegjësive dhe të mos kesh më besim se një ditë do të ndihesh mirë…

Kjo ishte përditshmëria e Idealit, 35 vjeç, i cili jeton në Austri.

Për dy vite ai u përball me ankthin, gjendjet depresive, pagjumësinë dhe pasigurinë.

Kërkoi ndihmë te mjekë dhe psikologë, përdori medikamente të ndryshme, por sipas tij, përmirësimet ishin vetëm të përkohshme.

Megjithatë, Ideali nuk hoqi dorë nga shpresa!

Ai vendosi të ndiqte nga Austria programin natyral Get Released Online, të krijuar nga Justin Goçi.

Sot, pas përfundimit të programit, Ideali shprehet:

“Përpara programit kisha humbur shpresën se kjo gjendje do të më kalonte ndonjëherë. Sot shpresa më është rikthyer. Ndihem shumë mirë dhe krejtësisht i çliruar!”

Këto fjalë na kujtojnë diçka të rëndësishme:

Gjendja që po përjeton sot nuk përcakton domosdoshmërisht të ardhmen tënde.

Ekzistojnë edhe mënyra jomedikamentoze për të punuar drejt përmirësimit të mirëqenies emocionale. Çdo njeri ka nevoja të ndryshme dhe mbështetja e përshtatshme mund të bëjë ndryshimin.

🎥 Dëgjo dëshminë e Idealit. Ndoshta historia e tij do të të japë kurajën për të ndërmarrë hapin tënd të parë.

📩 Dëshiron të mësosh më shumë për programin Get Released Online?

Na shkruaj privatisht “ÇLIROHU” dhe informohu për një konsultë paraprake vlerësuese me Justin Goçin.

Justin Goçi
Qendra Braman | Programi Get Released

Get Released është një program mirëqenieje pa medikamente, por nuk zëvendëson kujdesin mjekësor apo psikologjik. Dëshmia është përvojë individuale dhe rezultatet ndryshojnë. Medikamentet nuk duhen ndërprerë pa këshillën e mjekut.


10 vite ankth, stres, pagjumësi dhe atake paniku… Edhe pse psikologe, Denada përjetoi një betejë të gjatë me veten.Të nj...
29/10/2026

10 vite ankth, stres, pagjumësi dhe atake paniku… Edhe pse psikologe, Denada përjetoi një betejë të gjatë me veten.

Të njohësh mendjen njerëzore nuk do të thotë se je i paprekshëm nga vështirësitë emocionale.

Denada Kovaçi është psikologe. Një profesioniste që e njeh nga afër botën e mendimeve, emocioneve dhe sjelljes njerëzore. Megjithatë, për 10 vite, edhe ajo u përball me ankthin, ataket e panikut, pagjumësinë, dhimbjet e forta të kokës dhe mendimet negative që ia vështirësonin jetën e përditshme.

Gjatë kësaj periudhe, ajo kërkoi ndihmë, përdori medikamente të ndryshme dhe zhvilloi konsulta psikologjike, por sipas saj, përmirësimet nuk ishin ato që shpresonte.

Sot, pas përfundimit të programit Get Released në Qendrën Braman, Denada ndan publikisht një përvojë krejt tjetër.

Ajo tregon se ka rifituar gjumin e qetë, nuk përjeton më dhimbjet e mëparshme të kokës dhe ka mësuar të përballet më mirë me mendimet negative dhe sfidat e përditshme.

Ajo që e bën të veçantë historinë e Denadës nuk është vetëm fakti që është psikologe, por guximi për të kërkuar një rrugë të re drejt mirëqenies së saj.

Sepse njohuria është e rëndësishme, por përjetimi, vetënjohja dhe puna me veten janë një dimension tjetër.

Për mua, histori të tilla kanë një vlerë të jashtëzakonshme. Më kujtojnë se pas çdo njeriu që përballet me ankthin, ekziston një jetë që meriton të jetohet me më shumë qetësi, vetëdije dhe besim.

Nëse prej kohësh po përballesh me ankthin, stresin apo ataket e panikut, mos e konsidero gjendjen tënde të sotme si një realitet që nuk mund të ndryshojë.

Pavarësisht sa kohë ke vuajtur, ekzistojnë mundësi për të punuar me veten, për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.

🎥 Dëgjo dëshminë e Denadës. Ndoshta në historinë e saj do të gjesh edhe një pjesë të historisë sate.

Nëse po kërkon një qasje natyrale, të bazuar në thellim te brendshëm, vetënjohjen dhe zhvillimin personal, mund të njohësh më nga afër programin Get Released.

Programi nuk përfshin medikamente. Për përvojën dhe rezultatet e Denadës, nuk ke nevojë të mbështetesh vetëm te fjalët e mia. Dëgjoje vetë historinë e saj!

Justin Goçi
Qendra Braman | Programi Get Released

Rezultatet janë individuale dhe mund të ndryshojnë. Programi është një qasje plotësuese për mirëqenien dhe nuk zëvendëson trajtimin mjekësor ose psikiatrik. Medikamentet nuk duhen ndërprerë pa këshillën e mjekut.

10 vite ankth, stres, pagjumësi dhe atake paniku… Edhe pse psikolog...

A mund të na prishë një koment negativ gjithë ditën? Dhe si mund ta ruajmë qetësinë tonë të brendshme?Në këtë diskutim n...
27/10/2026

A mund të na prishë një koment negativ gjithë ditën? Dhe si mund ta ruajmë qetësinë tonë të brendshme?Në këtë diskutim në Vizion Plus, folëm për ndikimin e negativitetit, stresin, rëndësinë e vetëkontrollit, dhembshurisë dhe rolin që meditimi mund të ketë në mirëqenien tonë mendore dhe emocionale.

Një mesazh që dëshiroj të ndaj me ju:“Nuk është gjithmonë ajo që të tjerët thonë për ne që na lëndon, por mënyra se si ne e përjetojmë dhe e trajtojmë brenda vetes.

”Një falënderim dhe vlerësim i veçantë për moderatoren Fjodora Fjora, për profesionalizmin, pyetjet e menduara dhe mënyrën e natyrshme me të cilën drejtoi diskutimin, duke krijuar hapësirë për mendime dhe këndvështrime të ndryshme.
Gjithashtu, falënderoj Vizion Plus për mikpritjen dhe për hapësirën që u jep temave kaq të rëndësishme për mirëqenien dhe zhvillimin personal të shoqërisë sonë.Ju ftoj ta ndiqni këtë diskutim dhe të ndani mendimin tuaj: Sa ndikojnë fjalët e të tjerëve në qetësinë tuaj të brendshme?A

https://www.youtube.com/watch?v=pZvEOgU-kjc

A mund të na prishë një koment negativ gjithë ditën? Dhe si mund ta...

09/10/2026
22/09/2026

Maturimi kerkon perpjekjen e vete!
Mesim edukativ!

https://www.youtube.com/watch?v=Cc33w6ocpJARespekte per Klean edhe pyetjet e saja!A mund të zhduken ankthi, depresioni d...
04/07/2026

https://www.youtube.com/watch?v=Cc33w6ocpJA

Respekte per Klean edhe pyetjet e saja!

A mund të zhduken ankthi, depresioni dhe ataket e panikut pa ilaçe?

Kjo ishte vetëm pika e nisjes...

Në këtë intervistë flasim për shumë më tepër se kaq.

Flasim për atë që shumica e njerëzve nuk e mësojnë kurrë:
• Pse ankthi është shpesh një sinjal dhe jo armiku yt.
• Si gjykimet, frika dhe mënyra se si e ke ndërtuar marrëdhënien me veten krijojnë vuajtjen.
• Si njohja e vetes mund të ndryshojë mënyrën se si e përjeton jetën.
• Si të dallosh stresin, ankthin dhe depresionin.
• Pse nuk duhet të luftosh simptomën, por të kuptosh burimin.

Gjatë intervistës flas edhe për Meditimin Transcendental (MT).

Por është e rëndësishme të kuptohet një dallim:

Meditimi Transcendental nuk është Programi Get Released.

Meditimi Transcendental është një mjet i fuqishëm për:
✔️ qetësinë mendore,
✔️ zhvillimin e potencialit,
✔️ lidhjen me veten,
✔️ rritjen e qartësisë mendore,
✔️ përmirësimin e cilësisë së jetës.

Ndërsa Programi Get Released është një program individual dhe shumë më i gjerë, i ndërtuar për të identifikuar dhe shpërbërë burimin e ankthit, depresionit dhe atakeve të panikut, duke përdorur një kombinim teknikash dhe praktikash të personalizuara. Meditimi është vetëm një nga elementët e tij, jo e gjithë zgjidhja.

Në fund, pyetja nuk është:

"A beson te meditimi?"

Pyetja është:

"Sa mirë e njeh veten?"

Sepse në momentin që fillon të njohësh veten, fillon të kuptosh edhe pse ke vuajtur.

🎥 Të ftoj ta ndjekësh intervisten.

Në këtë episod të Vibe, i ftuar është Justin Goci, meditues, i cili...

MIN 24:30 ne video!Po sikur shumë nga përgjigjet që kërkon t'i kesh pasur gjithmonë brenda vetes?Në këtë bisedë flasim h...
04/07/2026

MIN 24:30 ne video!

Po sikur shumë nga përgjigjet që kërkon t'i kesh pasur gjithmonë brenda vetes?

Në këtë bisedë flasim hapur për ankthin, depresionin dhe ataket e panikut, por edhe për diçka shumë më të thellë: marrëdhënien që kemi me veten.

Do të flasim për Programin Get Released, si një program i ndërtuar për të identifikuar dhe trajtuar burimin e ankthit, depresionit dhe atakeve të panikut, dhe për Meditimin Transcendental, si një mjet i fuqishëm për të parandaluar këto gjendje, për të zhvilluar potencialin e njeriut dhe për të krijuar një jetë me më shumë qetësi, qartësi dhe mirëqenie.

Së bashku prekim tema si:
• njohja e vetes;
• realiteti i përfundimtar dhe realiteti që ne e perceptojmë si realitet;
• marrëdhënia mes meditimit dhe Zotit;
• si të jetojmë me më shumë paqe, vetëdije dhe mirëqenie në çdo aspekt të jetës;
• dhe gabimet që shumë prej nesh bëjnë pa e kuptuar, gabime që mund të na kushtojnë vite të tëra vuajtjeje.

Ndoshta kjo nuk është thjesht një intervistë.

Ndoshta është fillimi i një bisede me veten tënde.

Klea Kica është një gazetare profesioniste, e komunikueshme dhe me pyetje që i japin vlerë çdo bisede.

Ishte një kënaqësi e veçantë pjesëmarrja me Z. Ardit Gjebrea dhe Genën në Tv Klan, tek “E Diela Shqiptare”. Një eksperie...
24/05/2026

Ishte një kënaqësi e veçantë pjesëmarrja me Z. Ardit Gjebrea dhe Genën në Tv Klan, tek “E Diela Shqiptare”. Një eksperiencë shumë argëtuese dhe plot energji pozitive. Patëm mundësinë të dëgjonim edhe këngën më të re të Genës, e cila na pëlqeu jashtëzakonisht shumë, si edhe të njihnim disa njerëz vërtet interesantë.

Address

Rruga Bilal Golemi
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Justin Goçi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Justin Goçi:

Shortcuts

Sponsored

Share

Nearby clinics