Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë

Directions Website Contact the practice

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë QSUT është Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar mjekimi, mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor. http://www.qsut.gov.al/
(216)

13/10/2026
13/10/2026

Mirëmëngjes nga Blloku Operator i Spitalit Francez në QSUT! 🏥

Çdo ditë, dhjetëra pacientë i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, nga ato më të lehtat deri te rastet më komplekse, falë profesionalizmit, përkushtimit dhe punës së koordinuar të ekipeve tona mjekësore.

📊 Bilanci i ndërhyrjeve kirurgjikale për periudhën 1–11 tetor:

* Okulistikë: 159 ndërhyrje
* ORL: 55 ndërhyrje
* OMF: 21 ndërhyrje

Në total, 235 ndërhyrje kirurgjikale të realizuara në këto tri shërbime gjatë kësaj periudhe.

Pas çdo ndërhyrjeje qëndron puna e përkushtuar e ekipeve tona, me synimin për t’u ofruar pacientëve kujdes shëndetësor cilësor dhe siguri në çdo hap të trajtimit.

12/10/2026

☀️Mirëmëngjes,
Një ditë e re nis me përkushtim, profesionalizëm dhe kujdes për pacientët tanë, pranë Shërbimit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare.

Çdo ditë, ekipet tona mjekësore janë në shërbim të shëndetit dhe jetës, me përgjegjësi, përkushtim dhe humanizëm.

🏥QSUT: në shërbim të jetës.

10/10/2026

🎀 Mirëmëngjes nga Shërbimi Onkologjik!
Këtë Tetor Rozë, janë pacientët dhe familjarët e tyre ata që rrëfejnë eksperiencat, emocionet dhe historitë e tyre në këtë spital.

Sepse pas çdo diagnoze ka një histori.
Pas çdo trajtimi ka një përpjekje.
Dhe pas çdo vështirësie ka njerëz që zgjedhin të vazhdojnë përpara.

Këtë muaj, duam t’u japim zë atyre që e njohin më mirë këtë rrugëtim: atyre që e kanë përjetuar.

Historitë e tyre janë histori force, shprese dhe besimi🩷

Tetori Rozë: zëri i pacientit, historia jonë🙏

🎀 Tetori Rozë Në kuadër të Programit të Depistimit të Kancerit të Gjirit, QSUT “Nënë Tereza” ofron shërbimin e mamografi...
07/10/2026

🎀 Tetori Rozë

Në kuadër të Programit të Depistimit të Kancerit të Gjirit, QSUT “Nënë Tereza” ofron shërbimin e mamografisë:

🕗 E hënë–e premte: 08:00–20:00
🕘 E shtunë: 09:00–14:00

Kontrolli i hershëm shpëton jetë.
Veçanërisht për gratë mbi 50 vjeç dhe grupmoshat me risk të shtuar. Mos e shty. Bëj kontrollin dhe kujdesu për shëndetin tënd!

QSUT – Në shërbim të jetës.

05/10/2026

❤️ Një lajm që na mbush me shpresë dhe gëzim!

Një fëmijë vetëm 3 vjeç, përballë një sfide të madhe shëndetësore, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati 7 orë. Tumori në trurin e vogël ishte një sfidë e vështirë, veçanërisht në këtë moshë. Por falë përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhur të ekipit mjekësor, ndërhyrja u realizua me sukses dhe tumori u hoq i gjithi.

Sot, falë kësaj ndërhyrjeje dhe kujdesit të ekipit mjekësor, fëmija gëzon shëndet të plotë. Pas ekzaminimit histologjik, trajtimi do të vijojë sipas protokollit të përcaktuar nga Bordi Multidisiplinar Onkopediatrik.

Një falënderim i veçantë për të gjithë ekipin që ishte pjesë e kësaj sfide: Prof. Dr. Artur Xhumari, Anestezist Myfit Saraçi, Kirurg asistent Gramoz Brace, Instrumentarë Refije Kadiu dhe Ervin Gjisha.

03/10/2026

☀️ Mirëmëngjes nga QSUT!
🤝 Empatia, sjellja dhe komunikimi bëjnë diferencën.

Vijojnë trajnimet për stafin infermieror dhe sanitar, me fokus komunikimin profesional, të qartë dhe empatik.

Sepse kujdesi për pacientin nis edhe nga mënyra si flasim, si dëgjojmë dhe si sillemi.

🏥QSUT: Në shërbim të jetës🙏

Address

Rr. E Dibres
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë:

Shortcuts

Sponsored

Share

Category