City Dental Clinic

City Dental Clinic Orthodontics & Oro-Maxillo-Facial Surgery
Specialist in Advanced Implantology

16/07/2026

Barra e Titanit në Implantologjinë Totale! Rëndësia e saj, të vërtetat dhe mbivlerësimet e kësaj strukture, çfarë duhet të dini dhe të keni kujdes...

Ndiqni videon për tu informuar rreth këtij elementi të rëndësishëm të implantologjisë totale të cilin duhet patjetër ta kërkoni dhe ta keni pjesë të punimit tuaj.

16/06/2026

No second chance...Quad Zygoma😀

06/05/2026

Dhëmbë me vidosje apo me cementim?🤔 5/8

"Cementimi" ka një të mirë dhe të gjitha të tjerat të këqija ndërsa "Filetimi" ka një të keqe dhe të gjitha të tjerat të mira... 🤷‍♂️

Ndiqni doktorin për më shumë informacion dhe nëse keni akoma pyetje: 👇

🌐 www.cdc.com.al
☎️ 00355 69 2 607 607
☎️ 00355 68 510 70 70
📧 [email protected]
📍Rruga "Siri Kodra", Tiranë



Nga Asgjë në Gjithçka... I dhamë pacientes për Dy Ditë atë që kërkonte çdo vit! Pas vitesh e vitesh me proteza totale er...
23/04/2026

Nga Asgjë në Gjithçka... I dhamë pacientes për Dy Ditë atë që kërkonte çdo vit!

Pas vitesh e vitesh me proteza totale erdhi momenti që u lodh prej tyre, por kishte Zero Kockë për Implantologji Tradicionale.

Implantologjia e Avancuar Zigomatike dhe Pterigoide e nxorri një herë e mirë këtë pacient nga torturat e protezave të lëvizshme, hall që e kuptojnë vetëm ata që i kanë!

Planifikuam në imtësi çdo gjë dhë e gjitha shkoi sipas planit! Ndërhyrja e kryer nga Dr.Ersted Muço (Kirurg Maksilo-Facial i specializuar në Universitetin e Pisa, Itali) dhe nga stafi i tij!🫶

Për më shumë info:👇

🌐 https://cdc.com.al/implantet-zigomatike-ne-shqiperi/
☎️ 00355 69 2 607 607
☎️ 00355 68 510 70 70
📧 [email protected]
📍Rruga "Siri Kodra", Tiranë

🔹

16/04/2026

Proteza Provizore Fikse ose Karikimi Imediat 4/8

Ju menduat se vendosët implantet dhe shpëtuat? Jo, aty sapo ka nisur rrugëtimi juaj! Faza e parë dhe më e vështirë është periudha post-kirurgjikale e cila përveç plagëve ka dhe gjendjen psikologjike, sidomos kur pacienti ka pasur disa dhëmbë dhe krejt papritur e gjen veten pa asnjë të tillë në gojë! Ti shtosh kësaj edhe një "nallane" kallçuku që lëviz në gojë si një det i trazuar, çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë, është një traumë që asnjeri nuk do donte ta kalonte!

Çfarë ofrojmë ne pas kirurgjisë?

✅️ Protezë Provizore Fikse (Karikim Imediat mbi implante, max 48 orë pas kirurgjisë)
✅️ Dhëmbë fiks natyralë, pa pllakën e qiellzës dhe pa shtypje mbi plagë
✅️ Buzëqeshje dhe të ushqyer perfekte që në ditën e dytë pas kirurgjisë
✅️ Një kirurgji të vetme, ku vendosen të gjithë komponentët protezikë
✅️ Përshtatje shumë më të lehtë me dhëmbët e rinj

Çfarë ju themi të mos bëni?

❌️ Protezë provizore totale të lëvizshme që nuk qëndron, që ju vret, që nuk mbahet në gojë
❌️ Kirurgji të dytë për zbulimin e implanteve
❌️ Dëmtim të implanteve nga shtypja e protezës
❌️ Pamundësinë e përshtatjes me një pllakë kallçuku të lëvizshme që do ndryshojë gjithë fonetikën dhe fizionominë tuaj!

Besojani profesionistëve kirugjinë tuaj që bëhet vetëm një herë:👇

🌐 www.cdc.com.al
☎️ 00355 69 2 607 607
☎️ 00355 68 510 70 70
📧 [email protected]
📍Rruga "Siri Kodra", Tiranë





No Fake Gingiva /  Full Arch Implantology 😃With us you can smile without secrets...😉
14/04/2026

No Fake Gingiva / Full Arch Implantology 😃
With us you can smile without secrets...😉

13/04/2026

Implantologjia Natyrale FP1? Është niveli më i lartë i Implantologjisë Dentare, ku përveç fizikës dhe bio-mekanikës përfshihet dhe arti i menaxhimit, ruajtjes dhe modifikimit të indeve të buta për të arritur dhëmbë që dalin në mënyrë natyrale nga gingivat, pra një protezë pa gingivë fallco dhe pa linjë bashkimi midis gingivës suaj natyrale dhe protezëz mbi implante!

Ne jemi pionerët e implantologjisë natyrale në Shqipëri, jemi ata që kemi lënë gjurmë edhe ne forumet botërore të implantologjisë me postet tona për implantologjinë pa gingivë fallco!

Ne jemi këtu për ju:👇
🌐 www.cdc.com.al
☎️ 00355 69 2 607 607
☎️ 00355 68 510 70 70
📧 [email protected]
📍Rruga "Siri Kodra", Tiranë

Gëzuar Pashkët!🍷 Shëndet & Buzëqeshje 😁
12/04/2026

Gëzuar Pashkët!🍷 Shëndet & Buzëqeshje 😁

10/04/2026

SEDACIONI VENOZ - 3/8 Ai që ka bërë një rebabilitim total mbi implante vetëm nën anestezi lokale e di shumë mirë se sa sfiduese, komplekse, e lodhshme dhe e dhimbshme është kjo proçedurë. Ju që se keni provuar duhet të merrni mësim nga ata që e kanë kaluar, jo të bëheni shembull vet!

4-5 orë duke hequr dhëmbët, shpuar kockën, tërhequr faqet e gjuhën kanë vetëm një emërues të përbashkët që ti kthej ato në zero që është "Sedacioni venoz", një proçedurë qe ju bën totalisht të relaksuar, pa ankth, pa stres, humb sensin e kohës dhe mbi të gjitha ju garanton jetën duke qenë se nje mjek reanimator është gjithmonë mbi kokën tuaj për çdo të papritur.

Dr. Arbër Gjermëni, ndër mjekët më të mirë anestezist-reanimator pranë QSUT, vjen në klinikën tonë me një eksperiencë shumë vjeçare ne sedacion venoz dhe është pranë jush për të jua bërë këtë udhëtim sa më të lehtë!

Ndërhyrjet kirurgjikale nuk bëhen përditë ama kur bëhen sigurohuni që po merrni më të mirën. Më shumë info per sedacionin venoz dhe Dr.Arbër Gjermëni:👇

🌐 www.cdc.com.al
☎️ 00355 69 2 607 607
☎️ 00355 68 510 70 70
📧 [email protected]
📍Rruga "Siri Kodra", Tiranë



Shumë prej jush vuajnë nga një dhëmb ose nga gingiva të errëta pasi keni vendosur nje kurorë metal-qeramike apo  zirkoni...
09/04/2026

Shumë prej jush vuajnë nga një dhëmb ose nga gingiva të errëta pasi keni vendosur nje kurorë metal-qeramike apo zirkoni. Pse vjen kjo?

Në të shumtën e rasteve vjen nga një gabim i mjekut i cili ju ka vendosur një vidë metalike në dhëmbët tuaj të përparmë. Vida metalike sidomos kur nuk është material i mirë ose kur ka mikroinfiltrim, oksidohet dhe ngjyros totalisht kurorën e dhëmbit së bashku me rrënjën e tij dhe kjo reflekton edhe gingivën e errët.

Shumë herë edhe me heqjen e vidës dhe ndërrimin e kurorës ky problem përmirësohet por nuk zgjidhet totalisht. Në rastin konkret ishim me fat dhe meritonim një rezultat të tillë pasi:

❌️ Hoqëm kurorën e vjetër të zirkonit
❌️ Hoqëm vidën
❌️ Hoqëm një pjesë të indeve të zeza
✅️ Bëmë zbardhim intrakoronal
✅️ Bëmë vidë të re
✅️ Bëmë mbushje me kompozit opak të kurorës
✅️ Bëmë një kurorë të re zirkoni (23)
✅️ Vendosëm një implant të dhëmbi fqinjë (24)

Detajet na kanë diferencuar gjithmonë!😊

Nëse doni rrëmujë, çmime të ulëta dhe sasi nuk jemi ne klinika duhur!⛔️

Nëse doni cilësi, jetëgjatësi, përkujdesje dhe detaje:👇
🌐 www.cdc.com.al
☎️ 00355 69 2 607 607
☎️ 00355 68 510 70 70
📧 [email protected]
📍Rruga "Siri Kodra", Tiranë

Address

City Dental Clinic
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when City Dental Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to City Dental Clinic:

Shortcuts

Share