Hyrida Basha

Call Directions Website Contact the practice

Hyrida Basha DIETOLOGE KLINIKE
AUTORE LIBRASH

E kështu kjo punë...vijon gjithsesi 😅
09/10/2026

E kështu kjo punë...vijon gjithsesi 😅

Me gjithë këtë trafik të Tiranës sot, ne të dy gjetëm një mënyrë për të mos e ndjerë këmbën të mpirë nga freksioni 🤷🏼‍♀️...
08/10/2026

Me gjithë këtë trafik të Tiranës sot, ne të dy gjetëm një mënyrë për të mos e ndjerë këmbën të mpirë nga freksioni 🤷🏼‍♀️😅. Një bisedë se sa shumë e njohim njëri - tjetrin
Këtë herë 1-0 për Ligji Terheqjes 🤭
Bisedat e tjera vijojnë në ditët pasuese
Mënyra juaj cila ishte?

Kur në çift janë një dietologe dhe një life coach, edhe hapja e patatinave bëhet debat profesional. Unë them “vendos një...
07/10/2026

Kur në çift janë një dietologe dhe një life coach, edhe hapja e patatinave bëhet debat profesional. Unë them “vendos një kufi”, Ligji Terheqjes thotë “kufijtë janë vetëm në mendjen tënde”. 😂❤️
Ju për kë votoni

02/10/2026

Nuk dua që marrëdhënia jote me ushqimin të drejtohet vetëm nga ora. Prandaj nuk e rekomandoj fasting si stil jetese për të gjithë.
1. Nuk ka epërsi të qartë për dobësimin.
Në shumicën e krahasimeve, rezultatet janë të ngjashme me një kufizim të moderuar të kalorive. Nëse funksionon për dikë, kjo nuk do të thotë se të gjithë duhet të kalojnë orë pa ngrënë.
2. Orari nuk garanton cilësinë e ushqyerjes.
Mund të hash brenda tetë orëve dhe përsëri të mos marrësh mjaftueshëm proteina, fibra apo energji. Për mua, rëndësi ka edhe çfarë përmban vakti.
3. Duhet të përshtatet me jetën dhe nevojat e trupit.
Nëse shkakton uri të fortë, lodhje, ulje të performancës apo ngrënie të tepërt më vonë, ai protokoll duhet rishikuar. Të durosh më shumë nuk do të thotë të përfitosh më shumë.
4. Kufizimi mund të rëndojë një marrëdhënie të vështirë me ushqimin.
Te personat me histori çrregullimesh të të ngrënit, rregullat strikte mund të përforcojnë ciklin e kufizimit dhe humbjes së kontrollit.
A mund të ketë vend? Po.Te disa të rritur me mbipeshë, obezitet apo sindromë metabolike, një orar i strukturuar mund të ndihmojë veçanërisht kur pakëson ngrënien e vonë dhe është më i lehtë për t’u ndjekur. Por e përdorim me objektiv, ushqyerje të plotë dhe rivlerësim. Nuk ka një numër magjik orësh apo javësh që vlen për të gjithë.
Qëllimi im është që të ushqehesh mirë dhe të ruash rezultatin, pa e kthyer çdo vakt në një provë durimi.Për bazën shkencore dhe kohëzgjatjen:
Analiza e 99 studimeve të randomizuara gjeti përgjithësisht përfitime të ngjashme me kufizimin e vazhdueshëm kalorik agjërimi në ditë alternative kishte një avantazh të vogël mesatar, rreth 1.3 kg. Një studim 12-mujor nuk gjeti përfitim shtesë të rëndësishëm nga kufizimi i orarit kur të dy grupet kufizonin kaloritë.
Mund të përdoret te të rritur të përzgjedhur me sindromë metabolike, një dritare ushqimi 8–10 orë, për 3 muaj, dha përmirësime modeste të kontrollit glicemik.
Sa gjatë: nuk ekziston një kohëzgjatje universale e rekomanduar. Varet nga përfitimi, tol

🥚 E hoqe vezën nga mëngjesi… po kolesteroli mbeti i lartë?Veza përmban kolesterol, por kjo nuk do të thotë se e rrit një...
30/09/2026

🥚 E hoqe vezën nga mëngjesi… po kolesteroli mbeti i lartë?
Veza përmban kolesterol, por kjo nuk do të thotë se e rrit njësoj te çdo person. Për shumicën, rëndësi më të madhe ka ushqyerja në tërësi, veçanërisht teprica e yndyrave të ngopura. Edhe ajo që vendos pranë vezës në pjatë ka peshë.
Megjithatë, disa njerëz reagojnë më shumë ndaj kolesterolit ushqimor dhe mund të kenë rritje të LDL-së. Kur LDL është i lartë, ka dislipidemi apo hiperkolesterolemi familjare, sasia dhe shpeshtësia e të verdhave përshtaten sipas analizave dhe rrezikut individual. Historia familjare është arsye për kontroll, jo provë se veza ta rrit patjetër kolesterolin. Dhe në hiperkolesteroleminë familjare, vetëm rrallimi i vezëve nuk mjafton për ta menaxhuar.
Mos e përjashto nga frika dhe mos e konsumo pa masë ngaqë dëgjove se “nuk bën dëm”. Ushqyerja e duhur fillon kur këshilla përshtatet me ty. 🤍

29/09/2026

E zgjedhim jastëkun sipas butësisë, formës, madje edhe pamjes. Por pyetja e duhur është, a zgjohemi të çlodhur prej tij? Një jastëk i mirë është ai që na mban rehat gjatë natës dhe i jep mbështetje qafës. Nuk është “sekreti” i shëndetit të zemrës, por është një pjesë e vogël e një gjumi më të mirë. Dhe gjumi meriton po aq vëmendje sa zakonet e tjera me të cilat kujdesemi për veten. ❤️
Dyshek, Jorgan, Jastek 🇦🇱
Top Shop Albania

29 SHTATORI | DITA BOTËRORE E ZEMRËS ❤️Sot do të lexoni shumë për ushqimet që i bëjnë mirë zemrës. Unë dua të nis me një...
29/09/2026

29 SHTATORI | DITA BOTËRORE E ZEMRËS ❤️

Sot do të lexoni shumë për ushqimet që i bëjnë mirë zemrës. Unë dua të nis me një pyetje tjetër :A mund të ketë zemra tumor?
Po. Është e rrallë, por ndodh. Dhe fjala tumor këtu nuk do të thotë domosdoshmërisht kancer. Një masë mund të lindë në vetë zemrën ose të përhapet drejt saj nga një organ tjetër. Ndër tumoret që lindin në zemër, shumë janë beninje; te të rriturit, një nga format më të njohura është miksoma. Pse duhet të na interesojë një tumor beninj? Sepse zemra është një hapësirë ku edhe vendndodhja ka pasoja. Një masë mund të pengojë kalimin e gjakut, të ndikojë te valvulat ose të shkaktojë komplikacione nëse pjesë të saj shkëputen. Pra, beninj përshkruan natyrën e tumorit; nuk do të thotë se mund të lihet pa vlerësuar. Vështirësia është se ai nuk ka një “shenja dalluese”. Mund të shfaqet me marrje fryme, lodhje, rrahje të çrregullta apo të fikët. Këto simptoma zakonisht kanë shkaqe të tjera, më të shpeshta. Por nëse janë të reja, vazhdojnë ose përkeqësohen, duhen hetuar. Kur dyshohet për një masë, ekokardiografia është zakonisht hapi i parë diagnostik.

Dhe këtu dua të ndalem si dietologe.Në rrjete sociale, pothuajse çdo bisedë për zemrën kthehet në një listë ushqimesh: “ha këtë”, “hiq atë”. Por asnjë dietë nuk e zhduk një tumor të zemrës. Do të ishte e pandershme të sugjeroja të kundërtën. Ushqyerja ka një rol tjetër, konkret: të ndihmojë pacientin të ruajë peshën dhe masën muskulore, të marrë energji e proteina të mjaftueshme kur oreksi bie dhe të përballojë sa më mirë trajtimin e rikuperimin. Nëse ka edhe insuficiencë kardiake ose kufizime të tjera mjekësore, plani ushqimor ndryshon sipas gjendjes. Nuk është momenti për dieta të rrepta, “detox” apo kufizim të kripës dhe lëngjeve pa udhëzim individual.Kjo është arsyeja pse sot zgjodha një temë të rrallë. Kujdesi për zemrën nuk mbaron te parandalimi i sëmundjeve më të zakonshme. Ai përfshin edhe diagnostikimin në kohë, trajtimin e duhur dhe mbështetjen e njeriut gjatë gjithë rrugës.

E rrallë nuk do të thotë e parëndësishme. ❤️

Një tjetër dosje e hapim sot
26/09/2026

Një tjetër dosje e hapim sot

Si vlerësoni vendimin e gjykatës?
25/09/2026

Si vlerësoni vendimin e gjykatës?

Indeksi glicemik nuk duhet injoruar, por as përdorur si verdikti i vetëm për një ushqim.Ai mat reagimin ndaj një sasie f...
21/09/2026

Indeksi glicemik nuk duhet injoruar, por as përdorur si verdikti i vetëm për një ushqim.Ai mat reagimin ndaj një sasie fikse karbohidratesh, jo domosdoshmërisht ndaj porcionit që konsumojmë realisht. Nuk merr plotësisht parasysh:
• sasinë e ushqimit
• fibrat, proteinat dhe yndyrnat e vaktit
• mënyrën e gatimit dhe përpunimit
• pjekurinë e ushqimit
• përgjigjen individuale metabolike
Një ushqim me indeks glicemik të lartë nuk është automatikisht “i keq”; as një ushqim me indeks të ulët nuk është automatikisht i shëndetshëm. Prandaj duhen parë edhe ngarkesa glicemike, porcioni, përbërja e të gjithë vaktit dhe personi që e konsumon. Mos gjykoni ushqimin vetëm nga një numër. Shihni kontekstin.

Address

Liceu Artistik
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+355685374318

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hyrida Basha posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Hyrida Basha:

Shortcuts

Sponsored

Share

Category