Kolegji i Mjekëve Shqiptarë

Directions

Kolegji i Mjekëve Shqiptarë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kolegji i Mjekëve Shqiptarë, Health/Medical/ Pharmaceuticals, Tirana.

■ Koncesionet dhe Partneritetet Publik-Privat - PPP: Sektori është përfshirë nga skandale të mëdha lidhur me kontratat k...
05/10/2026

■ Koncesionet dhe Partneritetet Publik-Privat - PPP: Sektori është përfshirë nga skandale të mëdha lidhur me kontratat koncesionare si kontrolli mjekësor bazë apo Check-up, sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale, laboratorët etj..

■ Auditimet dhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme - SPAK kanë zbuluar se paratë publike shpesh paguhen për shërbime të paprekura ose kontrata me kosto të fryra. Për shembull, monitorimet tregojnë se buxheti i shtetit ka paguar vlera të plota për koncesionet edhe kur numri i planifikuar i pacientëve nuk është realizuar.

■ Prokurimet Publike dhe Tenderat: Tenderat për blerjen e medikamenteve, pajisjeve mjekësore dhe rikonstruksionin e spitaleve shpesh karakterizohen nga mungesa e transparencës, kritere të paracaktuara për fitues të caktuar dhe mungesë konkurrence të ndershme.

■ Menaxhimi i Spitaleve Universitare: Perceptimi i korrupsionit është veçanërisht i lartë (rreth 81%) në spitalet e mëdha universitare si QSUT, aty ku përqendrohen fondet më të mëdha dhe vendimmarrja për shërbimet e specializuara.

Siguria e ushqimit ne çerdhe dhe kopshte, por edhe institucione te tjera publike si spitale apo konvikte mbetet gjithmon...
03/10/2026

Siguria e ushqimit ne çerdhe dhe kopshte, por edhe institucione te tjera publike si spitale apo konvikte mbetet gjithmone nje problematike ku shpesh cenohen standardet duke demtuar shendetin dhe vene ne rrezik jeten.

Shqipëria po përballet me një bilanc natyror gjithnjë e më të ngushtë të popullsisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2026,...
15/08/2026

Shqipëria po përballet me një bilanc natyror gjithnjë e më të ngushtë të popullsisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, vendi regjistroi vetëm 218 lindje më shumë se vdekje, ndërsa numri i lindjeve ra me 3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë tremujorit të dytë u regjistruan 5,083 lindje dhe 4,865 vdekje. Edhe pse vdekjet ranë me 3.7% në krahasim me tremujorin e dytë 2025, rënia e lindjeve mbetet një sinjal i rëndësishëm për ecurinë demografike të vendit.

https://monitor.al/alarmi-demografik-lindjet-bien-3-shtesa-natyrore-po-ngushtohet/?fbclid=IwdGRzaATtVw1jbGNrBO1W-nBkb2YBZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQMMzUwNjg1NTMxNzI4AAEeED0ooRe0UpQyhjctYwazG48BUeu6349dDkYdWZEOYSUO6kn5v_DJetNHaPI_aem_DSyNFODueQDBkPFDUXeQeQ

Shqipëria po përballet me një bilanc natyror gjithnjë e më të ngushtë të popullsisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, vendi regjistroi vetëm 218 lindje më shumë se vdekje, ndërsa numri i lindjeve ra me 3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhëna...

📌 Pak oksigjen, ju lutemi...do te na kushtoje shtrenjte ne shendet.
25/07/2026

📌 Pak oksigjen, ju lutemi...do te na kushtoje shtrenjte ne shendet.

Profesor Tritan Kalo, një ndër mjekët infeksionistë më të shquar të Shqipërisë, feston sot 70-vjetorin e lindjes. Kjo ës...
19/07/2026

Profesor Tritan Kalo, një ndër mjekët infeksionistë më të shquar të Shqipërisë, feston sot 70-vjetorin e lindjes. Kjo është një ditë që të fton jo vetëm për urime, por edhe për reflektim mbi vlerën e njerëzve që ia kanë kushtuar jetën dijes, mjekësisë dhe shërbimit ndaj kombit. Për dekada me radhë, ai ka qenë simbol i profesionalizmit, përkushtimit dhe integritetit, duke fituar respektin e kolegëve dhe besimin e qytetarëve. Edhe pse sot jeton larg Shqipërisë, zemra dhe mendja e tij mbeten të lidhura ngushtë me vendin. Ai vazhdon ta ndjekë me vëmendje zhvillimin e Shqipërisë, të japë mendime, të shprehë shqetësime dhe të kontribuojë me fjalën e tij të urtë e të përgjegjëshme në fushën e mjekësisë, por edhe sa i takon aktualitetit (ngjarjeve politiko-socialo-ekonomiko-kulturore) në Shqipëri. Kjo është shenja më e qartë e dashurisë së sinqertë për atdheun.

Shqipëria ka pasur dhe vazhdon të ketë njerëz të tillë, që e kanë ngritur emrin e saj me punë, sakrifica dhe ndershmëri. Fatkeqësisht, jo rrallëherë, shteti nuk ka ditur t’i vlerësojë siç e meritojnë personalitetet e dijes dhe të meritës. Shpesh, ata që kanë ndërtuar me mund prestigjin e institucioneve mbeten në hije, ndërsa në qendër të vëmendjes vendosen emra pa kontribut të krahasueshëm. Kjo është një padrejtësi jo vetëm ndaj individëve, por edhe ndaj vetë shoqërisë shqiptare. Një komb që nuk respekton elitën e tij intelektuale, rrezikon të humbasë busullën e zhvillimit. Plejada e njerëzve që e kanë dashur Shqipërinë pa kushte dhe që kanë kontribuar për të meriton nderim të përhershëm, jo vetëm fjalë në ditë festash, nëse edhe ato do të gjenden.

Megjithatë profesor Tritan Kalo është një nga ato figura që e kanë fituar respektin me punë dhe jo me privilegje. Ai mbetet shembull i mjekut human, i intelektualit të përgjegjshëm dhe i qytetarit që nuk resht së menduari për vendin e tij. Në këtë 70-vjetor, i uroj shëndet të plotë, jetë të gjatë, lumturi familjare dhe mbarësi në çdo hap. Urojmë që fjala, përvoja dhe mençuria e tij të vazhdojnë të jenë një udhërrëfyes për brezat e rinj. Personalitete si ai janë pasuria më e çmuar e Shqipërisë dhe nderi i saj i vërtetë. Gëzuar ditëlindjen, Profesor Tritan Kalo dhe shekullofsh!

Nga Rigels Seliman

Nga Rigels Seliman Profesor Tritan Kalo, një ndër mjekët infeksionistë më të shquar të Shqipërisë, feston sot 70-vjetorin e lindjes. Kjo është një ditë që të fton jo vetëm për urime, por edhe për reflektim mbi vlerën e njerëzve që ia kanë kushtuar jetën dijes, mjekësisë dhe ...

📌13 vite fasade e frikshme, qeveri qendrore dhe lokale qe merren me krijime ushtrie patronazhimi me llogari fallso faceb...
03/07/2026

📌13 vite fasade e frikshme, qeveri qendrore dhe lokale qe merren me krijime ushtrie patronazhimi me llogari fallso facebook, instagram dhe tiktok qe funksionon me komanda ne grupe whatsapp.
📌Kriminale

26/06/2026
📌Shembull qe duhet te jetesohet edhe ne 🇦🇱
23/06/2026

📌Shembull qe duhet te jetesohet edhe ne 🇦🇱

📌Tirona e "shtrenjta" Tirona.
22/06/2026

📌Tirona e "shtrenjta" Tirona.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kolegji i Mjekëve Shqiptarë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Sponsored

Share