Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë

  • Home
  • Albania
  • Vlorë
  • Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë

Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë, Health & Wellness Website, Mitaq Sallata, Vlorë.

07/08/2026
07/08/2026
🌸🤱 Java Botërore e Ushqyerjes me Gji 🤱🌸Në kuadër të Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, Drejtoria Rajonale e Operatorit...
07/08/2026

🌸🤱 Java Botërore e Ushqyerjes me Gji 🤱🌸

Në kuadër të Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji, Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (DROSHKSH Vlorë) organizoi një takim informues dhe ndërgjegjësues në Konsultorin e Nënës dhe Fëmijës, pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 2 (Ambulanca e lagjes 28 Nëntori), në varësi të NjVKSh Vlorë. 🏥👩‍👦

Gjatë aktivitetit, Dr. Mikel Pema ndau me nënat e pranishme informacione të vlefshme mbi rëndësinë e ushqyerjes me gji, duke theksuar se ajo është mënyra më e mirë për t'i siguruar foshnjës ushqimin e nevojshëm për një rritje dhe zhvillim të shëndetshëm.

🍼💙 Gjithashtu u prezantuan përfitimet që gjidhënia sjell edhe për shëndetin e nënës, duke ndikuar pozitivisht në rikuperimin pas lindjes dhe mirëqenien afatgjatë. 🌿🤱

Znj. Megi Qirjako, psikologe trajtoi rëndësinë e mirëqenies emocionale të nënës, duke theksuar se periudha pas lindjes shoqërohet me ndryshime të shumta fizike dhe emocionale. Mbështetja, mirëkuptimi dhe inkurajimi nga familja, partneri dhe të afërmit janë thelbësore për të ndihmuar nënën të përjetojë me qetësi këtë fazë të re të jetës dhe të ketë një eksperiencë sa më të suksesshme të ushqyerjes me gji. ❤️🤝👨‍👩‍👧

📖 Gjatë takimit u shpërndanë edhe materiale informuese nga stafi i edukimit shëndetësor, ndërsa nënat patën mundësinë të bënin pyetje dhe të merrnin këshilla praktike nga profesionistët e shëndetit. 📄💬

🤱 Ushqyerja me gji është investimi më i mirë për shëndetin e fëmijës dhe të nënës. Së bashku, le të krijojmë një mjedis mbështetës ku çdo nënë të ndihet e informuar, e vlerësuar dhe e përkrahur në këtë rrugëtim të bukur. 💙✨




07/08/2026
06/08/2026

📍U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, duke forcuar bashkëpunimin për zbatimin e politikave dhe strategjive kombëtare në mbështetje të procesit të deinstitucionalizimit të fëmijëve.

🤝Ky partneritet institucional nis me një angazhim konkret për zhvillimin e fushatave të komunikimit që promovojnë kujdesin alternativ në familje, si dhe për rritjen e ndërgjegjësimit të profesionistëve, institucioneve dhe komunitetit mbi rëndësinë e një mjedisi familjar të sigurt dhe mbështetës për çdo fëmijë.

👫Çdo fëmijë meriton të rritet në një familje, me kujdes, mbrojtje dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tij.

🌞 Verë e shëndetshme – Kujdesi shpëton jetë!Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e shëndetit gjatë sezonit veror, DR...
06/08/2026

🌞 Verë e shëndetshme – Kujdesi shpëton jetë!

Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e shëndetit gjatë sezonit veror, DROSHKSH, në bashkëpunim me NJVKSH Vlorë dhe Kryqin e Kuq Shqiptar – Dega Vlorë, zhvilloi një aktivitet informues me pushuesit në zonën bregdetare.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë materiale informuese dhe u dhënë këshilla praktike për mbrojtjen nga temperaturat e larta, hidratimin e duhur, mbrojtjen nga dielli dhe mënyrat për të parandaluar problemet shëndetësore të lidhura me të nxehtin.

Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte demonstrimi praktik i dhënies së ndihmës së parë në rastet e goditjes nga i nxehti, i realizuar nga specialistët e Kryqit të Kuq, duke informuar qytetarët mbi veprimet që duhen ndërmarrë deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore.

Së bashku promovojmë një verë të sigurt, të shëndetshme dhe të mbushur me kujdes për veten dhe të tjerët.







05/08/2026

📋 Një nga vlerësimet e qytetarëve për kujdesin e marrë në shërbimin e kujdesit shëndetësor në banesë.

05/08/2026

Address

Mitaq Sallata
Vlorë
9401

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë:

Shortcuts

Share