Nursing GATE

Nursing GATE Ndrysho jeten tende duke ndryshuar sjelljet dhe mendimet per veten. Besoji vetes tende se vetem ti e ndricon jeten tende me aftesite e tua.

Nese je Infermier rritu me ne dhe ndrico si një Diamant 💎. Ne jemi platforma e Infermiereve qe arrijne qellimet.

09/09/2026

🍚 Dikur, kur pastronim orizin…

Nuk e hidhnim menjëherë në tenxhere.

E shtronim dhe fillonim ta kontrollonim kokërr më kokërr.
Hiqnim gurëzat, papastërtitë, kokrrat që nuk na duheshin…

Që në fund të mbeteshin vetëm kokrrat e mira. 🤍

E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me ditën tonë.

Para se të fillosh ditën, ndalo për pak dhe dokumentoje qëllimin tënd të ditës. ✍️

Çfarë është ajo gjë që ka vërtet rëndësi sot?

Çfarë duhet të bësh patjetër?

Çfarë mund të heqësh, të shtysh ose t’ia lësh dikujt tjetër?

Sepse kur nuk e pastron ditën nga gjërat e panevojshme, ato fillojnë të zënë vendin e gjërave që kanë vërtet rëndësi.

Dhe në fund të ditës pyet veten: “Si kaloi gjithë dita dhe unë nuk bëra atë që doja?” 😔

Nuk është gjithmonë mungesë kohe.

Shpesh është mungesë qartësie.

🍚 Ashtu siç pastrojmë orizin për të lënë vetëm të mirën,
🧠 pastrojmë ditën për të lënë vetëm atë që ka vlerë.

Dokumento qëllimin tënd të ditës.
Hiq të panevojshmen.
Dhe lëre energjinë tënde për atë që ka vërtet rëndësi. ❤️

08/09/2026

A njeh njerëz që nuk dalin dot kurrë vetëm?
As për një kafe. ☕
As për të bërë shopping. 🛍️
As për të shkuar në supermarket. 🛒

Gjithmonë kanë nevojë për dikë pranë.

Por ndoshta problemi nuk është se nuk duan të jenë vetëm…
Ndoshta kanë frikë nga intuita e tyre se aty kuptojnë që spo veprojnë.

Jepi vetes këtë shans.
Ndoshta aty do të gjesh përgjigjen që ke kërkuar prej kaq kohësh.

08/09/2026

Mos e ngatërro aftësinë për të mbijetuar me zgjedhjen e jetës që dëshiron të jetosh.

05/09/2026

E di cfarë pret shumica?
sapo lindin të vrapojnë...
pa u rrëzuar e pa i vrarë gjunjtë😅😅

Adresse

Bern

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Nursing GATE erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Praxis Kontaktieren

Nachricht an Nursing GATE senden:

Verknüpfungen

Teilen