Dr. Agron Mahmuti, MD

Dr. Agron Mahmuti, MD Specialist Ortoped – Traumatolog ordinon në Spitalin Royal Medical nga Janari i vitit 2016. Dr.A

Çdo ndërhyrje e suksesshme është rezultat i besimit të pacientit, punës së përkushtuar dhe bashkëpunimit të një ekipi pr...
17/07/2026

Çdo ndërhyrje e suksesshme është rezultat i besimit të pacientit, punës së përkushtuar dhe bashkëpunimit të një ekipi profesional.

Jam mirënjohës për fjalët e mira dhe falënderimin. Besimi juaj është motivimi më i madh për të vazhduar të ofrojmë kujdes Ortopedik me standardet më të larta.

Rruga drejt rikuperimit të plotë vazhdon.

Rikthim të shpejtë në aktivitetet normale jetësore ! 🙏

AM Ortho Ceter
Lëvizja është jetë

AM Ortho Center
29/06/2026

AM Ortho Center

AM Ortho CenterLëvizja është jetë !
27/06/2026

AM Ortho Center
Lëvizja është jetë !

📌Dr. Agron Mahmuti, MD nis një kapitull të ri profesional me AM Ortho Center në Prizren.

🔗Detajet në koment👇🏻

Frakturë Tibias distale, Fibulës distale dhe Chaput tubercule 3 in 1Trajtim me teknikën - MIPO tibia ( Minimal Invasive ...
14/06/2026

Frakturë Tibias distale, Fibulës distale dhe Chaput tubercule 3 in 1

Trajtim me teknikën

- MIPO tibia ( Minimal Invasive Plate Osteosynthesis )
- ORIF with anatomic locking plate fibula
- Micro screw fixation Chaput Tubercule and AITFL repair.

Pacienti u paraqit me frakturat e sipërshënuara, një dëmtim që shpesh kërkon trajtim kirurgjik për të rikthyer boshtin anatomik dhe funksionin normal të gjymtyrës.

Trajtimi u realizua me teknikën MIPO (Minimally Invasive Plate Osteosynthesis), një metodë moderne kirurgjikale që mundëson stabilizimin e frakturës përmes prerjeve minimale, duke ruajtur në maksimum indet e buta dhe furnizimin me gjak të kockës.

Përparësitë e kësaj teknike përfshijnë:

✔ Dëmtim minimal të indeve përreth
✔ Ruajtje më të mirë të biologjisë së frakturës
✔ Rrezik më të ulët të komplikimeve të plagës
✔ Shërim më të shpejtë
✔ Mobilizim të hershëm postoperativ

Radiografitë para dhe pas operimit tregojnë reponimin anatomik dhe stabilizimin e suksesshëm të frakturës.

Synimi ynë është aplikimi i teknikave bashkëkohore kirurgjikale për të siguruar rezultate optimale dhe rikthim sa më të shpejtë të pacientëve në aktivitetet e tyre të përditshme.

Lëvizja është jetë !

Fraktura e qafës së femurit – një lëndim serioz tek moshat e shtyra.Pacientja 84-vjeçare u paraqit me frakturë të qafës ...
07/06/2026

Fraktura e qafës së femurit – një lëndim serioz tek moshat e shtyra.

Pacientja 84-vjeçare u paraqit me frakturë të qafës së femurit të djathtë, një nga lëndimet më të shpeshta dhe më sfiduese tek pacientët e moshuar.
Për shkak të rrethanave, ajo kishte qëndruar e palëvizshme për më shumë se dy javë para trajtimit kirurgjik.
Pas vlerësimit ortopedik u realizua me sukses intervenimi kirurgjik me hemiartroplastikë të kërdhokullës, duke mundësuar rikthimin e hershëm në aktivitet jetësor.

✅ Vetëm 12 orë pas operimit pacientja u aktivizua dhe filloi ecjen me ndihmën e shetitores nën asistim të fiziterapeutit dhe stafit të infermierëve.
Ky rast tregon rëndësinë e trajtimit kirurgjik në kohë dhe të mobilizimit të hershëm falë punës ekipore, të cilat ndihmojnë në:

• Uljen e komplikimeve nga qëndrimi i zgjatur në shtrat
• Rikthimin më të shpejtë të pavarësisë funksionale
• Përmirësimin e cilësisë së jetës tek pacientët e moshuar

📸 Në fotografi paraqiten radiografitë para dhe pas operimit.
🎥 Në video mund të shihni ecjen e pacientes vetëm 12 orë pas intervenimit.

AM Ortho Center
Movement is Life

𝐌𝐞 𝐟𝐚𝐭 𝐊𝐮𝐫𝐛𝐚𝐧 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐦𝐢!Le të jetë kjo festë një kujtesë për mirësinë, kujdesin dhe solidaritetin me njëri-tjetrin.Me resp...
27/05/2026

𝐌𝐞 𝐟𝐚𝐭 𝐊𝐮𝐫𝐛𝐚𝐧 𝐁𝐚𝐣𝐫𝐚𝐦𝐢!
Le të jetë kjo festë një kujtesë për mirësinë, kujdesin dhe solidaritetin me njëri-tjetrin.

Me respekt,
𝐃𝐫. 𝐀𝐠𝐫𝐨𝐧 𝐌𝐚𝐡𝐦𝐮𝐭𝐢

ESSKA Congress 2026 !
20/05/2026

ESSKA Congress 2026 !

Vendosja e protezës totale të kërdhokullës dhe gjurit kërkon precizitet maksimal, përvojë dhe qasje të personalizuar për...
17/05/2026

Vendosja e protezës totale të kërdhokullës dhe gjurit kërkon precizitet maksimal, përvojë dhe qasje të personalizuar për çdo pacient.

Kombinimi i teknikave moderne kirurgjikale, planifikimi i detajuar dhe rehabilitimi i kontrolluar synojnë rikthimin e lëvizjes pa dhimbje dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

“ Levizja është jetë ”

PS. ky post nuk mund të shpërndahet pa pëlqimin tim !

19/04/2026

Një tjetër rikthim i suksesshëm në fushë 🏃‍♂️
Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe një rruge jo të lehtë rehabilitimi, sot ai është përsëri aty ku i përket — në lojë.
Këto momente janë motivi më i madh për të vazhduar çdo ditë me përkushtim maksimal.

Movement is life.

Adresse

Davos Platz

Telefon

+38344191991

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Dr. Agron Mahmuti, MD erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Praxis Kontaktieren

Nachricht an Dr. Agron Mahmuti, MD senden:

Verknüpfungen

Teilen