09/07/2026
Histori suksesi dhe shprese: Kongresi 27‑të i Federatës Mjekëve Shqiptarë në Europë
Në zemër të Tiranës, nuk u zhvillua thjesht një konferencë mjekësore. U shkrua një tjetër kapitull i një historie frymëzuese që zgjat prej më shumë se 20 vitesh: historia e mjekëve shqiptarë që, me përkushtim të pastër dhe punë vullnetare, vazhdojnë të ndërtojnë ura dijesh, solidariteti dhe shprese.
Mbi 1000 pjesëmarrës u regjistruan, duke treguar interesin e madh për këtë aktivitet shkencor dhe për cilësinë e lartë që Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ka dëshmuar ndër vite.
Ky interes i madh lidhet drejtpërdrejt edhe me një nga vlerat thelbësore të kësaj organizate:
ofrimin falas të akreditimit profesional, ku pjesëmarrësit përfituan 11 kredite gjermane dhe europiane, të cilat u njohën dhe u certifikuan me sukses për të gjithë pjesëmarrësit.
Ky model unik – ku cilësia e lartë shkencore bashkohet me akses të hapur dhe pa kosto – e bën këtë kongres një shembull të rrallë dhe frymëzues në nivel europian.
Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇