Mirvete Krasniqi - Psikologe Klinike

Mirvete Krasniqi - Psikologe Klinike Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm se shëndeti fizik andaj kërko ndihmë

10/02/2026

Reagim: Incidenti i fundit në një shkollë në Prishtinë tregon një situatë shqetësuese: një nxënës fyen dhe provokon një profesor, situata ka eskaluar dhe profesori i është pergjigjur ku ka përdorur dhunën fizike, ndërsa disa nxënës të tjerë e kanë nxitur dhe filmuar ngjarjen.

Ky rast është shqetësues për dy arsye:

Sjellja e nxënësve – ofendimet, provokimi dhe dokumentimi i dhunës tregojnë mungesë respekti për rregullat dhe autoritetin nxënësit duhet tê ndeshkohen sipas rregullores ne fuqi.

Eskalimi nga ana e profesorit – përdorimi i dhunës nga ana e mësuesit është gjithashtu i papranueshëm dhe rrezikon autoritetin profesional.

Çfarë na mëson ky rast për autoritetin dhe rininë tonë:
Autoriteti i profesorëve është në pikëpyetje kur reagimi lidhet me dhunën fizike, sepse respekti duhet të fitoret përmes profesionalizmit dhe qetësisë, jo frikës.
Kur nxënësit shohin sjellje të tilla, humbasin respektin për autoritetin dhe për rregullat, dhe kjo ndikon në kulturën e përgjithshme të shkollës.
Ky incident reflekton një problem më të gjerë: mungesë e edukimit emocional dhe aftësive për të menaxhuar konfliktet tek të rinjtë tanë.

Çfarë duhet të ndodhë në raste të tilla:

•Profesori duhet të ruajë qetësinë dhe autoritetin, duke ndërprerë situatën në mënyrë profesionale dhe duke kërkuar ndihmë nga stafi i shkollës.
•Nxënësi që provokon duhet të përballet me pasojat sipas rregullores dhe të marrë mbështetje për të mësuar mënyra të shëndetshme për menaxhimin e emocioneve.
•Nxënësit që dokumentojnë ose nxisin dhunë duhet të ndërgjegjësohen për pasojat e veprimeve të tyre.
•Shkolla dhe administrata duhet të sigurojnë një ambient të sigurt dhe të ofrojnë mbështetje psikologjike për nxënësit dhe stafin.

Mesazhi: Dhuna, qoftë verbale ose fizike, nuk është kurrë zgjidhje. Autoriteti dhe respekti duhet të kultivohen përmes dialogut, disiplinës dhe edukimit. Le të punojmë së bashku për shkolla të sigurta dhe rini të përgjegjshme!

10/02/2026
Edukimi i hershëm familjar është themeli i jetës sonë!Ajo që mësojmë dhe përjetojmë në familje në fëmijëri formëson mëny...
07/12/2025

Edukimi i hershëm familjar është themeli i jetës sonë!
Ajo që mësojmë dhe përjetojmë në familje në fëmijëri formëson mënyrën se si e shohim veten, të tjerët dhe botën përreth nesh.

- Lidhja e ngushtë me prindërit na jep siguri dhe besim.
-Nga familja mësojmë vlerat, respektin dhe sjelljet që na ndihmojnë të ndërtojmë marrëdhënie të shëndetshme.
- Mbështetja e duhur rrit vetëbesimin dhe ndihmon të përballemi me sfidat e jetës.
- Në familje mësojmë të kuptojmë dhe të menaxhojmë emocionet tona.
Kur mungon mbështetja e duhur familjare…

Fëmijët që nuk marrin mbështetje emocionale, fizike apo sociale rrezikojnë të zhvillojnë vështirësi që shpesh shfaqen edhe në moshën e rritur. Mungesa e ngrohtësisë, pranimit dhe sigurisë në familje mund të përbëjë një formë të dhunës së fshehtë që lë gjurmë të thella.

Disa nga karakteristikat që mund të zhvillohen më vonë:

Vetëvlerësim i ulët
– Njerëzit ndihen të pamjaftueshëm dhe kanë frikë nga dështimi.

Vështirësi në besim dhe marrëdhënie
– Shpesh presin që të tjerët t’i lëndojnë ose braktisin.

Frikë nga konflikti ose reagime të tepruara agresive
– Nuk kanë mësuar mënyra të shëndetshme të komunikimit emocional.

Nevojë e tepruar për aprovim
– Varet shumë nga mendimi dhe pranimi i të tjerëve.

Ankth i shtuar dhe hipervigjilencë
– Gjithmonë “në gatishmëri”, sepse trupi ruan gjurmët e stresit të hershëm.

Vështirësi në vendimmarrje dhe përgjegjësi personale
– Mungesa e mbështetjes ua ka dobësuar besimin në vetvete.

Familja ka fuqinë të ndërtojë ose të dëmtojë bazat emocionale të një njeriu.
Dhe mbështetja që i mungoi dikujt dje — mund të rikuperohet përmes ndihmës dhe përkujdesjes së duhur sot.

Nëse ndonjëherë pyesni pse reagoni në një mënyrë “të veçantë” – mos u shqetësoni, përvojat e hershme familjare e kanë bërë “punën” e tyre!

10/10/2025

10 Tetor – Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor

Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mirëqenies mendore dhe nxitjen e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin emocional dhe psikologjik të çdo individi.

Nga përvoja në punë me raste të ndryshme, jam thellësisht e lumtur të vërej se gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë ndihmë atëherë kur kanë nevojë, po tregojnë guxim për të folur hapur për vështirësitë emocionale dhe po kërkojnë trajtim për mirëqenien e tyre psikologjike.
Kjo është dëshmi se ndërgjegjësimi po rritet dhe stigma po thyhet.

💚 Të kujdesesh për shëndetin mendor është akt i përgjegjësisë, vetëdashurisë dhe humanitetit.
Le ta bëjmë kujdesin për mendjen pjesë të përditshmërisë sonë.

06/06/2025

Gëzuar Kurban Bajramin! Paqja, begatia dhe mëshira e Zotit qofshin gjithmonë në familjen tuaj. 🌙✨

📚 A je maturant apo afër semi-maturës?      Ky postim është për ty Është normale të ndihesh i/e lodhur, i/e stresuar apo...
28/05/2025

📚 A je maturant apo afër semi-maturës?
Ky postim është për ty
Është normale të ndihesh i/e lodhur, i/e stresuar apo i pasigurt.

Por kujto:
🧠 Një mendje e qetë është themeli i çdo suksesi.

Si të ndihmosh veten:
✅ Planifiko mësimin – pak e nga pak, çdo ditë
✅ Pusho – gjumi dhe relaksimi janë pjesë e suksesit
✅ Mos krahaso veten me të tjerët
✅ Foli dikujt – stresin mos e mbaj vetëm për vete
✅ Kujto që ky provim nuk përcakton vlerën tënde!

💬 Besoj në ty – ti mundesh!

31/12/2024

Në këtë fillim të një kapitulli të ri, ju urojë që viti i ardhshëm të jetë plot gëzim, qetësi shpirtërore dhe zhvillim personal. Urojë që të gjeni forcën për të përballuar sfidat, kurajon për të ndjekur ëndrrat dhe paqen për të ndjerë mirënjohje për çdo moment të bukur.

Mos harroni se kujdesi për shëndetin tuaj mendor është një dhuratë e vlefshme për veten dhe të dashurit tuaj. Ne jemi gjithmonë këtu për t'ju mbështetur në rrugëtimin tuaj drejt një jete të plotë dhe të balancuar.

Gëzuar Vitin e Ri!

Me përzemërsi,
Mirvete Krasniqi

Address

Presevo
17523

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 15:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mirvete Krasniqi - Psikologe Klinike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Mirvete Krasniqi - Psikologe Klinike:

Shortcuts

Share

Category