04/04/2026
A mund ta kem një jetë normale nëse kam nënfunksion të tiroidesë?
Kur ju jepet lajmi se keni nënfunksion të gjëndrës tiroide, reagimi mund të jetë i shumëllojshëm.
Disa pacientë mund të ndjehen të hutuar, të pasigurt, të trishtuar, të mërzitur, të zemëruar, kanë mosbesim ose reagime të tjera të forta.
Cilado qoftë përgjigja e tyre, situata fillestare është një gjendje e paqëndrueshmërisë emocionale, kur pacienti ka nevojë për më shumë stabilitet e mbështetje se zakonisht si dhe më shumë informacione.
Ndonëse hipotiroidizmi është një gjendje shëndetësore me të cilën do të ballafaqoheni tërë jetën, ju mund të bëni një jetë normale.
Ju do të duhet ta merrni mjekimin VAZHDIMISHT, ndonëse mjeku do të mund ta ndryshojë dozën kohë pas kohe.
Fillimisht mund të duhet pak kohë për ta gjetur opcionin më të përshtatshëm të mjekimit, por më pas ju mund të bëni një jetë normale pa kufizime që ndikojnë në cilësinë jetësore.
Dr Rreze Serhati Morina – :
☎️ 046 729 729 (edhe në viber)
Për termine kontaktoni:
Në Prishtinë:
Poliklinika "Dr. Memli"
📍 Ulpiana D9
☎️045 725 725 ose
☎️049 66 77 22 (ky numër edhe viber)
Në Gjakovë:
Biohit Laboratory
📍 Rr. Bujar Roka p.n. Gjakovë
☎️049 560 300
☎️038 748 242