Dr. Arzen A. Balidemaj

Dr. Arzen A. Balidemaj Dr. Arzen Balidemaj është specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i profilizuar në implantimin e endoprotezave dhe procedurave artroskopike.

Aktualisht, ushtron funksionin e shefit të repartit të Ortopedisë Sportive në St. Georg Klinikum Eisenach.

24/07/2026

Lendimet e ligamentit të kryqëzuar të përparëm (ACL) tek fëmijët dhe të rinjtë janë të shpeshta. Në shumicën e rasteve trajtimi është kirurgjikal, për të rikthyer stabilitetin e gjurit dhe për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme të meniskut dhe kërcit.

Në këtë rast: një pacient 15-vjeçar me këputje të ACL-së, i trajtuar me sukses me rikonstruksion artroskopik të ligamentit.

14/07/2026

Përfitoni nga ekspertiza gjermane dhe caktojeni terminin te Ortopedi i njohur Dr. Arzen Balidemaj.

10/07/2026
Me shumë kënaqësi dua ta ndaj me ju se më 19 gusht do të mbaj një seminar me temën “Dhimbjet e krahut - shkaqet, diagnos...
25/06/2026

Me shumë kënaqësi dua ta ndaj me ju se më 19 gusht do të mbaj një seminar me temën “Dhimbjet e krahut - shkaqet, diagnostikimi dhe trajtimi modern” në St. Georg Klinikum Eisenach.
Ky është seminari i dytë që kam nderin ta organizoj dhe ta prezantoj para pacientëve, gjë që për mua është një përgjegjësi dhe kënaqësi e madhe.

Dhimbjet e krahut janë një ndër arsyet më të shpeshta pse pacientët kërkojnë ndihmë mjekësore. Megjithatë, pas të njëjtit simptomë mund të fshihen shkaqe të ndryshme, prandaj diagnostikimi i saktë është hapi më i rëndësishëm drejt trajtimit të duhur.

Gjatë seminarit do të flasim për shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve të krahut, metodat moderne të diagnostikimit, mundësitë e trajtimit konservativ, kur është i nevojshëm trajtimi kirurgjikal dhe rolin e artroskopisë në trajtimin e patologjive të ndryshme.

Për mua është gjithmonë kënaqësi të ndaj njohuritë dhe përvojën time me pacientët dhe komunitetin. Shpresoj të jetë një diskutim i dobishëm dhe një mundësi e mirë për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që lidhet me këtë problematikë.

Dr. Arzen Balidemaj
Shef i Njësisë së Kirurgjisë Artroskopike dhe Ruajtjes së Nyjeve, Specialist i Traumatologjisë Sportive, St. Georg Klinikum Eisenach

28/05/2026

📢 Njoftim për Pacientët!
​Dr. Arzen Balidemaj, Specialist Ortoped, rikthehet për vizita dhe konsulta mjekësore pranë International Hospital më datë 8 Qershor. 🩺🦴
​Nëse keni dhimbje të kyçeve, probleme me lëvizshmërinë apo keni nevojë për një vlerësim të specializuar ortopedik, ju ftojmë të shfrytëzoni këtë mundësi për të marrë trajtimin e duhur nga eksperti.
​Vendet janë të kufizuara, ndaj sigurojeni terminin tuaj sa më parë!
​🗓 Data: 8 Qershor
📍 Vendi: International Hospital
📞 Caktoni terminin tuaj tani: 049 760 740
​Ju mirëpresim! 💙

Frakturat periprotetike (thyerje të kockës pranë një proteze, si p.sh. proteza e gjurit) janë dëmtime komplekse që kërko...
30/04/2026

Frakturat periprotetike (thyerje të kockës pranë një proteze, si p.sh. proteza e gjurit) janë dëmtime komplekse që kërkojnë trajtim të specializuar.
Ato ndodhin shpesh te pacientët me kockë më të dobët (osteoporozë) pas traumave.
Trajtimi varet nga disa faktorë: stabiliteti i protezës, tipi i frakturës dhe cilësia e kockës.
Në këto raste përdoren metoda moderne kirurgjikale për të siguruar stabilitet maksimal, shërim të sigurt dhe mobilizim të hershëm të pacientit.

Më 15 Maj 2026 do të jem prezent në International Hospital në Pejë për vizita specialistike ortopedike.Të gjithë pacient...
22/04/2026

Më 15 Maj 2026 do të jem prezent në International Hospital në Pejë për vizita specialistike ortopedike.

Të gjithë pacientët që kanë nevojë për konsultë, kontroll apo mendim specialistik në fushën e ortopedisë, janë të mirëpritur të paraqiten.

International Hospital - Pejë
Data: 15 Maj 2026

Më datë 15 Maj 2026, në International Hospital do të jetë prezent Dr. Arzen Balidemaj, Specialist Ortoped.

​Nëse keni nevojë për konsultë apo kontroll specialistike në fushën e ortopedisë, ju ftojmë të shfrytëzoni këtë mundësi.

​🗓 Data: 15 Maj 2026

📍 Vendi: International Hospital

​📞 Caktoni terminin tuaj tani përmes telefonit: 049 760 740

​Ju mirëpresim!

16/04/2026

Artroskopia e kofshës

Është një procedurë moderne, minimalisht invazive, që përdoret për trajtimin e problemeve të ndryshme të nyjës së kofshës.

Përmes prerjeve shumë të vogla mund të shohim brenda nyjës dhe në të njëjtën kohë të trajtojmë dëmtimet e kërcit, labrumit apo deformimet kockore.

Veçanërisht për pacientët aktivë, sportistët dhe të rinjtë që vuajnë nga dhimbjet e kofshës, kjo metodë ofron:
✔️ traumë minimale të indeve
✔️ rehabilitim më të shpejtë
✔️ ruajtje të nyjës

🎯 Qëllimi:
më pak dhimbje, më shumë lëvizje dhe një kthim sa më i shpejtë në aktivitetet e përditshme dhe sport.

Dr. Arzen Balidemaj

13/04/2026

Vetëm 3 ditë pas implantimit të një proteze parciale mediale të gjurit, pacienti ecën pa paterica, pothuajse pa dhimbje dhe me lëvizshmëri të plotë.

Kur dëmtohet vetëm një pjesë e nyjës së gjurit, nuk është gjithmonë e nevojshme të zëvendësohet i gjithë gjuri. Në këto raste, zëvendësohet vetëm pjesa e dëmtuar, duke ruajtur strukturat e shëndetshme.

Për pacientin kjo do të thotë rehabilitim më i shpejtë, më pak dhimbje dhe kthim më të hershëm në aktivitetet e përditshme.

Dr. Arzen Balidemaj

Adresse

Mühlhäuser Str. 94
Eisenach
99817

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Dr. Arzen A. Balidemaj erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Praxis Kontaktieren

Nachricht an Dr. Arzen A. Balidemaj senden:

Verknüpfungen

Teilen

Kategorie