01/09/2026
Testosteroni: Fuqi apo rrezik? 💉💪.
Testosteroni – interpretimi i vlerave në gjak.
Testosteroni i ulët dhe i lartë: kuptimi klinik 🩺.
Testosteroni është hormoni kryesor mashkullor dhe luan rol kyç në energjinë, masën muskulore, densitetin e kockave dhe metabolizmin.
Në ordinancën time po shoh gjithnjë e më shpesh burra me vlera shumë të ulëta ose shumë të larta të testosteronit.
Por kujdes: jo vetëm vlera, por edhe simptomat dhe gjendja klinike kanë rëndësi.
⬇️ Testosteroni i ulët mund të shoqërohet me lodhje, mungesë energjie, humbje të masës muskulore, ulje të performancës fizike dhe vështirësi në koncentrim.
⬆️ Testosteroni i lartë, sidomos nga përdorimi pa kontroll mjekësor, mund të rrisë rrezikun për trashje të gjakut, tension të lartë, çrregullime hormonale, infertilitet dhe probleme kardiovaskulare.
➡️ Nëse dyshoni për çrregullim hormonal ose përdorni testosteron, kontrollet laboratorike dhe mjekësore janë thelbësore.
🩸 Për vlerësim diagnostik, analiza rekomandohet të bëhet në mëngjes (idealja 07:00–10:00).
Mos shiko vetëm numrin — simptomat dhe gjendja klinike kanë po aq rëndësi.
Në ordinancën tonë ne ju këshillojmë dhe ofrojmë matjen e testosteronit në gjak:
• Testosteroni total
• Testosteroni i lirë
Balanca hormonale është kyçe për shëndetin tuaj, për më shumë vitalitet dhe energji.
Hormonet kërkojnë balancë — jo eksperimente. Praxis Popaj Frankfurt am Main.