23/10/2026
Në takimin tonë të dytë, që pas atyre lotëve, episodet e belbëzimit nisën të vijnë.
Dhe ky ishte qëllimi i parë, më i rëndësishmi, për rrugëtimin tonë.
Belbëzimi nuk është thjesht ajo cfarë dëgjohet.
Ekziston edhe belbëzimi i fshehur (Covert Stuttering), ku personi shpenzon një energji të madhe duke ndryshuar fjalët apo shmangur të folurin për të mos u bllokuar.
Në dukje çdo gjë është "në rregull", por brenda mund të fshihet ankth, turp dhe vetmi.
Belbëzimi nuk është thjesht çështje "emocionale" apo "në kokën tuaj", por një gjendje që kërkon mbështetjen e profesionistëve të duhur.
● Për ju prindër: Nëse fëmija juaj shfaq vehstirësi në rrjedhsmërinë e të folurit, ju ftoj të mos prisni "të kalojë vetë", por mirë informohuni për të ndjerë siguri në mënyrën se si e mbështesni, qoftë situata e përkohshme apo e vazhdueshme.
● Për ju të rritur që belbëzoni: Nuk keni pse e mbani këtë peshë të vetëm. Të kërkosh ndihmë do të thotë të gjesh një hapësirë të sigurt për të ndihmuar veten.
Nëse ndjeni nevojën për mbështetje, jam këtu.
Mund të më shkruani një mesazh apo të prenotoni konsultën tuaj.
Referenca: ASHA – Fluency Disorders: Stuttering