09/04/2026
⚠️ Kujdes!
Shumë njerëz sot, nga halli dhe vështirësitë, po bien pre e sihërbazëve dhe personave që pretendojnë shërim përmes rrugëve të gabuara.
Është shumë e rëndësishme të kuptohet se hajmalitë, zhivat dhe çdo send tjetër i tillë NUK janë shërim. Përkundrazi, ato shpesh janë mashtrim dhe mund të largojnë njeriun nga rruga e drejtë.
Mos kërkoni zgjidhje tek ata që shfrytëzojnë dhimbjen dhe hallin e njerëzve.
Shërimi i vërtetë vjen vetëm nga Allahu.
Dhe mënyra më e pastër dhe e saktë është përmes Kuranit, rukjes, lutjes dhe mbështetjes tek Ai.
Le të kemi kujdes, të vetëdijesohemi dhe të mos biem pre e këtyre praktikave.