Spitali klinik Zhan Mitrev

Spitali klinik Zhan Mitrev Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Spitali klinik Zhan Mitrev, Hospital, Bledski Dogovor no. 8, Skopje.

Doc. Dr. Zhan Mitrev mori mirënjohje si një nga studiuesit më të cituar në fushën e shkencave mjekësore sipas ARBUDoc. D...
11/06/2026

Doc. Dr. Zhan Mitrev mori mirënjohje si një nga studiuesit më të cituar në fushën e shkencave mjekësore sipas ARBU

Doc. Dr. Zhan Mitrev është një nga dhjetë studiuesit më të cituar në fushën e shkencave mjekësore. Kjo mirënjohje vjen nga hulumtimi i realizuar në kuadër të projektit ARBU – Renditja Akademike e Universiteteve të Ballkanit, për të cilën atij i është ndarë edhe një certifikatë.

Në ceremoninë e sotme të ndarjes së certifikatave ishin të pranishëm Prof. Dr. Milka Klinçeva dhe Dr. Emil Stoicovski, i cili në emër të Doc. Dr. Zhan Mitrev pranoi mirënjohjen, përkatësisht certifikatën.

Sipas listës së publikuar nga ARBU për profesorët dhe studiuesit në kategorinë Medical Sciences, Doc. Dr. Zhan Mitrev renditet në vendin e 8-të në Maqedoninë e Veriut, në konkurrencë me 100 studiues të renditur sipas kontributit të tyre akademik.

Përveç kësaj mirënjohjeje, Doc. Dr. Mitrev bën pjesë edhe në grupin e 25 studiuesve më të cituar në Maqedoni, gjë që përbën një konfirmim të rëndësishëm të kontributit të tij shkencor dhe hulumtues, të dukshmërisë së punës së tij dhe të ndikimit që ai ka në shkencën mjekësore.

ARBU është një projekt i dedikuar komunitetit akademik, studiuesve dhe studentëve, me qëllim ofrimin e informacioneve dhe indikatorëve relevantë për performancën akademike të universiteteve dhe studiuesve në rajon. Platforma përfshin të dhëna për vendet e Ballkanit, ndër të cilat Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Shqipëria, dhe paraqet një burim shtesë informacioni për institucionet që nuk janë të përfshira në renditjet më me ndikim në botë, si QS, Times Higher Education dhe Shanghai Ranking.

Kjo mirënjohje është një tjetër dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Doc. Dr. Zhan Mitrev ndaj zhvillimit të mjekësisë, veprimtarisë shkencore dhe hulumtuese, si dhe avancimit të praktikave shëndetësore përmes dijes, përvojës dhe kontributit të tij të njohur ndërkombëtarisht.

Përfshirja ndër studiuesit më të cituar përbën një nxitje të rëndësishme për investime të mëtejshme në shkencë, kërkim shkencor dhe publikime, si dhe për promovimin e studiuesve maqedonas në kontekstin akademik rajonal dhe ndërkombëtar.

28/05/2026

Gjatë javës së kaluar, me mbështetjen e punonjësve dhe bashkëpunonjësve të jashtëm në Klinikën Zhan Mitrev, është realizuar për herë të parë një ndërhyrje komplekse orale-kirurgjikale. ❤❤❤

Kjo qasje bëhet kur tek pacientët nuk ekzistojnë kushtet për vendosjen klasike të implanteve dentare në nofullën e sipërme dhe të poshtme, prandaj implantet vendosen në kockat përreth për të mundësuar rikonstruktimin e dhëmbëve të humbur dhe rikthimin e buzëqeshjes së pacientit. 🦷

Kësaj ndërhyrje i parapriu një aktivitet edukativ dyditor për implantologjinë e avancuar në kirurgjinë orale, gjithashtu i mbajtur në ambientet e Klinikës Zhan Mitrev.
Në bashkëpunim me Zygomax, përveç ligjëratave profesionale, u realizua edhe trajnim praktik mbi modele, me qëllim arritjen e njohurive praktike anatomike të hapësirave kockore të fytyrës.

Aktiviteti kaloi me sukses të shkëlqyer dhe shpresojmë për shumë operacione të suksesshme në të ardhmen. 👇

Kongresi Evropian i këtij viti për Obezitetin 2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣ (ECO 2026) u mbajt nga 12 deri më 15 maj në Stamboll, duke ba...
26/05/2026

Kongresi Evropian i këtij viti për Obezitetin 2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣ (ECO 2026) u mbajt nga 12 deri më 15 maj në Stamboll, duke bashkuar ekspertë, shkencëtarë dhe organizata lider botërore të përkushtuara ndaj hulumtimit dhe trajtimit bashkëkohor të obezitetit.

Jemi krenarë që pjesë e këtij eventi prestigjioz global ishte edhe Dr. Xhuliana Mihajlovska, endokrinologe, pjesëmarrja e së cilës ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e mëtejshëm dhe strategjinë e Qendrës për Trajtimin e Obezitetit në kuadër të Klinikës Zhan Mitrev. 🙏❤

Gjatë kongresit u prezantuan trendet më të fundit botërore, studime ndërkombëtare dhe qasje bashkëkohore në menaxhimin e obezitetit. Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive me ekspertë nga e gjithë bota paraqet një nxitje të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të punës së Qendrës sonë dhe sigurimin e një kujdesi edhe më cilësor për pacientët.

Mbetemi të përkushtuar ndaj edukimit të vazhdueshëm, ndjekjes së praktikave më bashkëkohore mjekësore dhe implementimit të standardeve më të larta globale, me qëllim që të ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse, profesionale dhe moderne në përballjen me obezitetin si një sfidë komplekse shëndetësore. ❤🍀

Klinika Klinika Zhan Mitrev ishte pjesë e EADV Spring Symposium 2026, i cili u mbajt në Athinë, Greqi, një nga ngjarjet ...
18/05/2026

Klinika Klinika Zhan Mitrev ishte pjesë e EADV Spring Symposium 2026, i cili u mbajt në Athinë, Greqi, një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore evropiane në fushën e dermatologjisë.

Në kuadër të simpoziumit, Dr. Anxhelka Ilieva prezantoi një punim shkencor kushtuar melanomës dhe qasjeve moderne imunoterapeutike, duke hulumtuar se si ndryshime të caktuara gjenetike mund të ndikojnë në përgjigjen ndaj trajtimit.

Punimi është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Laboratorit Gjenetik pranë Klinikës Zhan Mitrev, Marija Gjorgjievska, Xhansel Bukovec dhe Dr. Goran Kungullovski, si dhe Prof. Dr. Aimilios Lalas, profesor i dermatologjisë në Aristotle University of Thessaloniki dhe president i International Dermoscopy Society.

Pjesëmarrja në kongrese dhe simpoziume të tilla ndërkombëtare përfaqëson një pjesë të rëndësishme të përkushtimit tonë për edukim të vazhdueshëm, zhvillim shkencor dhe ndjekje të arritjeve më moderne mjekësore, me një qëllim të vetëm – kujdes më të mirë për pacientët.

15/05/2026

Dr. Goran Joviq, specialist urolog, flet për një temë të rëndësishme në shëndetin e meshkujve - problemet testikulare, zbulimin e tyre të hershëm dhe pse reagimi në kohë është çelësi i parandalimit dhe trajtimit të suksesshëm.

Ndiqni videon në vijim dhe njihuni me informacionet që ҫdo mashkull duhet ti dijë 👇

⚕️Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve – një ditë e dedikuar për heroinat që çdo ditë kujdesen për shëndetin...
12/05/2026

⚕️Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve – një ditë e dedikuar për heroinat që çdo ditë kujdesen për shëndetin, dinjitetin dhe mirëqenien e pacientëve.

Infermierët janë shtylla e çdo sistemi shëndetësor. Roli i tyre nuk është vetëm profesional, por edhe thellësisht njerëzor – ata janë mbështetje, ngushëllim dhe siguri në momentet më të vështira. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe empatinë e tyre, ata bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën e shumë njerëzve.

Në klinikën tonë, infermierët janë pjesë e pazëvendësueshme e ekipit. Ata janë zemra e funksionimit të përditshëm – nga kontakti i parë me pacientët, kujdesi i vazhdueshëm, deri te rikuperimi. Profesionalizmi dhe qasja e tyre e ngrohtë janë ajo që na bën më të mirë dhe më pranë çdo pacienti.

Ju falënderojmë për punën tuaj të palodhshme, përkushtimin dhe humanizmin.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve! ❤❤❤

26 vite përvojë, njohuri dhe përkushtim të ndara me gjeneratat e reja dhe kolegët nga rajoniNë Kongresin e parë ballkani...
08/05/2026

26 vite përvojë, njohuri dhe përkushtim të ndara me gjeneratat e reja dhe kolegët nga rajoni

Në Kongresin e parë ballkanik për kardiologji pediatrike dhe kardiokirurgji në Prishtinë, Dr. Zhan Mitrev mori pjesë si folës në një panel të veçantë të dedikuar trajtimit të sëmundjeve të lindura të zemrës, ku prezantoi përvojën, zhvillimin dhe rezultatet e klinikës sonë në fushën e kirurgjisë kardiovaskulare.

Duke folur për përvojën e klinikës në trajtimin e sëmundjeve të lindura të zemrës, ai theksoi se deri tani janë trajtuar me sukses rreth 1.570 raste, ndërsa klinika realizon rreth 1.000 operacione dhe rreth 800 procedura vaskulare në vit.

Në vështrim të zhvillimit të vazhdueshëm të trajtimit kardiovaskular, ai theksoi se që nga viti 2007 klinika ka avancuar ndjeshëm në diagnostikë përmes përdorimit të CT skanerit. Ai shtoi se ekipi ynë mjekësor sot është shumë i specializuar në diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe përdor teknologji 3D të zemrës për trajtime më komplekse.

Në fund të prezantimit, Dr. Mitrev ndau dy raste të veçanta të foshnjave nga Kosova, të cilat ishin trajtuar me sukses nga sëmundje të rralla të zemrës, duke dëshmuar jo vetëm ekspertizën, por edhe ndikimin human të këtij profesioni.

07/05/2026

Pacientja jonë Fluturije Musollari nga Pogradeci, më 31 dhjetor 2025, iu nënshtrua me sukses operacionit të zemrës me 4 by-pass-a. Ajo vjen rregullisht për kryerjen e kontrolleve, ndihet shumë mirë dhe në vijim ndan me ne përvojën e saj pozitive.

I urojmë pacientes tonë shumë shëndet dhe vetëm ditë të bukura! ❤ ❤ ❤

Ndiqni dëshminë e saj 👇

Kjo është një vajzë e vogël, por vërtet e fortë dhe  guximtare 🩷Vetëm një javë pas lindjes, u zbulua se kishte defekte s...
05/05/2026

Kjo është një vajzë e vogël, por vërtet e fortë dhe guximtare 🩷

Vetëm një javë pas lindjes, u zbulua se kishte defekte serioze të zemrës, hapje ndërmjet atriumeve (ASD) dhe ndërmjet barkusheve (VSD). Një diagnozë që gjithmonë sjell shqetësim dhe pasiguri.

Defekti i septumit ventrikular (VSD) është defekti më i shpeshtë i lindur i zemrës dhe përbën rreth 20% të të gjitha rasteve të tilla. Kur defektet janë më të mëdha, zemra nuk mund të funksionojë në mënyrë efikase. Mushkëritë marrin shumë gjak, dhe si zemra ashtu edhe mushkëritë punojnë nën një ngarkesë të shtuar.

Tek kjo vajzë e vogël, simptomat gradualisht bëheshin gjithnjë e më të theksuara. Gjatë tre muajve të para në shtëpi, frymëmarrja ishte e shpejtë dhe e vështirë, shpesh djersitej, lodhej shpejt dhe kishte vështirësi në shtimin e peshës.

Pas marrjes se vendimit për trajtim kardio-kirurgjik, ekipi yne mjekesor realizoi operacionin i cili kaloi me sukses. Pasoi një rikuperim i shpejtë dhe, pas një hospitalizimi të shkurtër, foshnja u kthye në shtëpi.

Sot, ajo është një foshnjë e qetë, e buzëqeshur dhe aktive. Merr frymë lehtë dhe ka nje rritje dhe zhvillim normal.

Një histori që na kujton se diagnoza në kohë dhe trajtimi i duhur bëjnë një ndryshim të madh 🩷

Peeling profesional me BIODROGA Medical Institute tashmë në dispozicion në Zhan Mitrev Estetik – vendi juaj i ri për kuj...
29/04/2026

Peeling profesional me BIODROGA Medical Institute tashmë në dispozicion në Zhan Mitrev Estetik – vendi juaj i ri për kujdes të nivelit të lartë.

Ky trajtim intenziv, por i kontrolluar në mënyrë strikte, vepron drejtpërdrejt në burimin e problemeve:

✅ Largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës
✅ Rikthen balancin e pH natyral të lëkurës dhe trajton aknet
✅ Stimulon rigjenerimin qelizor dhe hidratimin e thellë

🧪 Koktej acidi i personalizuar: Pavarësisht nëse keni problem me aknet, pigmentimin, rrudhat apo dehidrimin, ekipi ynë përdor kombinime të llojeve të ndryshme të acideve të përshtatura saktësisht për lëkurën tuaj.

Besoni në ekspertizën zvicerane e cila tashmë gjendet në duart e ekipit të Zhan Mitrev Estetik.

📞 Rezervoni terminin tuaj që sot në: 02/3091-484, 02/3104-910 ose 072-262-385.

Listën e plotë të trajtimeve estetike dhe procedurave rigjeneruese mund ta gjeni në faqen tonë të internetit: https://aesthetic.zmc.mk/

Address

Bledski Dogovor No. 8
Skopje
1000

Telephone

+38923091484

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali klinik Zhan Mitrev posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali klinik Zhan Mitrev:

Share

Category