Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување

  • Home
  • Macedonia
  • Tetovë
  • Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување

Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување We provide Person-centered Counselling and Psychotherapy to overcome Stress, Anxiety and other Emotional Disturbance

- We provide Person-centered Counselling and Psychotherapy to overcome Stress, Anxiety and other Emotional Disturbance.
- Ofrojmë Këshillim dhe Psikoterapi për të tejkaluar stresin, ankthin dhe shqetësimet е tjera emocionale.
- Нудиме советување и психотерапија за надминување на стресот, анксиозноста и другите емоционални нарушувања.

👉Realizuam Geshtalt puntori edukative me grupin e katërt, e udhëhequr nga MSc.Sema Halili,psikoterapeute/ trajnuese.👉Fal...
03/06/2026

👉Realizuam Geshtalt puntori edukative me grupin e katërt, e udhëhequr nga MSc.Sema Halili,psikoterapeute/ trajnuese.
👉Falemnderojmë të gjithë edukantët që ishin bashk me ne dhe ndanë përvojat e tyre të cilët kontribuan që këto puntori të përmbyllen me sukses.....
👉Trajnimi në Geshtal Terapi tashmë është kthyer në traditë shumëvjeçare në qendrën tonë ku profesionalizmi dhe përkushtimi janë dëshmi e sukseseve të shumta në fushën e trajnimeve kualitative me trajner dhe supezvizor të akredituar nga vendi dhe jashtë.
👉 Vetëm në Qendrën Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување në bashkpunim me Qendrën ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje, ofrohet mundësi për të ndjekur 4 vite Geshtalt Edukim në gjuhën shqipe me program të akredituar dhe sertifikuar nga EAGT.
Edukanti merr gjatë procesit edukativ 4 vjeçar 2 Sertifikate. Njëra pas mbarimit të Nivelit bazik- Geshtalt Këshillues, dhe tjetra pas mbarimit të Nivelit të avansuar- Geshtalt Psikoterapeut.

👉 Реализиравме Гешталт едукативна работилница со четвртата група предводена од М-р.Сема Халили, психотерапевт/ тренер.
👉Им се заблагодаруваме на сите едуканти кои беа со нас и ги споделија своите искуства кои придонесоа за успешно завршување на овие работилници.....
👉Едукацијата за Гешталт терапија веќе стана долгогодишна традиција во нашиот центар каде професионалноста и посветеноста се доказ за бројни успеси на полето на квалитативната обука со тренери и супервизори акредитирани од земјата и странство.
ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje
Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување





Gëzuar Kurban Bajramin!Uroj që kjo festë e bekuar të sjellë paqe, shëndet, bereqet dhe harmoni në familjen tuaj.
27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajramin!
Uroj që kjo festë e bekuar të sjellë paqe, shëndet, bereqet dhe harmoni në familjen tuaj.

Kishim nderin tē jemi të ftuar nga Qendra Aurora nē Ulqin- Mali i Zi,  të mbajm trajnim mbi temēn "Përjetimi i traumës n...
25/05/2026

Kishim nderin tē jemi të ftuar nga Qendra Aurora nē Ulqin- Mali i Zi, të mbajm trajnim mbi temēn "Përjetimi i traumës në fazat zhvillimore nga perspektiva e Geshtalt terapisë."

Gjatë këtij trajnimi trajtuam ndikimin e përvojave traumatike në zhvillimin emocional, mënyrën se si trauma manifestohet në faza të ndryshme të jetës, si dhe rëndësinë e kontaktit, vetëdijesimit dhe marrëdhënies terapeutike në procesin e shërimit.

Përmes diskutimeve, reflektimeve dhe ndarjes së përvojave profesionale, krijuam një hapësirë të vlefshme për të kuptuar më thellë dinamikat psikologjike të traumës dhe ndikimin e saj në mënyrën se si individi e përjeton veten dhe tjetrin.

Falemnderit për ftesën Qendrës Aurora në Ulqin. Mirënjohëse për të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, praninë dhe kontributin e tyre në këtë trajnim.



.co.me

22/05/2026

Workshop për psikolog nē Ulqin me temë:
"Përjetimi i Traumēs në Fazat Zhvillimore sipas Geshtalt Terapisë"

👉Realizuam Geshtalt puntori edukative me grupin e nivelit të dytë në Geshtalt Psikoterapi, e supervizuar nga MSc.Sema Ha...
10/05/2026

👉Realizuam Geshtalt puntori edukative me grupin e nivelit të dytë në Geshtalt Psikoterapi, e supervizuar nga MSc.Sema Halili, psikoterapeute/ trajnuese.

👉Falemnderojmë të gjithë edukantët që ishin bashk me ne dhe ndanë përvojat e tyre të cilët kontribuan që këto puntori të përmbyllen me sukses.....
👉Trajnimi në Geshtal Terapi tashmë është kthyer në traditë shumëvjeçare në qendrën tonë ku profesionalizmi dhe përkushtimi janë dëshmi e sukseseve të shumta në fushën e trajnimeve kualitative me trajner dhe supezvizor të akredituar nga vendi dhe jashtë.
👉 Vetëm në Qendrën Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување në bashkpunim me Qendrën ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje, ofrohet mundësi për të ndjekur 4 vite Geshtalt Edukim në gjuhën shqipe me program të akredituar dhe sertifikuar nga EAGT.
Edukanti merr gjatë procesit edukativ 4 vjeçar 2 Sertifikate. Njëra pas mbarimit të Nivelit bazik (kohëzgjatja 2 vite)- Geshtalt Këshillues, dhe tjetra pas mbarimit të Nivelit të avansuar (kohëzgjatja 2 vite) Geshtalt Psikoterapeut.

👉 Реализиравме Гешталт едукативна работилница со едукантите од втор степен, под супервизија на М-р.Сема Халили, психотерапевт/тренер.

👉Им се заблагодаруваме на сите едуканти кои беа со нас овој викенд и ги споделија своите искуства кои придонесоа за успешно завршување на овие работилници.....
👉Едукацијата за Гешталт терапија веќе стана долгогодишна традиција во нашиот центар каде професионалноста и посветеноста се доказ за бројни успеси на полето на квалитативната обука со тренери и супервизори акредитирани од земјата и странство во соработка со ЕАГТ акредитирана програма за Гешталт Терапија од ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje
Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување

ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje
Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување





#
#

Jo çdo gjë duhet të shpjegohet në nivel racional dhe logjik.Ka diçka përtej kësaj ... E pra, këtu fillon pjesa më intere...
05/05/2026

Jo çdo gjë duhet të shpjegohet në nivel racional dhe logjik.Ka diçka përtej kësaj ... E pra, këtu fillon pjesa më interesante e jetës.
#
#
#

TRAJNUESEMSc.Sema Halili- Psikologe me Licencë të posaçme përshendetësi dhe psikoterapi nga Oda ePsikologëve të Maqedoni...
03/05/2026

TRAJNUESE
MSc.Sema Halili
- Psikologe me Licencë të posaçme për
shendetësi dhe psikoterapi nga Oda e
Psikologëve të Maqedonisë së Veriut.
Magjistre e Psikologjisë Klinike.
- Themeluese dhe Presidente e shoqatës
së psikologëve, këshilluesve dhe
psikoterapeutëve "CORTEX " Tetovë.
- Gestalt psikoterapeute me sertifikat
Europian nga EAGT (Europian -Association
in Gestalt Therapy);
- Emi Practicioner (Eye Movement
Integration Therapy)
- Psikotraumatologe.
- Trajnere për Gestalt Terapi, ku trajnon
profesionist nga drejtimet humane për
Gestalt Psikoterapi me program të
akredituar nga EAGT.
- Psikoterapeute në këshillimoren për
mbështetjen e vitimave të dhunës, ku jep
mbështetje psikologjike për viktimat.
- Psikoterapeute në Shoqatën për persona
me sëmundje të ralla "Life
Challange" Shkup në dhënien e
mështetjes psikologjike, këshillim dhe psikoterapi.
- Punon me të rritur në terapi individuale
dhe grupore në Qendrën Cortex, Tetovë.

MSc.Nebahat Ziberi Imeri

Psikologe me Licencë nga Oda e
Psikologëve të Maqedonisë së Veriut.
Magjistre e Psikologjisë Klinike.
- Geshtalt Psikoterapeute .
- Emi Practicioner (Eye Movement
Integration Therapy)
- Psikotraumatologe.
- Themeluese e shoqatës së psikologëve,
këshilluesve dhe psikoterapeutëve
"CORTEX " Tetovë.
- Psikoterapeute në Shoqatën për persona
me sëmundje të ralla "Life Challange"
Shkup, në dhënien e mbështetjes
psikologjike, këshillim dhe psikoterapi.
- Trajnon profesionist për dhunë në familje
në kuadër të Ministrisë për politik sociale,
Demografi dhe Rini- Shkup.
- Punon në Qendrën për Punë Sociale
Tetovë në fushën e dhunës në familje dhe
të drejtave të fëmijëve.
- Punon me adoleshent dhe të rritur në
terapi individuale dhe grupore në Qendrën
Cortex Tetovë.

03/05/2026

Punëtoria është e dedikuar për studentët e psikologjisë, sociologjisë dhe pedagogjisë, me qëllim thellimin e njohurive mbi traumën dhe mënyrat efektive të përpunimit të saj përmes qasjes së Terapisë Gestalt.
Duke u mbështetur në konceptin se trauma përbën një përvojë që shkakton reagime intensive fizike dhe psikologjike, punëtoria synon të eksplorojë ndikimin e saj në funksionimin psikologjik, social, fizik dhe profesional të individit.
Gjatë kësaj dite, pjesemarrësit do të njihen me kontekstin ekzistencial të përvojës traumatike dhe do të mësojnë se pse jo të gjithë individet reagojnë njësoj ndaj traumës. Fokus i veçantë do t'i kushtohet modelit të Terapisë Gestalt të traumës, i cili integron parimet bazë të Gestalt terapisë.
Trajnuese:
MSc.Sema Halili
MSc.Nebahat Ziberi Imeri

Për më shume info dhe regjistrime

👉Realizuam Geshtalt puntori edukative me grupin e pestë nē kuadër të Trajnimit për Gestalt Psikoterapi, e udhëhequr nga ...
03/05/2026

👉Realizuam Geshtalt puntori edukative me grupin e pestë nē kuadër të Trajnimit për Gestalt Psikoterapi, e udhëhequr nga trajnuesja MSc.Sema Halili,psikoterapeute/ trajnuese.
👉Falemnderojmë të gjithë edukantët që ishin bashk me ne dhe ndanë përvojat e tyre të cilët kontribuan që këto puntori të përmbyllen me sukses.....
👉Trajnimi në Geshtal Terapi tashmë është kthyer në traditë shumëvjeçare në qendrën tonë ku profesionalizmi dhe përkushtimi janë dëshmi e sukseseve të shumta në fushën e trajnimeve kualitative me trajner dhe supezvizor të akredituar nga vendi dhe jashtë.
👉 Vetëm në Qendrën Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување në bashkpunim me Qendrën ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostiq" Skopje, ofrohet mundësi për të ndjekur 4 vite Geshtalt Edukim në gjuhën shqipe me program të akredituar dhe sertifikuar nga EAGT.
Edukanti merr gjatë procesit edukativ 4 vjeçar 2 Sertifikate. Njëra pas mbarimit të Nivelit bazik- Geshtalt Këshillues, dhe tjetra pas mbarimit të Nivelit të avansuar -Geshtalt Psikoterapeut.

👉 Реализиравме Гешталт едукативна работилница со петата група, предводена од М-р.Сема Халили, психотерапевт/ тренер.
👉Им се заблагодаруваме на сите едуканти кои беа со нас и ги споделија своите искуства кои придонесоа за успешно завршување на овие работилници.....
👉Едукацијата за Гешталт терапија веќе стана долгогодишна традиција во нашиот центар каде професионалноста и посветеноста се доказ за бројни успеси на полето на квалитативната обука со тренери и супервизори акредитирани од земјата и странство.
ASPEKTI-Gestalt psihoterapija i edukacija "Mladen Kostikj" Skopje
Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување




28/04/2026

Sot, përfaqësueset nga shoqata "CORTEX", Sema Halili dhe Nebahat Imeri nga Tetova, e cila menaxhon të vetmen këshillimore për mbështetjen e viktimave të dhunës në rajonin e Pollogut, së bashku me koordinatoren e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Tetovës, Sevim Veseli, realizuan një takim pune në hapësirat e Myftinisë së Tetovës.

Ato u pritën nga Myftiu i Tetovës, dr. Selver Xhemaili, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Muhamed Berzati, me qëllim krijimin dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e parandalimit dhe sensibilizimit ndaj dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. Duke e konsideruar Bashkësinë Fetare Islame si një faktor relevant dhe me ndikim të rëndësishëm në shoqëri, u diskutua mbi rolin dhe kontributin që ky institucion mund të japë në ngritjen e vetëdijes publike dhe në adresimin e kësaj dukurie shqetësuese.

Takimi rezultoi me një bashkëpunim të suksesshëm dhe me dakordim për ndërmarrjen e aktiviteteve të përbashkëta, të cilat do të synojnë edukimin, parandalimin dhe fuqizimin e mekanizmave sensibilizues përmes fushatave ndërgjegjësuese, ligjëratave edukative dhe tryezave të diskutimit. Ky bashkëpunim, i cili promovon vlerat e respektit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor, përbën një hap të rëndësishëm drejt angazhimit të përbashkët institucional dhe shoqëror për të luftuar dhunën dhe për të ndërtuar një mjedis më të sigurt e më të drejtë për të gjithë.

Address

29 Nëntori Nr. 23
Tetovë
1200

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Cortex - Keshillime dhe Psikoterapi Кортекс- Психотерапија и советување:

Shortcuts

Share