06/12/2025
Tortikolisi tek fëmijët
Tortikolisi tek fëmijët është një gjendje ku fëmija mban kokën të anuar në njërën anë, ndërsa mjekra shpesh drejtohet në anën e kundërt. Kjo ndodh për shkak të shtrëngimit ose shkurtimit të njërit prej muskujve të qafës, zakonisht muskulit sternocleidomastoideus.
Llojet kryesore
• Tortikolisi kongjenital – fëmija lind me të (shkaktohet nga pozita në mitër ose tensioni i muskulit gjatë lindjes).
• Tortikolisi i fituar – shfaqet pas lindjes për shkak të qëndrimeve të gabuara, infeksioneve, ose ngurtësimit muskulor.
Si e dallojmë?
• Fëmija e mban kokën gjithmonë të kthyer në të njëjtën anë
• Mund të ketë vështirësi në kthimin e kokës
• Njëra anë e qafës duket më e tendosur
• Tek foshnjat: mund të shfaqet edhe plagjiocefali (rrafshim i kokës në një anë)
Si trajtohet?
Trajtimi është shumë efektiv kur fillohet herët dhe zakonisht përfshin Fizioterapine!
Na vizitoni ose kontakto: 044 553 012