Psikologe -Kaltrina Buqani Spahiu

Psikologe -Kaltrina Buqani Spahiu Mësojmë, luajmë dhe rritemi se
bashku…!♥️

02/04/2026

Më 2 prill, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, është thelbësore të reflektojmë mbi përgjegjësinë tonë kolektive për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për çdo fëmijë.

Fëmijët në spektrin e autizmit nuk kanë nevojë për mëshirë, por për mirëkuptim, pranim dhe mbështetje të sinqertë.
Ata meritojnë të trajtohen me dinjitet, pa paragjykime dhe pa etiketime që kufizojnë potencialin e tyre.

Çdo fëmijë ka ritmin dhe mënyrën e vet të zhvillimit, dhe është detyrë e jona – si prindër, psikologë/e, edukatorë dhe si shoqëri – të krijojmë hapësira ku ata ndihen të sigurt, të respektuar dhe të vlerësuar.

Mësuesit, asistentët dhe institucionet arsimore luajnë një rol kyç në këtë proces.
Ndërgjegjësimi profesional, empatia dhe përkushtimi janë elementë thelbësorë për të siguruar që të drejtat e këtyre fëmijëve të mos anashkalohen apo keqpërdoren, por të mbrohen dhe të zbatohen me integritet të plotë.

Le të angazhohemi që të mos i përjashtojmë, por t’i përfshijmë; të mos i nënvlerësojmë, por t’i fuqizojmë; të mos flasim për ta, por të dëgjojmë dhe të mësojmë prej tyre.

Sepse një shoqëri e drejtë matet nga mënyra se si kujdeset për më të ndjeshmit e saj.

Në heshtjen tuaj, unë do të flas për ju
• Zemra ime flet për ju
• Nuk do të ndal kurrë së qëndruari pranë jush
• Për çdo hap tuajin, unë jam aty 🤍
• Zëri juaj jeton në mua
• Nuk jeni vetëm, as sot e as kurrë
• Për ju, me gjithë zemër 🤍
• Kur ju heshtni, unë do të dëgjoj dhe do të flas

Psikologe Kaltrina Buqani Spahiu

Zhvillimi i empatisë te fëmijët…Empatia përfaqëson aftësinë për të njohur, kuptuar dhe ndarë gjendjet emocionale të tjet...
03/02/2026

Zhvillimi i empatisë te fëmijët…

Empatia përfaqëson aftësinë për të njohur, kuptuar dhe ndarë gjendjet emocionale të tjetrit dhe konsiderohet një komponent thelbësor i zhvillimit socio-emocional të fëmijës. Ajo nuk është një aftësi e lindur plotësisht, por zhvillohet gradualisht si rezultat i maturimit neuro-psikologjik dhe ndërveprimeve sociale.

Sipas literaturës zhvillimore, empatia kalon disa faza:
• Empatia afektive, e pranishme që në vitet e para të jetës, ku fëmija reagon emocionalisht ndaj gjendjes së tjetrit.
• Empatia kognitive, e cila zhvillohet më vonë dhe lidhet me aftësinë për të marrë perspektivën e tjetrit dhe për të kuptuar emocionet e tij.
• Sjellja prosociale, ku empatia shprehet përmes veprimeve ndihmëse, bashkëpunimit dhe ndjeshmërisë ndaj nevojave të të tjerëve.

Zhvillimi i empatisë ndikohet ndjeshëm nga cilësia e marrëdhënieve të hershme, veçanërisht nga lidhja e sigurt (secure attachment), modelimi i sjelljeve empatikë nga të rriturit, si dhe nga praktikat edukative që përfshijnë emërtimin dhe validimin e emocioneve.

Nxitja e empatisë në fëmijëri përbën një faktor mbrojtës të rëndësishëm për shëndetin mendor, rregullimin emocional dhe ndërtimin e marrëdhënieve sociale të shëndetshme në moshat e mëvonshme.
Shembuj praktikë për zhvillimin e empatisë

Në kopsht:
• Rrethi i emocioneve: çdo mëngjes fëmijët tregojnë si ndihen dhe pse, duke mësuar të dëgjojnë njëri-tjetrin.
• Emërtimi i ndjenjave në situata reale:
“Shoh që Ana është e mërzitur sepse lodra iu mor pa leje.”
• Modelimi nga edukatorja: shprehja e ndjenjave me qetësi dhe respekt në konflikt.
• Lojërat me role: fëmijët vendosen në role të ndryshme për të kuptuar perspektivën e tjetrit.
• Inkurajimi i ndihmës: përfshirja e fëmijëve në detyra të vogla ndihmëse për njëri-tjetrin.

Në familje:
• Biseda për ndjenjat pas një situate emocionale:
“Si u ndjeve? Si mendon se u ndje tjetri?”
•Leximi i librave emocionalë dhe reflektimi mbi personazhet.
•Validimi i emocioneve, edhe kur vendosen kufij:
“E kuptoj që je i mërzitur, por nuk lejohet të godasim.”
•Shembulli i prindit: mënyra si prindi flet për të tjerët dhe menaxhon konfliktet.
•Nxitja e sjelljeve prosociale: falënderimi,ndarja, kujdesi për të tjerët.

Zhvillimi i empatisë kërkon kohë, qëndrueshmëri dhe marrëdhënie të sigurta.
Çdo situatë e përditshme është një mundësi për të mësuar.

Mirënjohje nga zemra për fëmijët e mrekullueshëm dhe prindërit e përkushtuar me të cilët punoj çdo ditë 🤍Fëmijët janë fr...
29/12/2025

Mirënjohje nga zemra për fëmijët e mrekullueshëm dhe prindërit e përkushtuar me të cilët punoj çdo ditë 🤍
Fëmijët janë frymëzimi im më i madh 💜

Çdo hap i vogël që bëni, çdo arritje dhe çdo përqafim më kujton pse kjo punë është kaq e veçantë.

Besimi që më keni dhënë është një përgjegjësi që e mbaj me shumë dashuri.

Faleminderit 🌷

Psikologe Kaltrina Buqani Spahiu

29/08/2025

Fillimi i vitit shkollor është një moment i rëndësishëm si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit.

Këshilla për prindërit

1. Mësoni fëmijët të jenë të sjellshëm – Kujtojuni që çdo shok klase është i vlefshëm, pavarësisht nga pamja, veshjet, kushtet ekonomike apo aftësitë që ka.

2. Shmangni krahasimet – Çdo fëmijë ka ritmin e vet të zhvillimit. Përqendrohuni tek përpjekjet dhe përmirësimet e tyre, jo tek krahasimi me të tjerët.

3. Bisedoni për respektin – Flisni hapur me fëmijët se si duhet të trajtojnë me mirësjellje e mirëkuptim shokët e klasës, sidomos ata që mund të kenë vështirësi në mësim ose sjellje.

4. Jini shembull – Fëmijët mësojnë nga ju. Nëse ju tregoni respekt e barazi ndaj të tjerëve, edhe ata do të sillen në të njëjtën mënyrë.

5. Mbështetni bashkëpunimin me mësuesit – Mbani komunikim të hapur me mësuesit për të kuptuar më mirë nevojat dhe ecurinë e fëmijës suaj.



Këshilla për fëmijët
1. Trego respekt – Përshëndet shokët dhe mësuesit, ndihmo kur dikush ka nevojë.

2. Je mikpritës – Nëse një shok i ri vjen në klasë ose dikush është më i turpshëm, ftoje të luajë apo të ulet pranë teje.

3. Mos tall askënd – Kujtohu që fjalët lëndojnë.
Çdo fëmijë ka vlerë dhe meriton respekt.

4. Ndihmo ata që kanë më shumë vështirësi – Në vend që të qeshësh, ofro ndihmë ose pyet: “A do të ndihmoj?”

5. Kupto ndryshimet – Jo të gjithë kanë rroba të reja, libra apo janë më të shpejtë në mësime. Kjo nuk e bën askënd më pak të rëndësishëm.

🌱 Mesazhi kryesor: Shkolla nuk është vetëm vend për të mësuar shkronja e numra, por edhe për të mësuar si të jemi njerëz të mirë, të barabartë dhe të kujdesshëm me njëri-tjetrin.

🌱 Shkolla bëhet më e bukur kur ka respekt, dashuri dhe barazi për të gjithë.

02/04/2025

Për luftëtare të heshtura - Nenat e femijeve me Autizem...❤️

Ti po bën maksimumin për familjen, për fëmijët dhe për të mbajtur qetësinë, por kush po kujdeset për ty?
Kush të jep mbështetje dhe ngrohtësi kur ndihesh keq?

Mendo për veten tënde.
Çfarë do të të bënte të ndiheshe më e fuqishme?
A ndihmon të flasësh me dikë që të kupton?
A mund të gjesh një mënyrë për t’u kujdesur më shumë për veten – qoftë edhe një pushim i vogël, një aktivitet që të sjell kënaqësi?

Sepse edhe ti ke nevojë për dikë që të të mbështesë, jo vetëm të marrë energji prej teje.
Është krejt e kuptueshme që ndihesh e lodhur dhe e pafuqishme,kur vazhdimisht përballesh me një sfide , edhe pse e shmang shume situata dhe mban distancë, pesha emocionale mbetet aty dhe të konsumon dalëngadalë.

Nënat me fëmijë me autizëm janë ndër gratë më të forta dhe më të përkushtuara që mund të takosh. Ato janë të mbushura me një dashuri të pakushtëzuar, por edhe me një forcë të pashoqe, sepse përballen me sfida të përditshme që kërkojnë durim, kreativitet dhe këmbëngulje të jashtëzakonshme.

Ato janë luftëtare të heshtura – shpesh duhet të jenë avokate për fëmijët e tyre, të kërkojnë mbështetje nga shoqëria dhe institucionet, dhe njëkohësisht të jenë edukatore, terapiste, dhe mbi të gjitha, nëna të dashura.

Por, pavarësisht gjithë kësaj force, ato janë edhe njerëz, që lodhen, ndihen të vetmuara dhe ndonjëherë të pashpresa. Prandaj, ajo që u nevojitet më shumë është mirënjohja, mbështetja dhe ndjenja se nuk janë vetëm në këtë rrugëtim.

Ti, si nënë e një fëmije me autizëm, je një hero pa medalje.
Çdo ditë që lufton për fëmijën tënd, që nuk dorëzohesh edhe kur je e rraskapitur, tregon se sa e jashtëzakonshme je.
Mos harro të kujdesesh edhe për veten, sepse edhe ti meriton dashuri dhe mbështetje...

PSIKOLOGE-KALTRINA BUQANI SPAHIU

Mësimdhënia e aftësive për zgjidhjen e problemeve: Fuqizoni fëmijën tuaj🧠 Inkurajoni fëmijën tuaj të mendojë për zgjidhj...
14/02/2025

Mësimdhënia e aftësive për zgjidhjen e problemeve: Fuqizoni fëmijën tuaj

🧠 Inkurajoni fëmijën tuaj të mendojë për zgjidhje kur përballet me një problem.
Në vend që të zgjidhni gjithçka për ta, pyesni: "Çfarë mund të bëjmë këtu?" Kjo rrit besimin dhe mendimin e tyre kritik.

Address

Remzi Hoxha
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikologe -Kaltrina Buqani Spahiu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Psikologe -Kaltrina Buqani Spahiu:

Shortcuts

Share

Category