Logopede Msp. Egzona Fazliu

Logopede Msp. Egzona Fazliu Logopede🗣️ dhe Terapiste ABA🧩 Kabineti logopedik në kuadër të DREAM HOSPITAL", Ferizaj

Ekolalia – pra kur fëmija përsërit menjëherë ose me vonesë fjalët apo frazat që dëgjon nga të rriturit ose televizori – ...
11/06/2025

Ekolalia – pra kur fëmija përsërit menjëherë ose me vonesë fjalët apo frazat që dëgjon nga të rriturit ose televizori – është një shenjë që shpesh shoqëron vonesën e gjuhës, por nuk është gjithmonë negative.

Femija përsërit fjalët që dëgjon nga ti, p.sh., ti thuaj: “Do ujë?”, ai thotë: “Do ujë?”
- përsërit reklama, këngë, fraza nga vizatimet
- ndonjëherë i përsërit pa e kuptuar fare kuptimin.

Fëmijët 1.5–2.5 vjeç shpesh imitojnë si pjesë e mësimit të të folurit. Në këtë moshë:
* Ekolalia është e zakonshme dhe ndihmon që fëmija të mësojë strukturën e gjuhës.

Në shumë raste, fëmijët me vonesë të gjuhës ekspresive përdorin ekolalinë sepse:
- nuk dinë akoma si ta formulojnë vetë përgjigjen,
- janë në fazën e imitimeve automatike,
- dhe ndonjëherë e përdorin si mënyrë për të komunikuar, edhe pse jo në mënyrë funksionale.

Si t'a reduktojmë ekolalinë?
Fokusohemi në gjuhën funksionale – me pak fjalë, por të qarta.
Çdo situatë që ndodh → bëje me fjalë të thjeshta + veprime:
- Kur i jep ujë: thuaj “ujë” dhe jepi gotën.
- Kur do lodër: “makinë” dhe jepi makinën.
Thuaji fjalën para se ta marrë atë që e kërkon fëmija.

Mos e pyet "çfarë është kjo?”
Në vend që të thuash “çfarë është kjo?”, thuaj:
➡️ “Kjo është makinë”
➡️ “Ja topi!”
Ai do mësojë përmes modeleve të përsëritura.

Mos i bëj pyetje të hapura si “çfarë do?” – sepse do ta përsërisë.
➤ Thuaj: “Do ujë apo qumësht?”.

⚠️Kur është shqetësuese ekolalia?
1. Vazhdon pas moshës 3 vjeç (mund të tregojë vështirësi në përpunimin gjuhësor ose çrregullime të komunikimit).
2. Fëmija nuk e kupton kuptimin e fjalëve që përsërit (nuk ka kuptim funksional).
3. Është pjesë e një gjendje më të gjerë të zhvillimit, pra kur ekolalia shoqërohet me:
- mungesë kontakti sy më sy;
- vështirësi në ndërveprim social (lojë, ndarje e vëmendjes);
- sjellje të përsëritura (lëkundje, rrotullim, etj.);
- ndjeshmëri ose mungesë reagimi ndaj stimujve të jashtëm.McFayden, T. C., Kennison, S. M., & Bowers, J. M. (2022).

06/08/2024
Shkrimi im me temë "Vonesa gjuhësore, koha para ekraneve dhe ndërhyrja logopedike", e publikuar në Revistën "Shëndeti dh...
01/07/2024

Shkrimi im me temë "Vonesa gjuhësore, koha para ekraneve dhe ndërhyrja logopedike", e publikuar në Revistën "Shëndeti dhe Kujdesi".

Shkrimi im me temë "Vonesa gjuhësore, koha para ekraneve dhe ndërhyrja logopedike", e publikuar në Revistën "Shëndeti dh...
01/07/2024

Shkrimi im me temë "Vonesa gjuhësore, koha para ekraneve dhe ndërhyrja logopedike", e publikuar në Revistën "Shëndeti dhe Kujdesi".

Oda e Infermierëve të Kosovës

Nëse thithja e gishtit vazhdon edhe pas daljes së dhëmbëve primar (pas moshës 2 vjeç) mund të ndryshoj modelin e rritjes...
15/06/2024

Nëse thithja e gishtit vazhdon edhe pas daljes së dhëmbëve primar (pas moshës 2 vjeç) mund të ndryshoj modelin e rritjes së nofullës dhe të shkaktoj shtrembërim të dukshëm të dhëmbëve, që rrjedhimisht ka pasojë vështirësinë në gëlltitje dhe çrregullime të shqiptimit të shkronjave /s/, /z/, /t/, /d/, /n/, /l/, /sh/, /ç/, /j/, /dh/, /th/.

Address

Vëllezërit Gërvalla, Rr. Tajar Hatipi
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 10:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Logopede Msp. Egzona Fazliu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Logopede Msp. Egzona Fazliu:

Shortcuts

Share