SAAH Clinic

SAAH Clinic Klinikë e Shërbimeve të Shëndetit mendor: Psikologjike, Logopedike dhe Ergoterapeutike.

14/08/2026

SAAH CLINIC FERIZAJ

Në klinikën tonë përgatisim raporte psikologjike profesionale për:

— Pas aksidenteve – vlerësim i traumës dhe gjendjes emocionale.

— Çështje trashëgimie pronash/tokash – vlerësim i aftësisë mendore dhe vendimmarrjes.

— Raportet tona pranohen nga gjykatat, noterët dhe institucionet ligjore.

SAAH CLINIC – FERIZAJ
Cakto terminin tuaj në:
☎️043-911-535

DITËT E NXEHTA DHE SHËNDETI MENDOR Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në trupin tonë, por mund të ndikojnë edhe në ...
10/08/2026

DITËT E NXEHTA DHE SHËNDETI MENDOR

Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në trupin tonë, por mund të ndikojnë edhe në humor, ankth, stres dhe cilësinë e gjumit.

Gjatë ditëve shumë të nxehta mund të vërejmë: 1.Më shumë nervozizëm dhe lodhje
2.Vështirësi në përqendrim
3. Shqetësim dhe ankth më të madh
4.Pagjumësi dhe ndryshime të humorit

Pini mjaftueshëm ujë, qëndroni në ambiente të freskëta, shmangni ekspozimin e gjatë në diell dhe kujdesuni për pushimin tuaj.

Kujdesi për trupin është edhe kujdes për shëndetin mendor.

Nëse ndiheni të mbingarkuar, të shqetësuar ose emocionalisht të lodhur, mos hezitoni të kërkoni mbështetje profesionale.

Cakto terminin tuaj nê:
☎️043-911-535
Saah_Clinic_Ferizaj

Vetëbesimi – çelësi për një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur Vetëbesimi nuk është diçka me të cilën lindim – ai n...
27/07/2026

Vetëbesimi – çelësi për një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur

Vetëbesimi nuk është diçka me të cilën lindim – ai ndërtohet me kohë, përmes përvojave, sfidave dhe mënyrës se si flasim me veten. Nuk do të thotë të jesh i përsosur apo të mos kesh frikë, por të besosh se je i aftë t’i përballosh vështirësitë dhe të vazhdosh përpara.

Shpesh, jemi kritikët më të ashpër të vetes. Krahasimet me të tjerët, frika nga dështimi apo mendimet negative mund ta ulin vetëbesimin dhe të ndikojnë në mirëqenien tonë emocionale. Megjithatë, çdo hap i vogël, çdo sukses dhe çdo mësim nga gabimet është një mundësi për ta forcuar atë.

Kujto:
✅ Pranoje veten ashtu siç je.
✅ Mos lejo që gabimet të përcaktojnë vlerën tënde.
✅ Festo çdo arritje, sado e vogël të duket.
✅ Rrethohu me njerëz që të mbështesin dhe të motivojnë.
✅ Beso se zhvillimi është një proces që vazhdon çdo ditë.

Kur beson në veten tënde, krijon guxim për të ndjekur ëndrrat, për të marrë vendime më të mira dhe për t’u përballur me sfidat e jetës me më shumë siguri.

Mos harro: Vetëbesimi nuk është të mendosh se je më i mirë se të tjerët. Vetëbesimi është të dish se vlera jote nuk varet nga mendimi i të tjerëve.

Investo te vetja, sepse je personi me të cilin do të jetosh gjithë jetën.

Cakto terminin tuaj në:
Saah_Clinic_Ferizaj
☎️043-911-535

Lodhja mendore nuk është dembelizëm.Ndonjëherë trupi pushon, por mendja vazhdon të jetë e lodhur nga stresi, shqetësimet...
22/07/2026

Lodhja mendore nuk është dembelizëm.

Ndonjëherë trupi pushon, por mendja vazhdon të jetë e lodhur nga stresi, shqetësimet dhe ngarkesa emocionale. Shenjat mund të jenë:

• Mungesë motivimi
• Nervozizëm i shtuar
• Vështirësi në përqendrim
• Probleme me gjumin
• Ndjenja e zbrazëtisë emocionale

Kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për shëndetin fizik. Mos e injoroni lodhjen mendore – kërkimi i ndihmës është një hap drejt mirëqenies.

Kujdesuni për veten dhe mos hezitoni të kërkoni mbështetje profesionale.

Cakto terminin tuaj në:
Saah_Clinic_Ferizaj
☎️043-911-535

Si ndikon moti i nxehtë në shëndetin mendor?Gjatë ditëve shumë të nxehta të verës, organizmi ynë përballet me më shumë l...
17/07/2026

Si ndikon moti i nxehtë në shëndetin mendor?

Gjatë ditëve shumë të nxehta të verës, organizmi ynë përballet me më shumë lodhje dhe stres. Temperaturat e larta mund të ndikojnë në gjendjen emocionale, duke rritur simptomat e:

🔹 Ankthit – ndjenjë e shtuar e shqetësimit, nervozizëm, tension dhe vështirësi në qetësim.

🔹 Depresionit – mungesë energjie, humbje interesi për aktivitetet e përditshme, ndjenjë trishtimi dhe izolimi.

🔹 Stresit – irritim i shpeshtë, vështirësi në përqendrim, lodhje mendore dhe probleme me gjumin.

Temperaturat e larta mund të ndikojnë gjithashtu në cilësinë e gjumit, hidratimin e trupit dhe ekuilibrin emocional, duke bërë që disa persona të ndihen më të ngarkuar psikologjikisht.

—Për t’u kujdesur për shëndetin mendor gjatë verës:
— Konsumoni më shumë ujë.
— Kaloni kohë në ambiente të freskëta.
— Mbani një rutinë të rregullt të gjumit.
—Kërkoni ndihmë profesionale nëse simptomat bëhen të vazhdueshme.

Kujdesi për shëndetin mendor është i rëndësishëm në çdo stinë, edhe gjatë ditëve më të nxehta të verës.

Cakto terminin tuaj në:
Saah_Clinic_Ferizaj
☎️043-911-535

Shenjat që tregojnë se fëmija ka nevojë për logoped, por prindërit nuk i vërejnë”- Jo çdo vonesë në të folur është ‘do t...
13/05/2026

Shenjat që tregojnë se fëmija ka nevojë për logoped, por prindërit nuk i vërejnë”

- Jo çdo vonesë në të folur është ‘do t’i kalojë vetë.

Disa shenja të vogla tregojnë që fëmija ka nevojë për ndihmë profesionale.

✅-Nuk i shqipton disa shkronja edhe pas moshës 4–5 vjeç

✅-Flet shumë pak krahasuar me moshatarët

✅-Ngatërrohet gjatë të folurit ose belbëzon shpesh
✅-Nuk formon fjali të plota për moshën që ka

✅-Prindërit e kuptojnë, por të tjerët jo

“Sa më herët të ndërhyhet, aq më e lehtë është përmirësimi.”

Konsultohu me logopedin – mos prit.

Shpesh prindërit presin “sa të rritet pak”… por koha është shumë e rëndësishme në zhvillimin e të folurit.
Një vlerësim i thjeshtë mund të bëjë ndryshim të madh.
Cakto terminin tuaj në:
Saah_Clinic_Ferizaj
☎️043-911-535

—- ANKTHI ——Njerëzit shpesh mendojnë se ankthi është thjesht ‘stres.Por ankthi është më shumë se kaq…Është truri që të p...
08/12/2025

—- ANKTHI —

—Njerëzit shpesh mendojnë se ankthi është thjesht ‘stres.
Por ankthi është më shumë se kaq…
Është truri që të paralajmëron edhe kur nuk ka rrezik real.
Është ajo ndjesia e shpejtë në zemër, mendimet që vrapojnë, dhe ajo frika pa arsye.

Por ka një gjë të rëndësishme për të ditur:
-Ankthi nuk do të thotë që je i dobët.
Do të thotë që sistemi yt i alarmit po punon tepër fort.

Me teknika të thjeshta – frymëmarrje, vetëdije, terapi dhe kujdes ndaj vetes ,ti mund ta qetësosh trupin dhe mendjen përsëri.

Mos u ndëshko për atë që po ndjen.
Ankthi trajtohet. Dhe ti nuk je vetëm.

Sakto terminin tuaj në:
Saah_Clinic_Ferizaj
☎️043-911-535

Address

Rr. Dimitrie Tucoviq Ferizaj
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 10:00 - 20:00
Tuesday 10:00 - 20:00
Wednesday 10:00 - 20:00
Thursday 10:00 - 20:00
Friday 10:00 - 20:00
Saturday 10:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SAAH Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to SAAH Clinic:

Shortcuts

Share

Category