22/07/2024
Si të njohim simptomat e sëmundjeve reumatizmale
Sëmundjet reumatizmale shpesh zbulohen vonë, kjo edhe për arsye të mosnjohjes së shenjave që shoqërojnë të tilla sëmundje.
Më poshtë po ju listojmë disa nga shenjat (simptomat) e sëmundjeve reumatizmale:
Skuqje jo normale e lëkurës së fytyrës pas ekspozimit në diell.
Tharje e syve dhe e gojës.
Zbehje deri në nxirje e gishtave të duarve dhe këmbëve, pas ekspozimit në. temperature të ulta.
Dhimbje dhe enjtje e kyçeve.
Dhimbje e muskujve ose ulje e forcës muskulare.
Rënie pashpjegueshme në peshë (nga dieta).
Plagë të përsëritura në gojë.
Skuqje e syve deri në ulje të shikimit.
Aborte të pashpjegueshme.
Tromboza në enët e gjakut.
Dëmtim i veshkave.
Mpirje të këmbëve dhe të duarve nga dëmtimi i nervave periferik.
𝗞𝗹𝗶𝗻𝗶𝗸𝗮 𝗞𝗘𝗚 - 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗻𝗲𝗿𝗶 𝗝𝘂𝗮𝗷 𝗶 𝗕𝗲𝘀𝘂𝗮𝗿 𝗻ë 𝗦𝗵ë𝗻𝗱𝗲𝘁
Na telefono tani PA PAGESË në nr e tel.: 0800 90001
Na gjeni në lokacionin: Rr.Driton Islami, Talinoc i Jerlive, Ferizaj 70000, Kosovë!