Dr. Ceni

Dr. Ceni Ambulanca Specialistike Pediatrike
" Dr. Ceni "
70 000 Ferizaj

Dr. Hysen Demelezi.

pediatër

O R A R I
Çdo ditë pune:
09.00 - 17.00 Vizita Specialistike
Këshilla për Prindër
Rritja dhe Zhvillimi normal i Fëmijës

21/06/2024
02/08/2022
04/06/2022

VARICELA
(Lia e dhenve, lia e ujit, lia e qenit)

Varicela është një sëmundje ngjitëse akute e zakonshme tek fëmijët, veçanërisht të atyre nën moshën 12 vjeçare. Shkaktohet nga virusi i quajtur varicella-zoster.

Njeriu zakonisht mund të ketë vetëm një episod të varicelës, por si rrjedhojë e riaktivizimit të mbetur në formë të fshehtë, mund të paraqitet edhe më vonë si një gufim i lëkurës i quajtur herpes.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT

Sëmundja shfaqet pas një periudhe të fshehtë prej rreth 2-3 javësh me shenja që i gjejmë në çdo infeksion viral (dobësi të përgjithshme, temperaturë të rritur etj.). Karakteristike është shpërthimi i puçrrave që fillojnë me skuqje të shoqëruar me kruarje të ashpra në lëkurë që zakonisht paraqiten në bark, shpinë apo fytyrë dhe më pas përhapen në gjithë trupin, madje edhe në lëkurën e kokës, gojë, hundë, veshë dhe organe gjenitale.

Kruarja fillon ngadalë, me shenja të kuqe që duken si puçrra apo pickime të insekteve. Pastaj ato transformohen në fshikëza të holla të mbushura me lëng, të cilat veniten. Kur këto fshikëza shpërthehen lënë plagë të hapura të cilat në fund thahen duke formuar dregëza. Për variçelën është karakteristike se te i sëmuri, në të njëjtën kohë mund të vërehen të gjitha stadet e zhvillimit të ekzantemës-puçrrave (skuqje, fshikëz, dregëz). Pas rënies së dregëzave për njëfarë kohe mbeten njolla të errëta.

Disa fëmijë kanë temperaturë, dhimbje barku, pezmatim fyti, dhimbje koke ose të përziera 2 ditë para se të paraqiten puçrrat. Temperatura është afërsisht 38°–39° Celsius, në disa raste mund të jetë më e lartë. Më të vegjlit zakonisht kanë simptoma më të lehta dhe më pak puçrra se fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit.

Ndërlikimet përfshijnë mbi infeksionet dytësore bakterore duke prekur lëkurën, mushkëritë, eshtrat, kyçet dhe trurin. Duhet theksuar se varicela mund të kalojë rëndë në fëmijë me dëmtim të sistemit imunitar, gratë shtatzëna e të porsalindurit.

PËRHAPJA

Përhapet nga njeriu te njeriu kryesisht me kontakt të drejtpërdrejtë e më pak me rrugë aerogjene. Mund të përhapet brenda të njëjtës familje, në çerdhe, në shkolla e në spitale.

INFEKTUESHËRIA

Varicela është më e infektueshme rreth 2 ditë para se të paraqiten puçrrat dhe më pak në ditët kur ato thahen. Fëmija me varicelë nuk duhet të shkoj në shkollë derisa të gjitha puçrrat të jenë tharë, zakonisht rreth 1 javë.

Varicela është shumë e infektueshme – shumica e fëmijëve të cilët kanë vëllezër ose motra të infektuar edhe ata do të preken nga sëmundja, simptomat paraqiten 2 ditë pas fëmijës tjetër.

PARANDALIMI

Profilaksia specifike te ne akoma nuk aplikohet. Rekomandohet që fëmijët të marrin vaksinën e varicelës kur janë 12 deri në 15 muajsh, dhe një doze tjetër në moshën 4 deri 6 vjeçare. Jepet te fëmijët në spitale dhe institucionet për fëmijët me nevoja të veçanta, personat me imunitet të komprometuar, të sëmurët me leukemi etj.

Fëmijëve të shëndetshëm të cilët kanë pasur varicelën nuk u duhet vaksinë, ata zakonisht kanë mbrojtje jetësore kundër sëmundjes.

Izolimi i të sëmurit është i obliguar dhe atë ai shtëpiak deri në 7 ditë prej fillimit të sëmundjes për fëmijët shkollor.

TRAJTIMI

Sëmundja nuk trajtohet me antibiotik. Megjithatë, antibiotikët mund të epen nëse kemi mbi infeksion dytësor bakteror. Kjo ndodh shpesh te fëmijët të cilët i kruajnë dhe i gërvishtin puçrrat.

Në rastet e rënda e me ndërlikime këshillohet Acyclovir (medikament antiviral).

Si mjekim përdoret pudrosja e trupit, antihistaminikë kundër kruarjes, medikamente për uljen e temperaturës (PARACETAMOL). Kurrë mos i jepni fëmijës ASPIRINË për të ulur temperaturën. Përdorimi i aspirinës në këtë sëmundje mund të shkaktojë sindromën e Reye (me dëmtim të rëndë të mëlçisë madje me pasojë edhe vdekjen).

Lehtësimi i shqetësimeve:

• Kompresa të ftohta ose banjë me ujë të vakët çdo 3 - 4 orë në ditët e para. Lyerja me qull tërshëre ndihmon në qetësimin e kruarjeve (nuk përhapet virusi gjatë larjes).
• Tharja (fshirja e lehtë, jo fërkimi) e trupit pas larjes.
• Aplikimi i kremit kundër puçrrave në vendet e irrituara (por mos e përdorni në fytyrë, veçanërisht afër syve).
• Ushqime të ftohta, të qullëta (sepse puçrrat në gojë mund të vështirësojnë të ngrënit dhe pirjen). Shmangni gjërat e tharta ose me shumë kripë.

Evitoni kruarjen e fëmijës. Kjo mund të jetë e vështirë, por mund t’i vëni dorëza ose çorape në duar për të parandaluar kruarjen gjatë natës. Gjithashtu prejani thonjtë dhe mbani të pastër ata.

KUR TË KËRKOHET NDIHMA E MJEKUT?

Kërko ndihmën e mjekut nëse fëmija juaj:

• ka temperaturë më shumë se 4 ditë ose temperatura është mbi 39° Celsius
• ka kollë ngacmuese që e lodhë fëmijën ose frymëmarrje të vështirësuar
• ka kokëdhimbje të fortë
• është i përgjumur ose vështirë zgjohet nga gjumi
• i pengon drita
• ka vështirësi në ecje
• duket shumë i sëmurë ose vjell
• ka qafë të shtanguar

Address

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pallati Nr. 54, AC Kati 1, Nr. 18
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Ceni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr. Ceni:

Share

Category