Ambulanca për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim "Shpëtimi"

Ambulanca për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim "Shpëtimi" Physiotherapy Clinic "Shpëtimi" Kllokot & Ferizaj 044/195-984 044/632-464

Fraktura trimalleolare është një nga dëmtimet më serioze të kyçit të këmbës, që përfshin thyerjen e tre pjesëve kryesore...
07/05/2026

Fraktura trimalleolare është një nga dëmtimet më serioze të kyçit të këmbës, që përfshin thyerjen e tre pjesëve kryesore stabilizuese të nyjës. Ky lloj dëmtimi zakonisht kërkon trajtim kirurgjik dhe një proces të kujdesshëm rehabilitimi për rikthimin e funksionit normal të këmbës.

Rehabilitimi pas operimit është një fazë shumë e rëndësishme që përfshin reduktimin e dhimbjes dhe ënjtjes, rikthimin gradual të lëvizshmërisë, forcimin e muskujve stabilizues dhe përmirësimin e balancës dhe ecjes. Me trajtim profesional dhe program të individualizuar fizioterapeutik, pacientët mund të rikthejnë funksionalitetin dhe aktivitetet e përditshme në mënyrë të sigurt.

Në foton e bashkangjitur paraqitet rezultati pas përfundimit të rehabilitimit, ku janë arritur lëvizje të plota funksionale të kyçit të këmbës.

Stafi ynë me përvojë shumëvjeçare vazhdon të ofrojë trajtim profesional dhe të përkushtuar për çdo pacient.

📍 Shpëtimi Physiotherapy Clinic
📞 044/195-984
044/632-464

📢 NJOFTIM Ju njoftojmë se Klinika për Fizioterapi dhe Rehabilitim Shpëtimi – Dega në Ferizaj, pas kërkesave të shumta ng...
08/02/2026

📢 NJOFTIM

Ju njoftojmë se Klinika për Fizioterapi dhe Rehabilitim Shpëtimi – Dega në Ferizaj, pas kërkesave të shumta nga klientët, nga data 09.02.2026 vazhdon punën me orar të zgjatur.

🕗 Orari i ri i punës:
08:00 – 19:00

📞 Për termine dhe informata:
044/195-984
044/632-464

27/01/2026

We are your Physiotherapy Clinic...

24/01/2026

Fasha plantare është një ligament i gjatë i hollë që shtrihet nën lëkurë në pjesën e poshtme të këmbës e që lidhë thembren me pjesen e përparme të shputës.
Fasha plantare është e projektuar për të absorbuar streset e larta dhe tendosjet kur ne ecim. Por, ndonjëherë presioni shume i lartë e dëmton ose grisë këtë fashë. Përgjigja e natyrshme e trupit ndaj lëndimit është inflamacioni, i cili rezulton me dhimbje në thember dhe ngurtësim të fashes së shputës.
Heel spurs ose Spina kalkaneare është njera ndër arsyet e inflamimit të fashës plantare.
Sipas disa statistikave 1 në 10 persona ka spinë kalkaneare.
Heel spurs është një depozitë e kalciumit e cila shkakton një zgjatim në pjesen e poshtme të kockes së thembres e që zakonisht shoqërohet me:
- Dhimbje në pjesën e poshtme të këmbës pranë thembres,
- Dhimbje në hapat e para pas zgjimit nga shtrati në mëngjes, ose pas një periudhe të gjatë pushimi, të tille si pas një udhëtim të gjatë me makinë. Dhimbja qetësohet pas pak minutash ecjeje.
- Dhimbje e madhe pas (jo gjatë) ushtrimeve apo aktiviteteve.

Terapia SHOCKWAVE ka një efekt shumë të mirë në trajtimin e kësaj patologjie, duke ndihmuar në reduktimin e dhimbjes dhe rikthimin e funksionit normal të shputës.
Në Klinikën Fizioterapeutike “Shpëtimi”, kjo terapi aplikohet nga staf me mbi 38 vite përvojë profesionale në trajtimin e problemeve muskuloskeletare, duke kombinuar teknologjinë moderne me profesionalizem të dëshmuar ndër vite.
Kujdesi i duhur, në duar të sigurta!

Me mbi 38 vite përvojë profesionale, stafi ynë nuk trajton vetëm dhimbjen – por rikthen jetën normale të pacientëve tanë...
23/01/2026

Me mbi 38 vite përvojë profesionale, stafi ynë nuk trajton vetëm dhimbjen – por rikthen jetën normale të pacientëve tanë.

Falë besimit tuaj dhe përkushtimit tonë, Klinika “Shpëtimi” vazhdon të jetë sinonim i kujdesit, profesionalizmit dhe rezultateve maksimale.

Dry Needling – Trajtim modern për dhimbjet muskulareA ndieni shpesh dhimbje muskulare, tension, ose lëvizshmëri të kufiz...
15/07/2025

Dry Needling – Trajtim modern për dhimbjet muskulare

A ndieni shpesh dhimbje muskulare, tension, ose lëvizshmëri të kufizuar?
Dry Needling është një teknikë e avancuar që përdor gjilpëra të holla për të liruar tensionin në muskuj dhe për të trajtuar pikat trigger.

🔹 Ndihmon në:
✔️ Reduktimin e dhimbjes kronike,
✔️ Lirimin e tensionit të muskujve,
✔️ Përmirësimin e qarkullimit të gjakut,
✔️ Rritjen e fleksibilitetit dhe lëvizshmërisë.

📌 Në Klinikën Shpëtimi, gjeni stafin me përvojë mbi 38 vite të dokumentuara me rezultate dhe besim.

---

📍 Ferizaj | Kllokot
📞 +383 44 632 464
📧 [email protected]
📲 Na kontaktoni për të rezervuar seancën tuaj.

Foto e ditës me dy klientët tanë të mrekullueshëm nga SHBA, të cilët jetojn në qytetin e Ferizajit për afër dy dekada. A...
27/02/2025

Foto e ditës me dy klientët tanë të mrekullueshëm nga SHBA, të cilët jetojn në qytetin e Ferizajit për afër dy dekada.
Ata realizuan endoprotezë totale të kërdhokullës dhe rehabilitimin post operativ ia besuan klinikës tonë.

Shpëtimi Physiotherapy Clinic
Stafi ynë kujdeset për shëndetin tuaj, tash e 38 vite me radhë.

URIME FESTA E 28 NËNTORIT !
28/11/2023

URIME FESTA E 28 NËNTORIT !

Client review !
27/11/2023

Client review !

Foto pas trajnimit Neurodynamic Solutions - Lower Quarter me instruktorin Zvicrran Alfio Albasini. Prishtinë Shtator 202...
27/09/2023

Foto pas trajnimit Neurodynamic Solutions - Lower Quarter me instruktorin Zvicrran Alfio Albasini.

Prishtinë
Shtator 2023.

Address

Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00
Saturday 08:00 - 14:00

Telephone

+38344632464

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambulanca për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim "Shpëtimi" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ambulanca për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim "Shpëtimi":

Shortcuts

Share