14/08/2026
Takim Profesional “Cilësia e Shërbimeve Shëndetësore në QKMF-Ferizaj”
Në QKMF-Ferizaj u mbajt takimi profesional me temë “Cilësia e Shërbimeve Shëndetësore në QKMF”, i cili mblodhi profesionistë shëndetësorë, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, AQH-së dhe DSHMS-së, si dhe bashkëpunëtorë e mysafirë të shumtë.
Në kuadër të këtij takimi u zhvillua edhe ceremonia e pranimit-dorëzimit të Certifikatës së Cilësisë ISO 9001:2015 për QMF-2 në qytet dhe QMF-10 në Prelez të Muhaxherëve – një arritje e rëndësishme për QKMF-Ferizaj dhe dëshmi e përkushtimit institucional ndaj cilësisë, sigurisë së pacientit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore.
Në fjalën e saj, drejtoresha e QKMF-Ferizaj theksoi se certifikimi ISO 9001:2015 nuk përfaqëson vetëm një dokument, por punë, përgjegjësi, profesionalizëm, bashkëpunim dhe një zotim për ofrimin e shërbimeve të sigurta, cilësore dhe dinjitoze për qytetarët.
Gjatë takimit u prezantuan edhe të arriturat në menaxhimin e cilësisë, auditimet dhe standardizimin e proceseve, digjitalizimin e administratës, sigurinë dhe shëndetin në punë, trajnimin e stafit dhe bashkëpunimin me institucionet dhe Këshillin e Pacientëve.
Drejtoresha shprehu mirënjohje për Ministrinë e Shëndetësisë, AQH-në, DSHMS-në, Këshillin e Pacientëve, partnerët dhe bashkëpunëtorët, si dhe falënderoi në mënyrë të veçantë të gjithë punëtorët e QKMF-Ferizaj për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.
“Cilësia nuk fillon me një certifikatë. Cilësia fillon me një qëndrim.”
Ky certifikim shënon jo përfundimin, por fillimin e një përgjegjësie edhe më të madhe për të jetuar dhe zbatuar standardet e cilësisë në punën e përditshme.Drejtori i DSHMS Dr.Kemajl Emini falenderoj të gjithë punëtorët shëndetësor para lifte ,gjatë luftës dhe sot duke i përkujtuar qdo her më 15 Qershor në Ditën e Shëndetësisë Ferizajase para obeliskut në QKMF.Ju uroj dhe falenderoj gjithë stafin për qertifikimin,dhe licensimin e radiologjise.
Fjale pershëndetëse dhe falenderimi uruan edhe Udhëheqësi i Divizioni për Cilësi Dr.Hajrullah Fejza,zv drejtori i AQH Dr.Bajram Maxhuni,përfaqsues nga Qatar charyti nga Katari, Qatar charyti nga Katari
Qendresa Kosovare nga Kuvajti dhe në emer te Kryetarit Agim Aliu përshëndeti shefi i kabinetit Albion Sherifi.
Gjithashtu u nda edhe licensa per Radiologji ,qertifikimi per individ me ISO STANDARDE dhe qertifikatat për trajnim të punëtorve të radiologjise.
Urime QKMF-Ferizaj dhe të gjithë stafit për këtë arritje të rëndësishme! 👏
“Kur cilësia bëhet kulturë, siguria e pacientit bëhet rezultat.”