QKMF dr.Fatmir Krasniqi - Fushe Kosove - Faqja Zyrtare

QKMF dr.Fatmir Krasniqi - Fushe Kosove - Faqja Zyrtare QKMF në Fushë Kosove afër me objektin e komunes së re në Bresje.

https://www.facebook.com/share/1P69Qndx8P/
31/08/2026

https://www.facebook.com/share/1P69Qndx8P/

Komunikatë

Vaksinimi është mbrojtja më e mirë - së bashku mbrojmë shëndetin e fëmijëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se vaksinimi kundër fruthit është masa më e rëndësishme dhe e sigurt për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit.

Sipas të dhënave të IKShPK, gjatë periudhës 16 prill – 30 gusht 2026 janë konfirmuar 151 raste, prej tyre në javën e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me fruth.Të dhënat tregojnë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi. Kjo tregon qartë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi.

IKShPK njofton qytetarët se krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit të vaksinimit, është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar (catch-up), duke u mundësuar vaksinimin e fëmijëve që për arsye të ndryshme kanë shtyrë vaksinimin. Gjatë këtij viti, rreth 2,500 fëmijë të grup-moshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit catch-up, duke dëshmuar angazhimin e prindërve për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve të tyre.

IKShPK vlerëson pozitivisht angazhimin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e vaksinimit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi. Çdo fëmijë i vaksinuar është një fëmijë më shumë i mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes së përhapjes së sëmundjes.

Vaksinimi i rregullt + catch-up = më shumë fëmijë të mbrojtur!

18/08/2026

Ju keni fuqinë ta ndaloni fruthin!

Vaksinoni fëmijët sot për një jetë më të shëndetshme nesër
VAKSINO - MBRO - SHPËTO

https://www.facebook.com/share/1BidALSRgZ/
10/08/2026

https://www.facebook.com/share/1BidALSRgZ/

Përditësim mbi situatën epidemiologjike me fruth

10.08.2026


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se, gjatë javës së fundit janë regjistruar 13 raste të reja të fruthit.

Veçanërisht shqetësuese është rritja e theksuar e rasteve në një periudhë prej vetëm një muaji. Më 10 korrik ishin raportuar 62 raste, ndërsa deri më 10 gusht janë regjistruar edhe 50 raste të reja, duke arritur gjithsej në 112 raste.

Sipas shpërndarjes nëpër komuna, numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë me 37 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 29 raste, Ferizaj me 12 raste, Kaçaniku me 7 raste dhe Obiliq me 6 raste. Nga tri (3) raste janë raportuar në Drenas dhe Lipjan, ndërsa nga dy (2) raste në Gjilan, Skenderaj, Shtime, Shtërpce dhe Vushtrri. Nga një (1) rast është raportuar në Deçan, Graçanicë, Podujevë dhe Viti.

Gjatë javës së fundit, ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve të fruthit (Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj), kanë intensifikuar aktivitetet, me ç‘rast kanë vaksinuar me MMR gjithsej 147 fëmijë të vonuar për vaksinim sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.

IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjunktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK bën thirrje për angazhim të përbashkët të institucioneve përgjegjëse, profesionistëve shëndetësorë, prindërve dhe gjithë komunitetit për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së fruthit.

Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Angazhim, sakrificë dhe përkushtim për çdo jetëStafi mjekësor janë heronjtë e heshtur që çdo ditë luftojnë për të mbrojt...
07/08/2026

Angazhim, sakrificë dhe përkushtim për çdo jetë

Stafi mjekësor janë heronjtë e heshtur që çdo ditë luftojnë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e fëmijëve tanë.
Ekipi i vaksinimit i QKMF Fushë Kosovë, me përkushtim dhe sakrificë, po angazhohet drejtpërdrejt në komunitet për vaksinimin e fëmijëve me vaksinën MMR kundër fruthit.
Çdo vizitë në familje, çdo derë e trokitur dhe çdo fëmijë i vaksinuar është një hap më shumë drejt mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit.
Sakrifica e stafit tonë është mbrojtje për jetën.
Vaksinimi shpëton jetë. MMR mbron fëmijët tanë.
QKMF Fushë Kosovë – pranë komunitetit, për çdo fëmijë, për çdo jetë.

“Në krahët e nënës nis udhëtimi i jetës; me gjidhënie, ajo i jep fëmijës jo vetëm ushqim, por edhe forcën për të ardhmen...
07/08/2026

“Në krahët e nënës nis udhëtimi i jetës; me gjidhënie, ajo i jep fëmijës jo vetëm ushqim, por edhe forcën për të ardhmen.”

Gjidhënia – dashuria që ushqen jetën dhe ndërton të ardhmen.

Address

Rruga E Pejës
Fushë Kosovë
12000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKMF dr.Fatmir Krasniqi - Fushe Kosove - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share