Poliklinika Shendi 1

Poliklinika Shendi 1 Na kontaktoni në numrat;
+38344875197 -Dr.Majlinda Gjocaj
+38345111159 -Dr.Curr Gjocaj

06/05/2025

🌍 Dita Botërore e Astmës – 6 Maj 2025
🫁Astma është një sëmundje që prek miliona njerëz në botë por është e menaxhueshme, nëse pacientët kanë qasje në barnat që u duhen!
🌍Tema e këtij viti nga Global Initiative for Asthma (GINA) është:
➡️ “Barnat me inhalator shpëtojnë jetë – le t’i bëjmë të qasshme për të gjithë!”
🎯 Qëllimi: Të sigurohet që çdo person me astmë të ketë qasje në barnat me inhalator, që janë thelbësore për:
🔹 Kontrollin afatgjatë të sëmundjes
🔹 Ndërprerjen e krizave të astmës
🌍 Askush nuk duhet të mbetet pa trajtim për shkak të mungesës së qasjes!
🌍Historia e Ditës Botërore të Astmës
Dita u themelua më 1998 nga Global Initiative for Asthma (GINA) për të ngritur ndërgjegjësimin rreth një sëmundjeje që prekte mbi 14% të fëmijëve në mbarë botën dhe u vendos e marta e pare e muajit maj. Në vitin 2016, OBSH e shpalli Astmën si një problem të madh të shëndetit publik me rreth 340 milionë të prekur dhe mbi 400,000 vdekje në vit.
Shkaktarët janë të shumtë: ndotja, alergjenët, kimikatet e mjedisit dhe stresi psikologjik – veçanërisht te popullatat me të ardhura të ulëta dhe minoritetet.
Rrjedha historike e Ditës Botërore të Astmës
• 400 p.e.s. – Hipokrati përshkruan simptomat e astmës si të lidhura me mjedisin.
• 1778 – Shpikja e inhalatorit të parë nga John Mudge në Angli.
• 1864 – Shpikja e nebulizatorit me avull në Gjermani.
• 1993 – Themelimi i GINA.
• 1998 – Shenimi per here te parë i Ditës Botërore të Astmës.
📌 Kjo ditë synon të ngrejë ndërgjegjësimin, të përmirësojë kujdesin dhe të ofrojë mbështetje për të gjithë ata që jetojnë me astmë.
🔹 Astma nuk është ngjitëse!
🔹 Nuk kufizon jetën aktive – sporti është i mundur me kujdesin e duhur!
🔹 Nuk prek vetëm fëmijët – mund të shfaqet në çdo moshë!
🔹 Shkaktarët përfshijnë ndotjen, alergjenët dhe stresin!
🔹 Astma mund të kontrollohet – zakonisht me steroide me dozë të ulët që merren me anë të inhalatorëve.
📲
🔗 Linku: ginasthma.org/wad-2025

Send a message to learn more

02/02/2025

Ne Ambulancen Specialistike Shendi 1, ofrohen shërbimet gjinekologjike - obstetrike si vijon :

-Percjellja e shtatezenise prej koncepsionit e deri ne fund;
-Vizita me ECHO /Ultrazeri 3D/4D ;
-Vizita Gjinekologjike;
-Vleresimi dhe ofrimi i rekomandimeve me mjekim per analizat;
-Kontrolle mjeksore dhe rekomandime mjeksore profesionale ne rastet e infertilitetit;
-Percjellje e menopauzes ;
-Marrja e strishove vaginale dhe cervikale;
-Marrja e HPV testit;
-Marrja e PAPA testit;
-Behet vendosja dhe largimi i Spirales;
-Behet trajtimi , lidhja dhe ofrimi i mjekimit te plageve post operatore;
-Behet heqja e penjëve te plageve ;
-Dhënia e terapisë intramuskulare , sub cutane dhe intravenoze;

Per termine kontaktoni ne numrat : +383 45 111 159 dhe +383 44 875 197;
Orari i punes: Hene -Premte 16.30-19.30 dhe e Shtune 15.00-17.00;

Diferencimet sipas lokalizimit të dhimbjes tek abdomeni akut (dhimbja e barkut-si njihet në popull).
26/01/2025

Diferencimet sipas lokalizimit të dhimbjes tek abdomeni akut (dhimbja e barkut-si njihet në popull).

16/09/2024

Llojet e Ndryshme të Kollës!

Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.
Kolla nuk na ndahet, sa herë që ftohet koha dhe vijnë virozat.
Ajo mund të jetë acaruese dhe drobitëse, shpesh e dhimbshme duke ngjallur edhe frikë për shëndetin.
Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.

Kolla e Thatë
Kolla e thatë shfaqet pas gripit dhe të ftohurës.
Në shumicën e rasteve kjo kollë largohet vetë, megjithatë ajo mund të bëhet kronike nëse personi vuan nga:
Astma
Urthi,
Kanceri i mushkërive.
Kjo kollë largohet me shurup.

Kolla Me Sekrecione
Kjo kollë shoqërohet me sekrecione dhe zakonisht shfaqet pas një infeksioni por edhe gripi dhe e ftohura.
Në disa raste, sekrecionet kanë njolla gjaku, por ju duhet të shqetësoheni vetëm nëse njollat janë të një ngjyre të errët dhe sekrecionet përmbajnë copa ushqimesh.
Hidratimi është i rëndësishëm por ai duhet shoqëruar me medikamente si: shurup kolle, medikamente kundër dhimbjes dhe pomada për kraharorin.

Kolla e Fortë
Kjo kollë ndodh si pasojë e një infeksioni bakterial që shpërndahet lehte.
Ajo shoqërohet me simptoma si të të ftohurës apo gripit dhe zakonisht është shumë e fortë, a thua se do të të shkulen organet nga trupi.
Një infeksion i tillë mund të shpërndahet tek njerëzit brenda dy javësh që nga shfaqja e kollës.
Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga kjo kollë është vaksinimi dhe në mungesë të tij, kolla mund të trajtohet me antibiotikë.

Kolla Kronike
Kolla mund të bëhet kronike nëse zgjat mbi 8 javë.
Ajo sinjalizon një sëmundje të fshehur.
Shkaqet e kollës kronike janë:

Infeksion i patrajtuar në rrugët e frymëmarrjes,
Alergjitë,
Duhani,
Ekspozimi ndaj mykut dhe pluhurat,
Sëmundje të mushkërive,
Probleme me gëlltitjen.

Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?
Në shumicën e rasteve, kolla nuk përbën një problem serioz.
Megjithatë, ju duhet të shqetesoheni dhe te shkoni tek mjeku në rastet kur;
Kolla vështirëson frymëmarrjen,
Kolla zgjat disa javë,
Kolla nuk largohet edhe pas trajtimit
Kolla nxjerr sekrecione me njolla gjaku

A e dini se??Mushkonjat preferojnë të kafshojnë njerëzit me grupin e gjakut O sesa ata me grupin A ose B.Ato gjithashtu ...
27/08/2024

A e dini se??

Mushkonjat preferojnë të kafshojnë njerëzit me grupin e gjakut O sesa ata me grupin A ose B.
Ato gjithashtu tërhiqen nga dioksidi i karbonit që njerëzit clirojne , dhe njerëzit më të mëdhenj kanë tendencë të lëshojnë më shumë dioksid karboni, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj pickimit të mushkonjave.
Pirja e alkoolit dhe stërvitja rrit normën metabolike, duke i bërë individët më tërheqës për mushkonjat.
Gratë shtatzëna tërheqin më shumë mushkonja për shkak të temperaturave më të larta të trupit dhe nxjerrjes së më shumë dioksidit të karbonit.
Mushkonjat i shohin individët që djersiten më tërheqës pasi acidi laktik në djersë është një nga ushqimet e tyre të preferuara. Mushkonjat tërhiqen nga era unike e trupit të shkaktuar nga një përzierje e mikrobeve dhe kimikateve që prodhojnë njerëzit. Mushkonja të ndryshme kanë zakone të ndryshme kafshimi dhe mund te terhiqen nga shume aroma qe leshon trupi si psh era e kembeve !!!
Veshjet me ngjyrë të errët tërheqin më shumë mushkonjat sesa ngjyrat e lehta.
Hulumtimet sugjerojnë se gjenetika mund të luajë një rol nëse dikush tërheq ose largon mushkonjat. Disa njerëz prodhojnë natyrshëm pergjigjie aromatike kundër mushkonjave për shkak të përpunimit efikas të trupit të tyre të steroideve dhe kolesterolit.

☆Bill Clinton -    42nd president of the United States!Mirënjohës përjetësisht 🇺🇸!Urime ditëlindjen President, mik i kom...
19/08/2024

☆Bill Clinton -
42nd president of the United States!

Mirënjohës përjetësisht 🇺🇸!
Urime ditëlindjen President, mik i kombit Shqiptar z.Bill Clinton 🇺🇸 🙏🏻 🇺🇸 !!

Mbeshtetesi me i madh gjate shtatezenise eshte bashkeshorti/partneri juaj!
19/08/2024

Mbeshtetesi me i madh gjate shtatezenise eshte bashkeshorti/partneri juaj!

Address

Fushë Kosovë
12000

Opening Hours

Monday 16:30 - 20:00
Tuesday 16:30 - 20:00
Wednesday 16:30 - 20:00
Thursday 16:30 - 20:00
Friday 16:30 - 20:00
Saturday 12:00 - 17:00

Telephone

+38344875197

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Poliklinika Shendi 1 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Poliklinika Shendi 1:

Shortcuts

Share

Category