04/01/2026
Si themelues të Ordinancës së Mjekësisë Familjare "JETA", sot kremtojmë përvjetorin e 6-të. Që nga fillimi, qëllimi ynë ka qenë ofrimi i shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të qasshme për çdo pacient.
Përgjatë këtyre viteve, "JETA" u rrit në një institucion të besueshëm, duke ofruar shërbime të shumëllojshme – nga vizitat mjekësore te trajtimet e specializuara – dhe duke ndikuar pozitivisht në shëndetin e komunitetit tonë.
Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë sukses, veçanërisht ekipin tonë të përkushtuar. Aspirata jonë mbetet e njëjtë: të përmirësohemi vazhdimisht dhe të ofrojmë kujdesin më të mirë për pacientët tanë.
Faleminderit për besimin tuaj – gëzuar 6-vjetori i "JETA"-s!