Ordinanca Logopedike - Shehu

Ordinanca Logopedike - Shehu Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ordinanca Logopedike - Shehu, Speech Therapist, Rr. Sefedin Xerxa te Teqja Madhe, Gjakova.

Genita Shehu - logopede
Ordinancë logopedike me qëllim të parandalimit dhe trajtimit të çrregullimeve artikulative, çrregullimeve në ritmin e të folurit, disleksisë, dislalisë, çrregullimeve të spektrit të autizmit, etj.

A e keni vërejtur se fëmiu juaj ka filluar të belbëzojë?Belbëzimi në mosha të reja është mjaft i zakonshëm dhe mund të j...
22/02/2024

A e keni vërejtur se fëmiu juaj ka filluar të belbëzojë?

Belbëzimi në mosha të reja është mjaft i zakonshëm dhe mund të jetë pjesë e zhvillim të fëmiut, si dhe shumica e fëmijëve e tejkalojnë këtë fazë vetvetiu, mirëpo ka ende disa mënyra inkurajimi dhe mbështetje për këtë tejkalim:

⭐️ Zbritni në nivelin e fëmiut për të folur me të, ashtu që ai të ndihet se ju me të vërtetë po e dëgjoni.

⭐️ Në vend se t'i thoni fëmiut të ngadalësojë në të folur, ju flisni më qetë dhe më ngadalë, pa i bërë presion të voglit.

⭐️ Kur fëmiu juaj has në vështirësi, mos ua përfundoni fjalitë, leni t'i përfundojnë vetë, pasi e njëjta mund t'ju shkakton ankth.

⭐️ Mos u bëni shumë pyetje, mund të ndihen nën presion dhe ankth.

⭐️ Nëse belbëzimi vazhdon, konsultohuni me logopedin për hapat e mëtutjeshëm!

Vetëm per Javen e logopedisë! Prej 06.03 deri më 10.03 ju mirëpresim për Konsulta dhe Vlerësime logopedike FALAS!📌Termin...
04/03/2023

Vetëm per Javen e logopedisë!
Prej 06.03 deri më 10.03 ju mirëpresim për Konsulta dhe Vlerësime logopedike FALAS!

📌Terminet janë të obligueshme. Ju lutemi kontaktoni në 048-684-287

Viti i ri shkollor po fillon! Për të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit, 3 këshilla nga të cilat përfitojnë më të vegjli...
30/08/2022

Viti i ri shkollor po fillon! Për të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit, 3 këshilla nga të cilat përfitojnë më të vegjlit:
• Fëmijët kanë nevojë për lëvizje dhe kohë të lirë të pastrukturuar për të mësuar dhe procesuar informata.
• Komentet nënçmuese janë të dëmshme për fëmijët. Kur shihni sjellje te pazakonta, zbuloni pse dhe përkrahni nevojat e fëmijëve.
• Është e dëmshme të pritet shumë nga fëmijët, hapësira e vëmendjes së tyre është shumë më e vogël se sa ajo e një të rrituri.

📌Për informata, konsultime apo termine, na kontaktoni në: 048-684-287

Disa përfitime të terapisë stimuluese! 📌 Për konsultime apo termine kontaktoni në 048/684-287
29/08/2022

Disa përfitime të terapisë stimuluese!

📌 Për konsultime apo termine kontaktoni në 048/684-287

Foshnjat zakonisht fillojnë të thonë disa fjalë rreth një viti pas lindjes, por ata mësojnë të komunikojnë shumë më herë...
28/08/2022

Foshnjat zakonisht fillojnë të thonë disa fjalë rreth një viti pas lindjes, por ata mësojnë të komunikojnë shumë më herët se kjo.

Edhe nëse foshnja juaj nuk flet ende, ju me siguri tashmë keni një komunikim shumë të pasur me të, përmes gukatjes, të qeshurit, gjesteve, etj.

📌Për çdo konsultim apo pyetje na kontaktoni në 048/684-287

Urime ditën ndërkombëtare të logopedisë! 🗣️📌Konsulta falas prej 1 marsit deri më 10 mars! 📌Terminet janë të obligueshme!...
01/03/2022

Urime ditën ndërkombëtare të logopedisë! 🗣️

📌Konsulta falas prej 1 marsit deri më 10 mars!
📌Terminet janë të obligueshme! Për termine kontaktoni në 048-684-287

Inkurajimi i fëmijëve për të komunikuar 💬1. Mos lëshoni televizion në sfond gjatë gjithë kohës - shikueshmëria e lartë e...
04/01/2022

Inkurajimi i fëmijëve për të komunikuar 💬
1. Mos lëshoni televizion në sfond gjatë gjithë kohës - shikueshmëria e lartë e televizionit nga ana e fëmijëve mund të ndikojë negativisht në të folurit e tyre.
2. Nëse fëmiu juaj nuk mund t'i shpreh ende kërkesat e tij/saj, mësojeni të ju tregojë me gjeste për çka ka nevojë (komunikim joverbal).
3. Luani për periudha më të gjata me fëmiun tuaj - thuajeni me ton të qartë çdo veprim që bëni apo çdo lojë që keni në dorë.
4. Vendoseni një top pambuku në tokë dhe jepini fëmiut tuaj një pipëz që ta lëvizë topin nëpër dhomë - kjo e ndihmon me aktivizimin e muskujve të nevojshëm për të folurit.
5. Lëreni fëmiun tuaj që të konsumojë shumicën e gjërave të lëngshme (ujin, lëngjet, qumështin, milkshake) me pipëz për t'u ndihmuar muskujve të fytyrës.
6. Vendosini pak më larg lojërat dhe librat e preferuar të fëmiut tuaj - me qëllimin që ai/ajo të komunikojë me ju për t'ua kërkuar lojën ose librin.
7. Lavdëroni vazhdimisht përpjekjet e tyre!

📩Për çdo pyetje shtesë dhe për të caktuar termin kontaktoni në: 048-684-287

31/12/2021

Urime Viti i Ri 2022! Urojmë që viti i ri të sjellë begati, harmoni e të gjitha të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj! 🎄

Të dashur besimtarë të krishterë, urime Krishtlindja! Ordinanca jonë u dëshiron shëndet, mbarësi, paqë dhe lumturi në je...
24/12/2021

Të dashur besimtarë të krishterë, urime Krishtlindja! Ordinanca jonë u dëshiron shëndet, mbarësi, paqë dhe lumturi në jetën tuaj. Për shumë mote!🎄🎁

Një produkt gjenial që i ndihmon fëmijët (por edhe të rriturit) në pozicionimin e drejtë të gjuhës gjatë shqiptimit të f...
21/12/2021

Një produkt gjenial që i ndihmon fëmijët (por edhe të rriturit) në pozicionimin e drejtë të gjuhës gjatë shqiptimit të fjalëve!
Mjeti Speech Buddy pozicionohet menjëherë pas dhëmbëve të përparmë në mënyrë që fëmija ta ndjejë pozicionin e duhur të gjuhës për shqiptim duke përdorur gumën e butë. Me përsëritje dhe praktikë, fëmijët ndjejnë (dhe mësojnë) se si të korrigjojnë një tingull.

Të presësh do të thotë t'i japësh kohë fëmijës për të menduar dhe për t'u përgjigjur! Si mund t'i ndihmojmë fëmijët në s...
18/12/2021

Të presësh do të thotë t'i japësh kohë fëmijës për të menduar dhe për t'u përgjigjur! Si mund t'i ndihmojmë fëmijët në shtëpi?
📍Jepini fëmijës suaj deri në 10 sekonda kohë pritjeje për të menduar e për t'u përgjigjur!
📍Jepini fëmijës suaj kohë për të zgjedhur kur i jepni zgjedhje gjatë ditës!
📍Lejojeni fëmijën tuaj ta përpunojë atë që po dëgjon dhe po shikon para se të përgjigjet!
📍Nëse nuk përgjigjet brenda asaj kohe, parashtroni pytjen apo zgjedhjen prap dhe ndihmojeni në përgjigje!

Address

Rr. Sefedin Xerxa Te Teqja Madhe
Gjakova
50000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ordinanca Logopedike - Shehu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share