Baja e Doberçanit është e pasur me ujëra termale të cilat kanë shumë minerale me efekt të lartë shërues. Ato kanë origjinën nga një thellësi prej 200 m, me temperatura që arrijnë mbi 28°C. Uji termal i bajes, në bazë të analizave të institutit shëndetësor, është vërtetuar se ka efekt në shërimin dhe zbutjen e disa sëmundjeve si:
Sëmundjet e kockave (eshtrave)
Sëmundjet e unazave
Infeksioni i lëku
rës
Infeksioni i syve
Hemorroide
Qarkullimi i gjakut
Sëmundjet e venave
Sëmundjet e lukthit (Helicobacter pylori)
Rezultatet e dëshiruara arrihen vetëm sipas përmbajtjes së rregullave të vendosura nga stafi ynë profesional. Krahas pjesës rehabilituese, Baja e Dobërçanit ka pishina në ambient të hapur dhe te mbyllur me standarde evropiane.