30/07/2026
Thithja e zgjatur e gishtit pas moshës 3 vjeç nuk ndikon vetëm në dhëmbë, por edhe në zhvillimin e muskujve të gojës, pozicionin e gjuhës dhe mënyrën e të folurit.
Cilat janë ndikimet nga ana logopedike?
• Kafshim i hapur - i shoqëruar shpesh me pozicionim jo të duhur të gjuhës.
• Gëlltitje atipike – gjuha shtyhet përpara ose pozicionohet mes dhëmbëve gjatë gëlltitjes, duke ndikuar në zhvillimin e kafshimit dhe ekuilibrin e muskujve orofacialë.
• Vështirësi në shqiptimin e tingujve që kërkojnë pozicionim të saktë të gjuhës.
• Frymëmarrje orale – e cila mund të ndikojë në zhvillimin oro-mio-funksional, cilësinë e zërit dhe të folurit.
Vlerësimi logopedik në kohë ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e këtyre vështirësive.
Ordinanca Logopedike - Logo Medica☘️