Spitali i Përgjithshëm Gjilan faqja zyrtare

Spitali i Përgjithshëm Gjilan  faqja zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Spitali i Përgjithshëm Gjilan faqja zyrtare, Hospital, Idriz Seferi, Gjilan.

Konkurs Publik – Spitali i Përgjithshëm Gjilan
17/09/2026

Konkurs Publik – Spitali i Përgjithshëm Gjilan

Sot, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, patëm kënaqësinë të mirëpresim znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izra...
15/09/2026

Sot, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, patëm kënaqësinë të mirëpresim znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, i uroi mirëseardhje Ambasadores Ziv dhe e falënderoi për vizitën dhe interesimin e treguar për Spitalin dhe pacientët tanë.

Kjo vizitë ofroi një mundësi të rëndësishme për të diskutuar dhe eksploruar më nga afër mundësinë e krijimit të një salle lojërash të dedikuar për fëmijët e shtruar në spital, me synim krijimin e një ambienti më të ngrohtë, më miqësor dhe më të përshtatshëm për fëmijët gjatë qëndrimit të tyre në spital.

Ne e vlerësojmë shumë takimin dhe interesimin tuaj, znj. Ambasadore, si dhe gatishmërinë për të mbështetur iniciativa që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e fëmijëve dhe në përmirësimin e përvojës së tyre gjatë trajtimit spitalor.

Faleminderit për vizitën dhe përkushtimin tuaj.

Drejt finalizimit të punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të GjilanitNë Spitalin e Përgjithshëm të Gji...
15/09/2026

Drejt finalizimit të punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit vazhdojnë punimet në infrastrukturë, të cilat janë në fazën e finalizimit.
Aktualisht, janë duke u realizuar projekte të rëndësishme infrastrukturore, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një ambienti më funksional për pacientët, stafin shëndetësor dhe të gjithë qytetarët që marrin shërbime në spital.

Këto projekte do të mundësojnë zgjerimin dhe përmirësimin e hapësirave të shërbimeve, shtimin e kapaciteteve për parkim, lehtësimin e qarkullimit të pacientëve dhe automjeteve, si dhe funksionalizimin më efikas të hyrje-daljeve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, theksoi se investimet në infrastrukturë janë një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të vazhdueshëm të spitalit dhe përmirësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Bashkëpunimi ynë me SHSKUK-në është në nivelin më të lartë të bashkëpunimit, mbështetja institucionale dhe angazhimi i përbashkët në realizimin e projekteve në interes të pacientëve dhe sistemit shëndetësor po konkretizohet me rezultate të mira.

Për këtë bashkëpunim dhe për mbështetjen e vazhdueshme, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të veçantë për Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, z. Elvir Azizi, për gatishmërinë, përkushtimin dhe bashkëpunimin korrekt institucional.

Investimet në infrastrukturë janë pjesë e vizionit tonë për një spital më funksional, më të qasshëm dhe me kushte më të mira për pacientët dhe punonjësit shëndetësorë, ku përmes këtyre projekteve synojmë të krijojmë një ambient të mirë dhe të përshtatshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Sot është pensionuar Dr.Sejdulla Mahmuti, mirënjohje dhe respekt për një karrierë të përkushtuar në Spitalin e Gjilanit....
11/09/2026

Sot është pensionuar Dr.Sejdulla Mahmuti, mirënjohje dhe respekt për një karrierë të përkushtuar në Spitalin e Gjilanit.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana theksoj se është kënaqësi dhe nder për mua që sot ta përcjellim në pension një profesionist të përkushtuar dhe një njeri me dimension të jashtëzakonshëm human.

Gjatë gjithë karrierës suaj keni dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe mbi të gjitha humanizëm. Madhështinë tuaj profesionale dhe njerëzore nuk e keni mbajtur vetëm për vete, por e keni ndarë me kolegët dhe brezat që kanë punuar pranë jush.

Shpresoj që ky shembull i juaji të ndiqet edhe nga të tjerët dhe të përcillet më tej me të njëjtin përkushtim dhe dashamirësi.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin tuaj të çmuar ndër vite, menaxhmenti i Spitalit ju nderon me këtë mirënjohje, si shprehje e respektit për punën, profesionalizmin dhe kontributin tuaj në shërbim të pacientëve dhe institucionit.

Në fjalën e tij, Dr. Sejda theksoj se gjatë gjithë karrierës së tij është përpjekur vazhdimisht ti shtyjë proceset përpara dhe të jetë bashkëpunues me të gjithë kolegët.

Ai u shpreh i lumtur për punën e realizuar gjatë viteve të shërbimit në Spitalin Regjional të Gjilanit, duke veçuar edhe realizimin e ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e shërbimit të kirurgjisë në Anamoravë.

Me punën, profesionalizmin dhe humanizmin tuaj, keni lënë gjurmë të rëndësishme në institucionin tonë.
Ju falënderojmë për gjithçka që keni dhënë ndër vite dhe ju urojmë shëndet dhe momente të bukura në kapitullin e ri të jetës.

Gjatë vikendit që kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan janë realizuar 515 kontrolla, ku 27 prej tyre janë hospita...
07/09/2026

Gjatë vikendit që kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan janë realizuar 515 kontrolla, ku 27 prej tyre janë hospitalizuar.

Nga puna gjatë vikendit të fundit:

- 27 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm;
- 5 Transfere;
- 11 Lindje;
- 7 Operime;
- 36 CT;
- 113 Rëntgen,
- 36 Ultra zëra.

Synimi ynë është përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë në të gjitha shërbimet. Jemi në gatishmëri 24/7 për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve, duke dëshmuar profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim.

Vazhdojnë punimet në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të GjilanitNë Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit vazhdo...
21/08/2026

Vazhdojnë punimet në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit vazhdojnë punimet në infrastrukturë, ku aktualisht janë duke u realizuar tri projekte madhore: ndërtimi i Pediatrisë së Re, zgjerimi i hyrjes kryesore, si dhe krijimi i hapësirave shtesë për parkim të ambulancave specialistike dhe riorganizimi i rrugës rreth objektit të Gjinekologjisë.

Këto projekte do të mundësojnë shtimin e hapësirave për parkim, qarkullim më të sigurt dhe më të organizuar të automjeteve dhe këmbësorëve, si dhe funksionalizimin më efikas të hyrje-daljeve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana, theksoi se investimet në infrastrukturë janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për krijimin e kushteve më të mira për pacientët, familjarët e tyre dhe personelin shëndetësor.

Jemi të përkushtuar që përmes investimeve infrastrukturore të krijojmë kushte më të mira dhe të ofrojmë shërbime sa më efikase, të sigurta dhe të përshtatshme për të gjithë.

Deri në këtë fazë, projektet janë duke u realizuar sipas planit dhe dinamikës së paraparë, ku punimet do të vazhdojnë me synim që këto investime të përfundojnë në afatet e përcaktuara dhe të vihen sa më shpejt në shërbim të pacientëve dhe stafit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

Këto investime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës dhe krijimit të një ambienti më funksional dhe më të përshtatshëm.

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm GjilanitKomandanti i ri i KFOR-it Turk, Toger z. Hüseyin Arslan, së bashku m...
21/08/2026

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Komandanti i ri i KFOR-it Turk, Toger z. Hüseyin Arslan, së bashku me ekipin e tij, ka vizituar Drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana.

Vazhdojnë takimet dhe bashkëpunimi i përbashkët ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe KFOR-it Turk, me ç’rast u ritheksua rëndësia e ruajtjes dhe thellimit të një bashkëpunimi të mirëfilltë, të ndërsjellë dhe të vazhdueshëm, në funksion të forcimit të marrëdhënieve dhe mbështetjes së ndërsjellë në fushën e shëndetësisë.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit në funksion të realizimit të objektivave të përbashkëta.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, shprehu gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe organizimin e takimeve të rregullta të punës me KFOR-in Turk, me qëllim avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta.

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit mbetet i përkushtuar në ndërtimin dhe forcimin e partneriteteve institucionale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shërbim të komunitetit.

05/08/2026

  Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit e ka mbyllur gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 me një bilanc që drejtuesit e tij e vlerësojnë pozitiv. Mbi 68.800 kontrolle specialistike, rreth 6.900 pacientë të hospitalizuar, investime në infrastrukturë, përurimi i Hemodializës së re, fillimi...

28/07/2026
Spitali i Përgjithshëm Gjilan ka filluar realizimin e projektit për rregullimin e parkingut dhe zgjerimin e hyrjes kryes...
23/07/2026

Spitali i Përgjithshëm Gjilan ka filluar realizimin e projektit për rregullimin e parkingut dhe zgjerimin e hyrjes kryesore.

Investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qasjes për pacientët, vizitorët, autoambulancat dhe stafin.

Ky projekt do të mundësojë shtimin e hapësirave për parkim, qarkullim më të sigurt të automjeteve dhe këmbësorëve, si dhe funksionalizimin më efikas të hyrje-daljeve në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.

Përmirësimi i infrastrukturës është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit për krijimin e kushteve sa më të mira për pacientët, familjarët e tyre dhe personelin shëndetësor.

Menaxhmenti i Spitalit të Gjilanit mbetet i përkushtuar që përmes investimeve infrastrukturore të ofrojë shërbime sa më efikase, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për të gjithë.

Gjatë kësaj faze të punimeve, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, pasi mund të ketë ndryshime të përkohshme në qarkullim dhe në shfrytëzimin e hapësirave të parkimit.

Ju lusim të respektoni sinjalistikën e vendosur dhe udhëzimet e personelit, në mënyrë që punimet të zhvillohen sipas planit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

Address

Idriz Seferi
Gjilan
60000

Telephone

+383280321111

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali i Përgjithshëm Gjilan faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category