06/02/2026
Dhembjet e kokës me origjinë cervikale(unazat e qafës)
Dhembjet e kokës me origjinë cervikale janë një grup simptomash, të cilat përfaqsojnë modelet më të shpeshta të përqimit të strukturave të pjesës cervikale të kolonës vertebrale.Femrat preken më shpesh(70.1%)sesa meshkujt (20.9%) ku mosha mesatare është 42.9 vjeç.
Në dhebjen e kokës me origjinë cervikale përfshihen struktura të ndryshme të kolonës vertebrale, duke përfshirë këto rrënjët e nervave dhe nervat e kolonës vertebrale, disqet intervertebrale,artikulacionet e facetave, ligamentet dhe muskujt.
Dhembja e kokës me origjinë cervikale mund të vijë për shkak të ndryshimeve gjenerative, një rezultat i drejtpërdrejtë i traumës.
Përqimi i dhembjes ndodh në drejtim të verteksit të skalpit, pjesës anterolaterale ipsilaterale të regjionit temporal, ballit, pjesës mediale të fytyrës ose në pjesën ipsilaterale të rrethit të shpatullës.Natyra e dhimbjes mund të varijojë nga një dhembje e thellë në një dhmbje therrëse dhe shpuese.
Shpesh,pacientët e përshkruajnë dhembjen sikur fillon në regjionin cervical dhe sikur vazhdon për në kokë dhe në qafë ndërkohë që ajo bëhet më e fortë.
Janë përshkruar gjithashtu shqetësimet shoqëruese të marramendjes ose të vertigos,ushtima në vesh,ndonjëherë të lidhura me episode afër sinkopes Kohëzgjatja e simptomave varion nga pak orë deri në disa javë.
Egzaminimi fizik i pacientit me shqetësime të dhembjes së kokës me origjinë cervikale tregon kryesisht një reduktim të marzhit të lëvizjes active për shkak të ruajtjes së muskujve,ndryshimeve artritike, ose mungesës së fleksibilitetit të indeve të buta.
Lëvizje të caktuara të kokës dhe të qafës mund të përshpejtojnë simptomat e dhembshme,të tilla si rrotullimi aksial dhe ekstensioni cervical.
Në praktiken tonë kemi parë shpesh pacientë që raportojnë një shfaqje të simptomave pas fjetjes në një pozicion të pavolitshëm.
☑️Trajtimi:
🔹Metodat fizike duhet të rekomandohen për të modeluar dhembjen dhe kalimin e pacientit nga trajtimi pasiv në kthimin aktiv të funksionit.
🔹Metodat sipërfaqsore dhe terapia(stimulimi elektrik) TENS mund të përdoren për dhembjen.
🔹Metodat me nxehtësi mund të përdoren gjithashtu për të rritur elasticitetin e indeve të buta.
🔹Pikat e dhimbjes(trigger point) trajtohen me presion masazhues në këto pika si dhe çdo here trajtimi përfundon me ushtrime të zgjatjes.
🔹Trakcioni mund të jetë dobiprureës duke tërhequr disqet intervertebrale të dhembshme.
🔹Qaforet cervikale mund të ndihmojnë në ruajtjen e pozicionimit të rehatshem, por nuk duhet të mbahen nga pacienti për më terpër se 72 orë.
Klinika jonë gjindet në: Dardania 2, Rr.2 (Rruga Muhagjiret) Përball shkollës fillore Selami Hallaqi-Gjilan
Fizioterapeut Erlind MUJA
Caktoni konsulten tuaj:
📞+383 45-848 444