Genc Rexhepi - Fizioterapi

Directions Contact the practice

Genc Rexhepi - Fizioterapi .

💡A e keni ditur ?
12/02/2024

💡A e keni ditur ?

🤔 Mendoni se i dini të gjitha përfitimet e ushtrimeve? Mendohu perseri!🏋️‍♂️ Bëhuni gati për të zbuluar disa përfitime b...
12/02/2024

🤔 Mendoni se i dini të gjitha përfitimet e ushtrimeve? Mendohu perseri!
🏋️‍♂️ Bëhuni gati për të zbuluar disa përfitime befasuese të ushtrimeve që shkojnë përtej të dukshmes.
🧠 Nga nxitjet mendore te përfitimet e papritura, le të zhytemi dhe të eksplorojmë mrekullitë e të qëndruarit aktiv!
👨‍⚕️ 𝘎𝘦𝘯𝘤 𝘙𝘦𝘹𝘩𝘦𝘱𝘪 - 𝘍𝘪𝘻𝘪𝘰𝘵𝘦𝘳𝘢𝘱𝘪𝘴𝘵
⠀
______________________
⠀

🤔 Ëndërroni të qëndroni në pozitë të drejtë?🧍 Udhëtimi juaj i qëndrimit drejt fillon këtu!🏋️ Forconi muskujt core dhe rr...
31/01/2024

🤔 Ëndërroni të qëndroni në pozitë të drejtë?
🧍 Udhëtimi juaj i qëndrimit drejt fillon këtu!
🏋️ Forconi muskujt core dhe rregulloni shtyllën kurrizore me këto 7 ushtrime të përsosura për qëndrim të drejtë. Të qëndrojmë të fortë së bashku!
👨‍⚕️ 𝘎𝘦𝘯𝘤 𝘙𝘦𝘹𝘩𝘦𝘱𝘪 - 𝘍𝘪𝘻𝘪𝘰𝘵𝘦𝘳𝘢𝘱𝘪𝘴𝘵
⠀
______________________
⠀

🤔 A keni menduar ndonjëherë për përfitimet e pabesueshme që mund të sjellë fizioterapia në jetën tuaj?🤿 Le të zhytemi në...
31/01/2024

🤔 A keni menduar ndonjëherë për përfitimet e pabesueshme që mund të sjellë fizioterapia në jetën tuaj?
🤿 Le të zhytemi në botën transformuese të fizioterapisë dhe të zbulojmë se si shkon përtej vetëm shërimit të lëndimeve.
©️ 𝘎𝘦𝘯𝘤 𝘙𝘦𝘹𝘩𝘦𝘱𝘪 - 𝘍𝘪𝘻𝘪𝘰𝘵𝘦𝘳𝘢𝘱𝘪𝘴𝘵.

———————————————-

11/07/2019

DHIMBJET E SHPINËS - Hernia Diskale

Një prej shkaktarëve më të shpeshtë të dhimbjeve të shpinës është hernia diskale. Secila unazë është lidhur me njëra-tjetrën me diskun ndërunazor.Roli i diskut është t’i mundësoj boshtit kurrizor të njeriut lëvizje në gjitha drejtimet.
Si pasojë lëvizjeve të ndryshme që bën njeriu gjatë punës dhe aktiviteteve të veta jetësore, vjen deri te degjenerimi i diskut duke kaluar nga një masë e butë në një masë më të fortë.Si pasojë e këtyre degjenerimeve, por edhe e ndonjë ngritjeje peshe apo ndonjë lëndimi, vie deri te rrëshqitja e diskut që në gjuhën mjekësore quhet herni diskale.

Simptomat më të shpeshta të hernies diskale lumbale mund të jenë dhembja përgjatë këmbës si dhe humbje të ndjeshmërisë përgjatë këmbës; varësisht prej nivelit ku ka ndodhë hernia vjen deri te ndryshimi senzitiv i zonës nga nervi i komprimuar. Po ashtu, ndrydhja e rrënjës nervore mund të shkaktoj rënie të forcës muskulore duke shkaktuar edhe dobësim të forcës muskulore të shputës dhe tërë këmbës.

Trajtimi fillestar për herni diskale (rrëshqitja e diskut të unazave) zakonisht është jo-kirurgjik.
Mjeku mund të rekomandojë terapi fizikale përmes një trajtimi të projektuar posaçërisht për pacientët me herni diskale. Terapia mund të përfshijë masazh të lehtë, terapi me akull dhe nxehtësi, ultratinguj, stimulim elektrik të muskujve dhe ushtrime të tërheqjes. Edhe medikamentet e dhimbjes dhe relaksuesit e muskujve mund të jenë të dobishme në lidhje me terapinë fizike.
Ndërhyrja kirurgjike rekomandohet nëse opsionet si terapia fizikale dhe medikamentet, nuk e zvogëlojnë ose i japin fund dhimbjes tërësisht.

Ordinanca për Fizioterapi
"PhysioMedical - GJILAN "
044/780-814

Nëse keni dhembje të vazhdueshme të qafës, krahëve, shpatullave, duarve, e nganjëherë edhe kokës, ju mund të identifikoh...
17/06/2019

Nëse keni dhembje të vazhdueshme të qafës, krahëve, shpatullave, duarve, e nganjëherë edhe kokës, ju mund të identifikoheni me “Spondilozën Cervikale”.
Spodiloza paraqitet me dhembje të vazhdueshme të qafës, krahëve, shpatullave, duarve, e nganjëherë edhe kokës. Shpesh këto probleme bëhen të padurueshme sidomos kur shoqërohen me mpirje të krahëve, duarve e gishtërinjve, shtangim dhe kufizim të lëvizjes së qafës. Për më tepër, tek sppondilozat e avancuara ju shpeshtohen gjithnjë e më shumë marramendjet dhe çorientimet në hapësirë (sidomos kur e ulni apo e ngritni kokën).
Nëse e gjeni veten në mesin e këtyre simptomave, ju jeni një kandidat/serioz/ për t’u diagnostikuar me “Spondilozën Cervikale” famëkeqe.
Metoda më e mirë që pasi të jeni diagnostikuar me Spondilozë Cervikale është që të fillohet me kombinimin e trajtimit medikamentoz, terapi fizikale dhe edukim për menaxhim individual të kësaj gjendjeje.
- Terapia medikamentoze kryesisht përbëhet nga analgjetikët dhe miorelaksantët, që së bashku, kanë për qëllim zvogëlimin e dhembjeve dhe lirimin e muskulaturës së tendosur dhe të dobësuar. Në ndërkohë fillohet edhe me terapi fizikale, me ç’rast synohet që të lirohet spazmi dhe tendosjet muskulore, të rikthehet amplituda e lëvizjes, të rikthehen hapësirat intervertebrale (aq sa është e mundshme, duke parandaluar komprimimin e rrënjëve nervore apo enëve të gjakut) si dhe të rikthehet funksionaliteti i nervave, bashkë me forcën dhe fuqinë e muskujve.
Në kuadër të fizioterapisë përdoret:
■ Ultrasonoterapia (ultratingulli apo ultrazëri), me ç’rast shkaktohet një mikromasazh indor që ndihmon në përmirësim të përçueshmërisë së nervave, përmirësim të vaskularizimit, zvogëlim të dhembjes, rritje të nxehtësisë, etj.
■ Elektrostimulimi me TENS (Transcutaneus Electrical Nerve Stimulation) ,që ka për qëllim zvogëlimin deri në eliminim të dhembjes, përmirësim të përçueshmërisë së nervave, relaksin e muskujve, etj.
■ Termoterapia (aplikimi i të nxehtit me qëllim të shërimit). Efekti i të nxehtit në qafë është mjaft i mirë pasi që relakson muskulaturën e tendosur dhe zvogëlon spazmin eventual.
■ Pas termoterapisë gjithmonë duhet të vijë kineziterapia. Në praktikë hasim mjaft raste ku një renditje e tillë nuk respektohet, gjë që bën që edhe efektet që pritet të arrihen të mos jenë ato të duhurat. Kineziterapia duhet medoemos të fillohet menjëherë pas trajtimit me procedura të të nxehtit, pasi që, vetëm atëherë muskujt janë më të relaksuar dhe është më e lehtë të manipulohet me regjionin e dëmtuar.
■ Masazha - Teknikat e masazhit janë të dobishme në të gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kanë ngrirë, qoftë pse keni qëndruar në një pozicion të papërshtatshëm, për shkak të artrozës, për një qëndrim të gjatë në të njëjtin pozicion.
■Akupuntura - është shumë e dobishme në rastet kur dhimbja e qafës është shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato të shkaktuara nga sëmundja e artrozës.

Genc Rexhepi, Fizioterapeut.
044 /780-814
GJILAN

Jetojmë në një botë të lidhur me internet vazhdimisht, ku njerëzit komunikojnë mes vete në çdo kohë permes telefonave të...
29/05/2019

Jetojmë në një botë të lidhur me internet vazhdimisht, ku njerëzit komunikojnë mes vete në çdo kohë permes telefonave të menqur dhe paisjeve tjera teknologjike. Përdorimi i gjatë i paisjeve të tilla mund të shkaktojë dhimbje në qafë dhe shpinë.
Kirurgët spinal po vërejnë një rritje të pacientëve me dhimbje në qafë dhe pjesës së sipërme të shpinës, që ka të ngjarë të lidhet me qëndrimin joadekuat gjatë përdorimit të celularit. Disa pacientë, sidomos pacientë të rinj të cilët nuk duhet të kenë ende probleme me shpinë dhe qafë, raportojnë herni diskale dhe problem me qëndrim drejtë.
Ju keni parë njerëz duke qëndruar me supet e përkulura përpara, qafa e tensionuar në një kënd të pakëndshëm, duke hedhur syrin në ekran, duke shkruar gjatë tërë kohës.
Është një sjellje e lidhur më shpesh me celularët tanë, dhe duket se shumica e njerëzve – që nga më të vegjlit deri tek moshat e shtyera – janë shëndrruar në përdorues të rregullt të tyre. Por kjo është shprehi e gabuar dhe mund të çojë në dhimbje në qafë, shpinë por edhe probleme tjera shëndetësore dhe psikologjike.
Pra, çfarë mund të bëni?
• Shikoni larg nga ekrani çdo 5 minuta ose më shumë.
• Mbani telefonin mobil në nivelin e syve.
• Bëni disa ushtrime të lehta për qafë cdo ditë.
• Aktivitetet sportive si ecja, vrapimi, fitnesi do të ju ndihmojnë akoma më shumë për evitimin e problemeve me qafë dhe shpinë.
Nëse vëreni ndonjë nga problemet si dhimbje dhe qëndrim i përkulur, është mirë të vizitoheni sa më parë tek mjeku apo fizioterapeuti. Në ordinancën PhysioMedical, ofrojme trajtime cilëesore me metodat më bashkohore fizioterapeutike.. Për më shumë informacione apo caktim të terminit, na kontaktoni në numrin 044/780-814. Genc Rexhepi – Fizioterapeut.

FIZIOTERAPIA TEK PROTEZA E GJURITProteza e gjurit apo ndryshe e quajtur artroplastika totale e gjurit është intervenim k...
22/05/2019

FIZIOTERAPIA TEK PROTEZA E GJURIT

Proteza e gjurit apo ndryshe e quajtur artroplastika totale e gjurit është intervenim kirurgjik për zëvendësimin e pjesës së dëmtuar të kockës me nyje artificiale (protezë) që përbëhet nga pjesë plastike dhe metalike.
Gjuri përbëhet nga tri kocka të mbështjellura me kërce kockore. Kërci i shëndoshë është ai që mundëson lëvizjen e gjurit pa dhimbje dhe funksionimin e tij në gjendje normale. Në rastet kur kërci dëmtohet, atëherë dëmtohet edhe mbrojtja e kockave gjë që shkakton që sipërfaqet e nyjës mos të jenë të lëmuara si më parë. Kjo shkakton dhembje në gju dhe përcillet me vështirësi në lëvizje të gjurit.
Disa nga simptomat se pacienti ka nevojë për intervenim janë:
- dhembje të forta në gjunjë dhe në tërë këmbën që nuk qetësohen me metodat konservative
- paaftësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme
- jostabiliteti i gjurit
- ënjtja e gjurit dhe mbushja e tij me lëng nyjor deri në deformim të dukjes së tij.
Pas operacionit për zëvendësimin e gjurit, për shërim adekuat është e domosdoshme terapia fizikale. Shkalla e suksesit te endoproteza e gjurit varet nga periudha e rehabilitimit pas operacionit. Patericat ose shëtitorja është e nevojshme për disa ditë deri në disa javë, ashtu siç rekomandohet nga kirurgu ose fizioterapeuti. Një ndër problemet kryesore pas ndërhyrjes kirurgjike është kufizimi i amplitudës së lëvizjes së gjurit dhe humbja e forcës muskulare. Prandaj edhe programi fizioterapeutik fokusohet në këto dy komponenta. Si komplikim mund të jetë edhe tromboza e venave të thella, prandaj aktivizimi i hershëm me ushtrime pengon komplikimet e tilla.
Na kontaktoni : 044/780-814 ; Genc Rexhepi - Fizioterapeut

Artroza e kockave te legenit (coxarthrosis)Artroza është një sëmundje e cila prek artikulacionet dhe shkaktohet nga dëmt...
31/03/2019

Artroza e kockave te legenit (coxarthrosis)

Artroza është një sëmundje e cila prek artikulacionet dhe shkaktohet nga dëmtimi i indit kërcor artikular që gjendet ndërmjet dy kockave. Humbja e këtij indi kërcor bën që kockat të fërkohen me njëra-tjetrën dhe të shtypen duke çuar në dhimbje, inflamacion dhe deformime të përhershme të artikulacionit.
Artroza zakonisht paraqitet në artikulacionet që kryejnë më shumë lëvizje, si për shembull artikulacioni i shpatullës, në pjesën cervikale të kolonës vertebrale (pengon në lëvizjen e kokës dhe mund të jetë e pranishme dhe marramendja) dhe në artikulacionin e legenit, gjunjëve dhe ato të duarve.
Artroza e kockave të legenit (artikulacioni koksofemoral)
Artroza e artikulacionit që lidh femurin me kockat e legenit çon në ngurtësimin dhe inflamacionin e kësaj nyjeje, çka çon në dhimbje e cila ndonjëherë nuk qetësohet as nga pushimi. Dhimbja provokohet nga dëmtimi i kërcit artikular duke shkaktuar fërkimin e kockave midis tyre. Në një pjesë të rasteve, në buzët e artikulacionit dalin osteofite (zgjatime kockore). Ju mund të humbisni aftësinë për të rrotulluar, mbledhur apo shtrirë artikulacionin koksofemoral.
Shpesh, për të lehtësuar dhimbjen, individët nuk ruajnë një ritëm aktiv dhe muskujt të cilët kontrollojnë artikulacionin dobësohen. Kjo mund të çojë në çalim.
Simptoma e parë e artrozës mund të jetë një farë parehatie apo ngurtësim në rrëzë të kofshës, në vithe apo në kofshë kur zgjoheni në mëngjes. Dhimbja rritet gjatë aktivitetit fizik dhe lehtësohet në qetësi. Në rast se nuk e kuroni këtë gjëndje patologjike, atëherë ajo do të shkojë drejt përkeqësimit deri sa të arrijë në pikën ku do të jetë shumë e vështirë të ketë momente pa dhimbje, qoftë edhe në qetësi.
Pavarësisht se efektet e artrozës nuk janë të rikthyeshme, trajtimi i hershëm i saj mund të të ndihmojë në shmangien e dhimbjes dhe në ngadalësim të përparimit të sëmundjes. Në rast se jeni në etapat e para të zhvillimit të artrozës së artikulacionit koksofemoral, atëherë alternativat tuaja për trajtim mund të përfshijnë:
1. Shmangia e përdorimit të tepërt të artikulacionit koksofemoral.
2. Një program fizioterapie me ushtrime të lehta, të rregullta, si për shembull ushtrime aerobike në ujë, not, biçikletë në mënyrë që të ruhet funksioni i artikulacioni dhe të rritet forca dhe amplituda e lëvizjes.
3. Përdorimi i medikamenteve antiinflamatore për dhimbjen të tilla si ibuprofeni.
4. Fjetje e mjaftueshme gjatë natës.
Në rast se gjendja juaj tashmë është e rëndë, atëherë mund t’iu vijë në ndihmë kirurgjia. Artikulacioni koksofemoral është një mekanizëm i përbërë nga një sferë dhe një kavitet. Sfera ndodhet në pjesën e sipërme të kockës së kofshës (femur). Kirurgjia me zëvendësim të plotë të artikulacionit koksofemoral zëvendëson pjesën sferike të dëmtuar të kockës me një sferë metalike. Kaviteti i artikulacionit zëvendësohet me një kornizë metalike me veshje plastike.
Fizioterapia
Fizioterapia është e rëndësishme që ta kontrolloni gjendjen tek artroza e legenit. Rolin kryesor e luajnë ushtrimet, të cilat fokusohen në rikthimin e amplitudës normale të lëvizjes, forcimin muscular, qëndrueshmërinë muskulare, trajnimi i balancit të cilat mundësojnë që pesha që bie në nyje të jetë më e vogël, me çrast edhe simptomat zvogëlohen apo eleminohen.Kërci i shëndetshëm përthith impaktin e tronditjeve të ndryshme mbi artikulacionin koksofemoral. Realizimi i ushtrimeve të rregullta mund të ndihmojë në kontrollin e simptomave të artritit koksofemoral.

Genc Rexhepi , Fizioterapeut
044/780-814

DHIMBJET E QAFËS DHE SHPINËSDhimbja e qafës dhe ajo e shpinës janë të zakonshme te të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ka...
31/03/2019

DHIMBJET E QAFËS DHE SHPINËS

Dhimbja e qafës dhe ajo e shpinës janë të zakonshme te të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ka shumë faktorë që shkaktojnë këto dy dhimbje, të cilët lidhen kryesisht me dhimbjen e muskujve, rruazat e dobëta ose nga ndonjë lëndim.
Mosha, ngarkesat e rënda,puna në kompjuter, qëndrimi i gjatë në telefon, pagjumësia, leximi në krevat janë poashtu faktorë të tjerë ndikues.
Dhimbja e qafës lidhet me ndonjë lëndim ose me shqetësime të shpatullave, që mund të jetë si rezultat i nyjeve të paqëndrueshme. Tendosja e muskujve është një tjetër faktor që shkakton dhimbje qafe.
Më poshtë keni disa udhëzine shumë të vlefshme që lehtësojnë dhimbjet e shpinës:Blini një dyshek të ri, sepse kjo mund të jetë një nga arsyet e dhimbjes së shpinës.Bëni ecje ose vrap, sepse ju ndihmojnë së tepërmi.Nëse vuani nga dhimbja e shpinës, nuk rekomandohet të flini me bark.Shmangni ngritjen e gjërave të rënda, sepse mund të dëmtojë nyjet ose shpinën dhe të shkaktojë dëmtime.
Terapia fizikale
Pos terapisë medikamentoze, pacienti udhëzohet për fizioterapi, në kuadër të së cilës aplikohet programi specifik te ushtrimeve i cili behet nga fizioterapeutI, i cili harton nje plan rehabilitimi me qëllim përmiresimin e të semurit dhe parandalimin e dëmtimeve të përsëritura .
Kjo procedure zakonisht përfshin ushtrime fizike që ndihmojnë në korrigjimin e problemeve të shkaktuara psh nga trauma dhe për forcimin e muskujve për të arritur nje fleksibilitet më të mirë të trupit duke zvogëluar dhembjet, larguar mpirjet dhe duke parandaluar përsëritjet e dhimbjeve të kohëpaskohshme.

Genc Rexhepi, FIZIOTERAPEUT
044/780-814

Address

Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 18:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Genc Rexhepi - Fizioterapi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Genc Rexhepi - Fizioterapi:

Shortcuts

Share