Hixhame dhe Estetikë Luljeta

Hixhame dhe Estetikë Luljeta Bachelor i Fizioterapisë

Mit apo e vërtetë ⁉️Gratë pastrohen përmes ciklit mesntrual dhe nuk kanë nevoj për hixhama‼️M I T  ✔️Në praktikën tradic...
15/05/2026

Mit apo e vërtetë ⁉️

Gratë pastrohen përmes ciklit mesntrual dhe nuk kanë nevoj për hixhama‼️

M I T ✔️
Në praktikën tradicionale dhe në mendimin e shumë mjekëve alternativë:

• Hixhama përdoret për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, për të ulur inflamacionin dhe për të nxjerrë “stagnime”, rrjedhimisht bën detox
• Nevoja për hixhama nuk varet nga cikli menstrual apo nga fakti nëse një grua ka apo jo menstruacione.

Nga këndvështrimi mjekësor modern nuk ka prova shkencore që tregojnë se gratë me cikël “pastrohen vetë” dhe nuk kanë nevojë për trajtime të tjera
Fundja cikli menstrual është një proces riprodhues hormonal, jo një “detoks” i plotë i trupit

Përfundimisht të thuash që; “gratë që kanë cikël nuk kanë nevojë për hixhama” është një gabim dhe se e vërteta qëndron ne ate se nevoja për hixhama varet nga:
• gjendja shëndetësore
• simptomat (dhimbje, lodhje, tension, etj.)
• këshilla profesional.

Bachelor e fizioterapise , terapeute e hixhames dhe estetiste Luljeta Rexha

15/05/2026
Fosa poplitea është zgavra pas gjurit, një “kryqëzim” anatomik shumë i rëndësishëm midis kofshës dhe pulpës. Është zonë ...
18/04/2026

Fosa poplitea është zgavra pas gjurit, një “kryqëzim” anatomik shumë i rëndësishëm midis kofshës dhe pulpës.

Është zonë jo muskulore, por hapësirë neuro-vaskulare ku kalojnë arteria dhe vena popliteale, nervi tibial dhe peroneal.
Lëkura është shumë e hollë dhe strukturat janë sipërfaqësore
Rreziqet e mundëshme nëse bëhet presion mbi të:
Gjakderdhje e rrezikshme
Dëmtim nervor (mpirje, dobësi e këmbës)
Trombozë (mpiksje gjaku)

Shumë mjekë dhe praktikues seriozë të hixhamës e shmangin totalisht, pasi kjo është zonë lëkurore dhe jo muskulore.

Kujdesu per shendetin!

Bachelor e fizioterapise, terapeute e hixhames dhe estetiste Luljeta Rexha

Ndalimi i aplikimit të hixhamës në trekëndëshin karotidAplikimi i hixhamës në regjionin e qafës kërkon kujdes të veçantë...
01/02/2026

Ndalimi i aplikimit të hixhamës në trekëndëshin karotid

Aplikimi i hixhamës në regjionin e qafës kërkon kujdes të veçantë, veçanërisht në zonën e trekëndësh*t karotid (trigonum caroticum). Kjo zonë përmban struktura jetike si arteria karotide communis dhe degët e saj (arteria karotide interne dhe eksterne), vena jugulare interne, si dhe sinusin karotid, i cili luan rol kyç në rregullimin e tensionit arterial dhe ritmit kardiak.

Stimulimi ose presioni i drejtpërdrejtë mbi sinusin karotid mund të shkaktojë refleks vagal, duke çuar në bradikardi, hipotension, marramendje apo edhe sinkopë. Për më tepër, dëmtimi i enëve të mëdha të gjakut në këtë zonë paraqet rrezik për hemorragji serioze, trombozë ose emboli.

Për shkak të afërsisë së këtyre strukturave vitale dhe mungesës së sigurisë anatomike për aplikim terapeutik invaziv, hixhama në trekëndëshin karotid konsiderohet e ndaluar nga pikëpamja mjekësore. Ky ndalim bazohet në parimin e ruajtjes së jetës dhe shmangies së dëmit, i cili përputhet edhe me parimin islam “la darar ue la dirar” (nuk lejohet dëmtimi i vetes dhe as i të tjerëve).

Rregull mjekësor: Nëse nuk mund të ndihmosh, mos dëmto!

Bsc e Fizioterapisë;terapeute e Hixhamas; estetiste
Luljeta Rexha

Address

Rr. Remzi Zharku Nr23
Kacanik
71000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hixhame dhe Estetikë Luljeta posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Hixhame dhe Estetikë Luljeta:

Shortcuts

Share

Category