QKMF,,Dëshmoret e Lirisë" Kaçanik

QKMF,,Dëshmoret e Lirisë"  Kaçanik Institucion i Kujdesit Primar Shëndetësor

15/09/2026
14/09/2026

Qytetarë të nderuar të Komunës së Kaçanikut,ju informojmë se numri i ri i Urgjencës së QKMF-së në Kaçanik është :

0290-330-221

QKMF-ja në bashkëpunim me AQH-në dhe KOPF-in organizuan për herë të katërt Karvanin Shëndetësor,,PërSHËNDETJE".Kësaj rad...
08/09/2026

QKMF-ja në bashkëpunim me AQH-në dhe KOPF-in organizuan për herë të katërt Karvanin Shëndetësor,,PërSHËNDETJE".Kësaj radhe ishim në Doganaj me ç'rast qytetarët patëm mundësi të marrin informata për sëmundjet kronike jo-ngjitëse dhe parandalimin e tyre(hypertensionin arterial,diabetin mellitus,astmën bronkiale ),këshilla për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme,për duhanin,alkoolin dhe pasojat e përdorimit të tyre ,si dhe këshilla për ushqyerjen e shëndetshme!Falenderojmë AQH-në dhe KOPF-in,bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!

04/09/2026
Njoftohen qytetarët e Komunës së Kaçanikut dhe Hanit të Elezit se mamografinë mund ta realizojnë në QKMF-Kaçanik nga e h...
30/06/2026

Njoftohen qytetarët e Komunës së Kaçanikut dhe Hanit të Elezit se mamografinë mund ta realizojnë në QKMF-Kaçanik nga e hëna deri të premten nga ora 08.00 deri 13.00 te njësia e rëntgenit!

30/06/2026

Njoftohen qytetarët e Komunës së Kaçanikut se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve në QKMF-Kaçanik jemi të detyruar, që stafin shëndetësor në disa punkte shëndetësore ta tërhjekim në QKMF-Kaçanik! Puna në QMF-Doganaj,QMF-Glloboçicë,QMF-Kaçanik i Vjetër do të vazhdojë sipas orarit të paraparë nga Drejtoria e QKMF-së!
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Me respekt
Dr.Sinan Zeneli
Drejtor i QKMF-së

Karvani shëndetësor në Kaçanik!Faleminderit AQH-së dhe KOPF-it,stafit shëndetësor të QKMF-së, si dhe qytetarëve të Komun...
17/06/2026

Karvani shëndetësor në Kaçanik!

Faleminderit AQH-së dhe KOPF-it,stafit shëndetësor të QKMF-së, si dhe qytetarëve të Komunës së Kaçanikut për pjesëmarrje aktive në këtë aktivitet!

Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të specialistit të mjekësisë interne,Dr.Dërgut Çuni.Ai ishte n...
02/06/2026

Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të specialistit të mjekësisë interne,Dr.Dërgut Çuni.Ai ishte ndër mjekët e parë në Kaçanik ishte personalitet me vyrtyte të larta njerëzore,i urtë komunikativ dhe profesionist i shkëlqyeshëm dhe si i tillë do të kujtohet nga stafi shëndetësor i QKMF-së në Kaçanik.Dr.Dërguti punoj disa vite në Shtëpinë e Shëndetit në Kaçanik,për të vazhduar te Ambulanca,,Nëna Terezë" që vepronte para lufte në Kaçanik,mjek i angazhuar gjatë Luftës në Kosovë,profesor në shkollën e mesme të mjekësisë,,Elena Gjika" në Kaçanik,për të vazhduar si mjek në TMK,në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjies Sociale deri sa u pensionua.Kurse prej marsit 2026 ka qenë i angazhuar në QKMF si konsulent i kontraktuar nga Komuna e Kaçanikut.Drejtoria e QKMF-së shprehë ngushëllimet e sinqerta familjes,kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën Dr.Dërgutin!Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Shënohet 12 maji-Dita Ndërkombëtare e InfermierisëMe aktivitete të ndryshme sot  në Kaçanik është shënuar Dita Ndërkombë...
12/05/2026

Shënohet 12 maji-Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Me aktivitete të ndryshme sot në Kaçanik është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë,me ç'rast një ekip mjekësor nga QKMF-ja ka qëndruar te Sheshi i Ri i Qytetit ku qytetarëve të Komunës së Kaçanikut i janë ofruar shërbime shëndetësore si matja e glikemisë,hipertensionit,si dhe janë dhënë këshilla mjekësore për ruajtjen e shëndetit.Infermieria ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha periudhat e historisë së shoqërisë sonë dhe është shtyllë e rëndësishme e funksionimit të sistemit shëndetësor.Dita Ndërkombëtare e Infermierisë shënohet për nder të Florence Nightingale,e cila në vitin 1860 i vuri themelet e shkollës profesionale të infermierisë në spitalin St.Thomas në Londër,e cila shkollë tani është pjesë e Kolegjit Mbretëror në Londër.
Drejtoria e QKMF-së komunitetit të infermierisë i uron 12 Majin,duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese në misionin tuaj human dhe fisnik!

Address

Bulevardi, Ismajl Raka" Nr. 196
Kacanik
71000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKMF,,Dëshmoret e Lirisë" Kaçanik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share