26/05/2025
🌿 RRETH Albana Demirit
Albana është psikologe klinike | psikologe këshillimi dhe shkollore|, Terapiste për fëmijë dhe adoleshentë
Albana Demiri është një profesioniste e përkushtuar në fushën e shëndetit mendor, me përvojë pune mbi 8 vjeçare në ofrimin e shërbimeve profesionale.
📚 Edukimi dhe trajnimet profesionale;
• Psikologe klinike dhe këshillimi me fokus në trajtimin e çrregullimeve emocionale, zhvillimore dhe traumatike tek fëmijët dhe adoleshentët.
• Në vitin 2019 me sukses ka përfunduar programin ndërkombëtar Psikiatria Sociale për fëmijë dhe adoleshentë nga shkolla e diakonisë së Berlinit, me module të ndara në:
• Psikiatria Sociale
• Terapia familjare & grupore
• Terapia gestalt & psikodrama
• Grupet e ndihmës/vetëndihmës dhe trajtimi i varësive
Ajo gjithashtu është e çertifikuar në:
• Terapinë e lojës
• Terapinë e rërës
• Terapitë ekspresive
Gjithashtu ka përfunduar me sukses nivelin bazik të Psikoterapisë Pozitive, duke shtuar një dimension të ri dhe humanist në qasjen e saj terapeutike.
👩🏫 Përvoja Profesionale
Në vitin 2017, punon si Psikologe Shkollore në shkollën private Hello Academy of Education, ku në bashkëpunim me profesionistë ndërkombëtarë, është angazhuar në ndërtimin e një kulture të mirëqenies mendore për fëmijët dhe adoleshentët.
Aktivitetet që ka realizuar;
• Seanca individuale dhe grupore,
• Psiko-edukim,
• Edukim emocional,
• Sociodrama,
• Parandalimi i dhunës dhe bullizmit,
• Këshillim me prindër dhe komunitetin,
🧠 MIND Garden – Qendra Këshilluese, Gjilan
Duke u rritur kërkesa dhe nevoja për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor, në vitin 2020, Albana themeloi “MIND Garden”, qendër këshilluese në Gjilan, e cila ofron shërbime bashkohore dhe gjithëpërfshirëse për;
• Fëmijë
• Adoleshentë
• Prindër dhe familje
Shërbimet përfshijnë:
✔️ Këshillim profesional
✔️ Seanca individuale dhe grupore për fëmijë dhe adoleshent,
✔️ Terapi familjare dhe sistematike
✔️ Stimulim të zhvillimit dhe procesit të të nxënit tek fëmijët me çrregullime të ndryshme,
Albana është e licensuar si psikologe klinike nga Ministria e Shëndetësis si dhe Eksperte Gjyqësore nga këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Gjatë viteve 2020-2023 ka sjellur shumë trajnime në Gjilan me trajner vendor dhe ndërkombëtarë ku numri i pjesëmarrësve të trajnuar ka qenë i jashtëzakonshëm.
Për shëndetin mendor ajo ka dhënë kontributin e saj edhe në nivel komune, duke sjellur për herë të parë në qytetin e Gjilanit programin e edukimit të nivelit të pestë për asistent për fëmijët me nevoja të veçanta, gjithashtu ka punësuar psikolog të rinjë dhe logoped në shkolla fillore dhe të mesme.
📍Në vitin 2025 hap pikën e re Mind garden edhe në qytetin e Kamenicës si e para në këtë qytet me shërbimet e njejta.
🔗 Albana Demiri vazhdon të punojë me përkushtim për vetëdijësimin e familjeve dhe shoqërisë mbi rëndësinë e shëndetit mendor, duke ndihmuar individët të ndërtojnë mirëqenie të qëndrueshme emocionale dhe sociale.
MIND Garden www.mindgcounseling.com