Qendra Terapeutike NeuroVita

Qendra Terapeutike NeuroVita Shërbime terapeutike për fëmijë me nevoja të veçanta
Klinë
+383 49 555 436

Refuzimi i larjes së dhëmbëve nuk është gjithmonë sjellje sfiduese apo “kokëfortësi”. Shpesh pas kësaj sjelljeje fshihen...
06/06/2026

Refuzimi i larjes së dhëmbëve nuk është gjithmonë sjellje sfiduese apo “kokëfortësi”. Shpesh pas kësaj sjelljeje fshihen arsye të ndryshme si ndjeshmëria e lartë sensoriale, vështirësitë oral-motorike, shqetësimi nga shija ose aroma e pastës së dhëmbëve, përvoja të pakëndshme të mëparshme apo vështirësitë në përshtatjen me rutinat e përditshme.

Kjo mund të ndodhë te fëmijët me zhvillim tipik, si edhe te fëmijët me autizëm, sindromën Down, ADHD dhe vështirësi të tjera zhvillimore.

Ergoterapia mund të ndihmojë duke identifikuar shkakun e refuzimit, duke vlerësuar aftësitë sensoriale dhe oral-motorike, si dhe duke ofruar strategji të përshtatura për ta bërë higjienën orale më të lehtë dhe më të këndshme për fëmijën.

💙 Çdo sjellje ka një arsye. Kur kuptojmë arsyen, mund ta mbështesim fëmijën më mirë!

12/05/2026
Shqisa proprioceptive është aftësia e trupit për të ndjerë pozicionin dhe lëvizjen e tij në hapësirë, përmes receptorëve...
25/03/2026

Shqisa proprioceptive është aftësia e trupit për të ndjerë pozicionin dhe lëvizjen e tij në hapësirë, përmes receptorëve në muskuj dhe nyje.
Ajo ndihmon fëmijën të kuptojë ku ndodhen pjesët e trupit pa i parë, duke mbështetur orientimin në hapësirë.
Aktivitetet proprioceptive japin presion dhe ngarkesë në trup, si shtytje, tërheqje apo mbajtje peshe.
Ky presion i thellë ndihmon në rregullimin e sistemit nervor dhe organizimin e trupit.
Si rezultat, fëmijët ndihen më të qetë, më të fokusuar dhe më të koordinuar.
Janë veçanërisht të dobishme për fëmijët me vështirësi sensoriale, autizëm apo ADHD. Gjithashtu ndihmojnë në uljen e sjelljeve si stimming apo hiperaktiviteti.

Ergoterapeuti i përdor këto aktivitete për të mbështetur zhvillimin funksional të fëmijës.

Zhvillimi i fëmijës nuk varet vetëm nga koha e kaluar në terapi. Ai formohet çdo ditë nga mënyra se si jeton, si i flite...
19/02/2026

Zhvillimi i fëmijës nuk varet vetëm nga koha e kaluar në terapi. Ai formohet çdo ditë nga mënyra se si jeton, si i flitet, si vendosen kufijtë dhe si reagojnë të rriturit rreth tij. Aftësitë e mësuara në një ambient të izoluar nuk bëhen pjesë e jetës së përditshme nëse shtëpia dhe rutina mbeten të njëjta.

Studimet tregojnë se progresi është më i qëndrueshëm kur prindërit përdorin në përditshmëri të njëjtat mënyra komunikimi, strukturë dhe qetësi. Liria pa kufij nuk e ndihmon fëmijën të bëhet më i pavarur; përkundrazi, krijon pasiguri. Fëmijët, veçanërisht ata me nevoja të veçanta, kanë nevojë për rregulla të qarta, rutinë të qëndrueshme dhe reagim të balancuar.

Për ndryshimin e vërtetë, prindi duhet të jetë pjesë aktive e çdo hapësire të zhvillimit të fëmijës. Terapia ndihmon, por aftësitë përforcohen vetëm kur praktikohen në situata reale: gjatë shëtitjeve, aktiviteteve të përditshme, ushqyerjes, veshjes dhe lojës. Kur prindi i përfshin këto momente, fëmija mëson të ndjekë udhëzimet, të krijojë rutinë dhe të fitojë pavarësi në jetën e përditshme.

Në cilat fusha fokusohet ergoterapia tek fëmijë me nevoja të veçanta?
10/02/2026

Në cilat fusha fokusohet ergoterapia tek fëmijë me nevoja të veçanta?

22/01/2026

Një muaj i mbushur me aktivitete, lojëra, mësime dhe përvoja të dobishme për fëmijët.

Address

Drini Bardhe 14
Klina

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Terapeutike NeuroVita posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category