RDA North

RDA North ARDA North, EU funded, supports northern regional economic development.

06/08/2026
📢 Me datë 5 Gusht 2026 u mbajt trajnimi për “Legjislacioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP)”Në kuadër të projek...
06/08/2026

📢 Me datë 5 Gusht 2026 u mbajt trajnimi për “Legjislacioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP)”

Në kuadër të projektit “Bizneset Lokale drejt standardeve të BE-së për Zhvillim të Balancuar në Rajonin Veri”, i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) dhe i zbatuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri (AZHR Veri), u realizua me sukses trajnimi njëditor me temën “Legjislacioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”.

Trajnimi kishte për qëllim forcimin e njohurive dhe kapaciteteve të bizneseve lokale në fushën e legjislacionit dhe sigurisë e shëndetit në punë, në përputhje me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian. Gjatë trajnimit u trajtuan tema të rëndësishme si:
✔️ Ligji dhe Rregulloret e SSHP-së në Kosovë;
✔️ Deryrat e punëdhënësve mbi SSHP;
✔️ Burimet dhe organizimi i SSHP-së;
✔️ Vlerësimi i rrezikshmërisë në vendin e punës;
✔️ Të drejtat dhe detyrat e punëtorëve për SSHP.

Përmes prezantimeve teorike, diskutimeve interaktive dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi konkrete për krijimin e vendeve të punës më të sigurta dhe për zbatimin e masave parandaluese në bizneset e tyre.

AZHR Veri mbetet e përkushtuar në mbështetjen e bizneseve lokale për rritjen e kapaciteteve dhe afrimin me standardet e Bashkimit Evropian, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Rajonit Veri.

🌟 Storie Suksesi – Fatmire Kurti 🌟Nga fshati Çabër vjen Fatmire Kurti, një grua e përkushtuar që prej shumë vitesh ruan ...
03/08/2026

🌟 Storie Suksesi – Fatmire Kurti 🌟
Nga fshati Çabër vjen Fatmire Kurti, një grua e përkushtuar që prej shumë vitesh ruan dhe promovon traditën përmes punimeve të dorës. 🧵❤️
Pasionin për këtë zanat e ka trashëguar nga nëna e saj, e cila merrej me rrobaqepësi dhe punë dore. Kjo traditë familjare e frymëzoi Fatmiren të vazhdojë rrugën e saj. 👩‍👧✨
Prej 15 vitesh ajo merr pjesë në panaire, ku prezanton veshje kombëtare, punime artizanale dhe bizhuteri të punuara me letër. 👗💍
Përveç përvojës së gjatë, Fatmirja ka ndjekur shumë kurse dhe trajnime, si rrobaqepësi, përgatitje të brumërave, reçelrave dhe fusha të tjera. 📚👏
Krahas artizanatit, ajo merret edhe me bujqësi, duke kultivuar në serën e saj domate, tranguj, speca dhe kultura të tjera sezonale. 🍅🥒🌶️. Me përkushtimin dhe punën e saj, Fatmire Kurti është shembull se si tradita mund të ruhet, të zhvillohet dhe të kthehet në një histori suksesi.


📞 Kontakti:
📘 Facebook: https://www.facebook.com/fatmire.kurti
📱 +383 49 512 769

Të nderuar,Në kuadër të zbatimit të projektit "Bizneset Lokale drejt Standardeve të BE-së për Zhvillim të Balancuar në R...
31/07/2026

Të nderuar,

Në kuadër të zbatimit të projektit "Bizneset Lokale drejt Standardeve të BE-së për Zhvillim të Balancuar në Rajonin Veri", Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri – RDA North ka kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në trajnimin profesional:
Legjislacioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP)
Trajnimi synon të forcojë kapacitetet e bizneseve lokale dhe pjesëmarrësve për zbatimin e legjislacionit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, duke kontribuar në përmirësimin e standardeve të punës, krijimin e vendeve të sigurta të punës dhe përafrimin e praktikave me standardet e Bashkimit Evropian.
📅 Data: 5 Gusht 2026
🕤 Ora: 09:30 – 13:00
📍 Vendi: Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri

📜 Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë të Përfundimit të Trajnimit.

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij trajnimi dhe të kontribuoni në avancimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

22/07/2026

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme mund të aplikojnë dhe të përfitojnë:

- Grante prej €50,000 deri €100,000
- Deri në 70% bashkëfinancim të investimit

Gjeni thirrjen e plotë për propozime dhe dokumentacionin e aplikimit në:

https://lnkd.in/ehi7FkqB

Fondi për Inovacion është aktivitet i projektit Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë (GPEK). GPEK është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas.



------------------------------------

Mala i srednja preduzeća mogu da se prijave i ostvare:

- Grantove od 50.000 do 100.000 €
- Do 70% sufinansiranja investicije

Kompletnu dokumentaciju Poziva za podnošenje prijedloga i prijavni paket pronađite na:

https://lnkd.in/ehi7FkqB

Fond za inovativna rešenja je aktivnost projekta Ozelenjavanje privatnih preduzeća na Kosovu (GPEK). GPEK je projekat finansiran od Švajcarske agencije za razvoj i saradnju (SDC), sufinansiran od Švedske i sproveden od Helvetas.



------------------------------------

Small and Medium-sized Enterprises can apply and benefit from:

- Grants of €50,000 to €100,000
- Up to 70% co-investment financing

Find the full Call for Proposals and application documents here:

https://lnkd.in/ehi7FkqB

The Challenge Fund is an activity of the Greening Private Enterprises in Kosovo (GPEK) project. GPEK is a project of the Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), co-funded by Sweden and implemented by Helvetas.

21/07/2026

Skema e granteve deri në €25 mijë për biznese prodhuese dhe përpunuese për:
✅️ efiçiencë të energjisë
✅️ sisteme solare FV dhe termike
✅️ bateri
Aplikimi përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net
Për më shumë informata: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/

🌟 Storie Suksesi – Sabile Gjaka 🌟💛 Pas çdo shijeje tradicionale fshihet një histori përkushtimi, guximi dhe pune të palo...
20/07/2026

🌟 Storie Suksesi – Sabile Gjaka 🌟
💛 Pas çdo shijeje tradicionale fshihet një histori përkushtimi, guximi dhe pune të palodhur.
👩‍🍳 Sabile Gjaka nga Vushtrria vendosi ta kthejë pasionin e saj për gatimin në një biznes familjar, duke përgatitur me shumë dashuri fli, pite, bakllava dhe specialitete të tjera tradicionale që ruajnë shijen autentike shqiptare. 🥧🫓🍯
🏡 Nga kuzhina e shtëpisë së saj, ajo ka ndërtuar një rrugëtim që dëshmon se me vullnet, këmbëngulje dhe besim në vetvete, çdo ëndërr mund të bëhet realitet. Çdo porosi që përgatit është një dëshmi e cilësisë, traditës dhe dashurisë për punën. ❤️
Sabilja është një shembull frymëzues se gratë mund të krijojnë mundësi, të zhvillojnë bizneset e tyre dhe njëkohësisht të ruajnë e promovojnë vlerat e traditës sonë.
🌼 Historia e saj na kujton se suksesi ndërtohet hap pas hapi, me punë të ndershme, përkushtim dhe dashuri për atë që bën


📞 Kontakti:
📘 Facebook: https://www.facebook.com/albinotbgjaka
📱 +383 44 585 082

🌟 Storie Suksesi – Pastrimi Jana 🌟Me mbi 10 vite përvojë në fushën e pastrimit, Hidajete Haxhiu është shembull i përkush...
13/07/2026

🌟 Storie Suksesi – Pastrimi Jana 🌟
Me mbi 10 vite përvojë në fushën e pastrimit, Hidajete Haxhiu është shembull i përkushtimit, punës së palodhshme dhe guximit për të ndërtuar diçka të sajën. 💪
Pas 6 vitesh si menaxhere në një kompani të pastrimit, ajo vendosi të ndërmarrë hapin më të rëndësishëm në karrierën e saj – themelimin e biznesit Pastrimi JANA. Sot, pas 4 vitesh aktiviteti, biznesi i saj është sinonim i cilësisë, profesionalizmit dhe besueshmërisë. ✨
🧼 Pastrimi JANA ofron shërbime profesionale për:🏠 Shtëpi dhe banesa🏢 Lokale afariste dhe hapësira biznesi🛋️ Kolltukë dhe mobilie të buta🚗 Vetura.
Për Hidajeten, pastërtia është më shumë se një shërbim – është përgjegjësi, standard dhe pasion. Me përkushtimin e saj të vazhdueshëm, ajo ka fituar besimin e klientëve dhe vazhdon ta zhvillojë biznesin me sukses çdo ditë. 🌟
📞 Kontakti:
📘 Facebook: https://www.facebook.com/pastrimi.jana
📱 +383 49 879 210
📱 +383 49 323 939

Storie Suksesi –  Behrami  🌟👩‍🍳 Me shumë vullnet, përkushtim dhe dashuri për gatimin tradicional, Sadete Behrami e shndë...
09/07/2026

Storie Suksesi – Behrami 🌟
👩‍🍳 Me shumë vullnet, përkushtim dhe dashuri për gatimin tradicional, Sadete Behrami e shndërroi pasionin e saj në një biznes të suksesshëm.
💪 Pas shumë vitesh pune dhe përpjekjesh për të siguruar mirëqenien e familjes, ajo vendosi t’i përkushtohej përgatitjes së ushqimeve tradicionale shqiptare. Tash e dy vite, flia, pitet, tespishtja dhe bakllavaja e saj 🫓🥧🍯 njihen për cilësinë, shijen autentike dhe kujdesin në çdo detaj.
🤝 Me punë të palodhur dhe përkushtim të vazhdueshëm, Sadetja ka fituar besimin e klientëve, të cilët rikthehen vazhdimisht për produktet e saj. Sot ajo gëzon porosi të rregullta dhe një aktivitet që vazhdon të rritet. 📈
❤️ Historia e saj është një shembull se besimi në vetvete, puna e ndershme dhe pasioni mund të hapin rrugën drejt suksesit.
Çdo sukses fillon me një hap të guximshëm dhe shumë përkushtim.


📞 Kontakti:
📘 Facebook: https://www.facebook.com/sadete.behrami.14
📱 +383 44 934 074

🌟Metije Rush*ti– Atelier MeriMetije Rush*ti nga Kçiqi i Madh është dëshmia se kur bashkohen pasioni, talenti dhe guximi ...
07/07/2026

🌟Metije Rush*ti– Atelier Meri
Metije Rush*ti nga Kçiqi i Madh është dëshmia se kur bashkohen pasioni, talenti dhe guximi – lind suksesi! 🌸
Pas përfundimit të kursit për rrobaqepëse dhe trajnimit për biznes, ajo fitoi një grant që i hapi derën realizimit të ëndrrës. Vetëm disa muaj më parë, Metija hapi Atelier Meri dhe nisi një rrugëtim të ri plot energji, kreativitet dhe ambicie. 🧵💼
Në Atelier Meri, ajo krijon, fustane elegante, komplete moderne, çanta të bukura, hijabe për gra e vajza dhe ofron rregullime profesionale të veshjeve.
Çdo punim është unik, i punuar me përkushtim dhe plot stil, që secila kliente të ndihet e veçantë dhe elegante. 🌺. Vizion i qartë, energji e pandalshme: Atelier Meri po rritet me synimin të bëhet i njohur për kreativitet, elegancë dhe punime të bëra me zemër.
📞 Kontakti:
📱 +383 49 167 034
📘 Facebook: https://www.facebook.com/AtelierMERI

Address

Milan Perkaj
Kosovska Mitrovica
40.000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38328515011

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RDA North posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share